Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As ujė mos pi nė krua tė pushtetit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Ceshtje Kombetare :: Rikthehet nje person i padeshiruar ne Tirane
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Pėrfaqėsuesi i lobit grek nė SHA, dje nė Universitetin e Gjirokastrės nė njė takim tė mbyllur

Geixh, paqe mes pedagogėve minoritarė

Greko-amerikani tenton tė shuajė sherret mes pedagogėve tė departamentit tė greqishtes


GJIROKASTĖR- Nikolas Geixh, pėrfaqėsues i lobit grek nė Amerikė (Federata Panepirote Greke me qendėr nė Amerikė) i shoqėruar dhe nga tre anėtarė tė tjerė tė kėsaj federate ka vizituar dje jugun e vendit. Geixh qė vjen nė Shqipėri pėr herė tė dytė brenda gjashtė muajsh, ėshtė ndalur sė pari nė Universitetin “Eqerem Ēabej” ku dhe ka zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė departamentit tė gjuhės greke pranė kėtij universiteti si dhe me rektorin e kėtij universiteti. Mė pas Geixh ka vizituar Dervicianin, njė nga fshatrat e minoritetit grek nė Gjirokastėr. Burime tė sigurta thanė pėr gazetėn se Geixh qė ndodhet prej disa ditėsh nė Tiranė, i ka pritur anėtarėt e delegacionit tė tij nė Kakavijė dhe mė pas i ėshtė drejtuar Universitetit “Eqerem Ēabej” nė Gjirokastėr. Gjithsesi takimet e Geixh nė mjediset e kėtij universiteti janė zhvilluar pa praninė e medias dhe tė pranishmit nė to kanė qenė tepėr tė rezervuar pėr tė dhėnė detaje. Kjo ėshtė vizita e parė e greko-amerikanit nė Univeristetin e Gjirokastrės, ndėrkohė qė ai ka vizituar disa herė Shqipėrinė dhe fshatrat e minoritetit grek.

Vizita

Rreth orės 12: 30 tė ditės sė djeshme, pėrfaqėsuesi i lobit grek nė Amerikė dhe tre anėtarėt e tjerė tė kėtij lobi kanė qenė nė mjediset e Universitetit tė Gjirokastrės. Nė kėtė vizitė greko-amerikani Geixh, shoqėrohej edhe nga Kostandina Bezhani qė kandidoi nė zonėn 100 tė Sarandės pėr deputete nė zgjedhjet e qershorit tė vitit 2001 dhe qė u mbėshtet hapur prej tij. Ai shoqėrohej edhe dhe nga Spiro Ksera, pėrfaqėsues i Omonias dhe PBDNJ-sė nė Gjirokastėr. Vizita e delegacionit tė kėsaj federate ka qenė private, thanė burime informative nga universiteti qė nuk deshėn tė komentojnė takimin e zhvilluar nė mjediset e Universitetit. Ishte njė vizitė private, tha rektori i Universitetit “Eqerem Ēabej”, Kristaq Kikina, i cili pati njė takim me pėrfaqėsuesin e lobit grek nė Amerikė. “Ne i pritėm, biseduam pėr probleme tė pėrgjithshme tė universitetit dhe nė veēanti tė departamentit tė greqishtes. Nė pėrgjithėsi ata u treguan tė gatshėm tė ndihmojnė, nėse do t’u kėrkohet njė gjė e tillė nė drejtim tė ngritjes shkencore tė pedagogėve dhe studentėve tė departamentit tė greqishtes, por edhe tė tė tjerėve”, - tha Kikina, pa dhėnė detaje tė tjera rreth takimit qė pati me Nikolas Geixh. Ndėrkohė burime tė mirinformuara thanė pėr gazetėn se greko-amerikani Geixh u interesua pėr mbarėvajtjen e studentėve tė departamentit tė greqishtes nė leksione, pėr pėrvetėsimin e gjuhės greke, nevojėn e shtimit tė mjeteve didaktike bashkėkohore, etj, dhe pėr njė kompaktėsi mes studentėve dhe pedagogėve tė degės sė greqishtes, jashtė ēdo konflikti mes tyre. Departamenti i Gjuhės dhe Letėrsisė greke panė Universitetit “E. Ēabej” ėshtė ēelur prej 10 vjetėsh dhe ka 80 studentė, ndėr ta 25 nė vit tė parė. Lidhur me vizitėn e tij nė kėtė departament konfirmohet nga pedagogėt pjesėmarrės nė takin se Geixh ėshtė interesuar nė pėrgjithėsi pėr mbarėvajtjen e studentėve nė mėsime, ndėrsa ėshtė treguar i gatshėm pėr ndihmė nė ngritjen dhe pėrgatitjen shkencore tė tyre, si dhe tė vetė pedagogėve, nese do ketė kėrkesa tė tilla. Ėsht interesuar pėr pajisjet nė mjediset ku bėhet mėsim si pėr kompjutera etj.

Konflikti nė Universitet

Po sipas kėtyre burimeve, Geixh pati njė takim tė veēantė dhe me pedagogė tė departamentit tė gjuhės dhe letėrsisė greke. Mėsohet se gjatė kėtij takim greko-amerikani ėshtė informuar pėr konfliktin midis rektorit, rektoratit dhe pedagogėve tė departamentit tė greqishtes. Ky konflikt qė sipas burimeve ka qenė dhe nė qendėr tė vizitės sė Geixh, ka lindur njė muaj mė parė kur me urdhėr tė dekanit tė fakultetit tė shkencave shoqėrore, Gėzim Sala, ku bėn pjesė departamenti i greqishtes, u largua nga detyra e shefit tė kėtij departamenti Jani Jani, (Jani e drejtonte prej 10 vjetėsh kėtė departament qė me hapjen e tij. Ai ėshtė njė prej drejtuesve tė OMONIA-s dhe PBDNJ-sė nė Gjirokastėr). Nė vend tė tij u vendos pedagogu Panajot Barka, minoritar, i parreshtuar politikisht. Ky vendim u mor unanimisht dhe nga 17 anėtarėt e senatit tė Unversitetit, por pėrkundėr kėtij vendimi reaguan pesė pedagogė tė departamentit tė greqishtes tė cilėt “ngrinė” kėtė emėrim dhe paralajmėruan pėr njė bojkotim tė procesit mėsimor. Ditėn qė do tė ndodhte bojkoti i mėsimit nė Univeristetin e Gjirokastrės mbėrriti njė vendim i Ministrit tė Arsimit Luan Memushi, i cili pėrmbysi situatėn, duke vendosur pėr zgjedhje tė reja nė kėtė departament, proces qė do tė zhvillohet deri nė fund tė muajit maj. Lidhur me kėtė konflikt Geixh ka folur pėr mė shumė diplomaci mes palėve; thanė pėr gazetėn burimet. Njė burim tjetėr tha pėr gazetėn se fakti qė Geixh zhvilloi takime me rektorin dhe pedagogėt e kėtij univeristeti tregon se ai ka qėnė mjaft i interesurar pėr normalitetin jashtė konflikteve nė departamentin e gjuhės greke.

Vizita nė Dervician

Nė Dervican Nikolas Geixh dhe delegacioni qė e shoqėronte atė ka zhvilluar njė vizitė fare shkarazi. Mėsohet se pėrfaqėsuesi i lobit grek ėshtė ulur nė njė lokal, ku dhe ėshtė shprehur sipas burimeve pėr gazetėn se “i ka pėlqyer fshati dhe se minoriteti qenka mirė”. Po ashtu mėsohet se Geixh ka
Vlerėsuar marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė. “Shqipėria ka bėrė proges nė respektimin e tė drejtave tė minoritetit”,- mėsohet tė ketė thėnė greko amerikani. Njė burim tjetėr tha pėr gazetėn se qėllimi i vizitės sė Geixhit ishte dhe shuarja e grindjeve nė minoritet siē janė sherret nė gjirin e OMONIA-s, pas kalimit nė krye tė PPDNJ-sė tė Vangjel Dulės. Mėsohet se pas fshatit Dervician ndalesa e pėrfaqėsuesit tė lobit grek nė Amerikė ka qenė Kėculla, pika turistike e Gjirokastrės. Burimet thanė se Geixh ka drekuar kėtu sė bashku me pėrfaqėsues tė OMONI-s dhe tė PBDNJ-sė. mėsohet se kėtu ka qenė pėrfaqėsuesi i OMONIA-s Thoma Miēo, kryetari i PPDNJ-sė Vangjel Dule etj. Po ashtu burimet thanė se delagacioni qė kryesohej nga Geixh u nis drejt Sarandės, ndėrsa parashikohet qė ai tė zhvillojė njė vizitė dhe nė Himarė, ku do tė takohet me politikanė tė minoritetit grek.


Rikthimi i Geixhit, pasi ishte shpallur person “non grata”
Pėrfaqėsuesi i lobit greko-amerikan Nikolas Geixh erdhi pas shumė vitesh nė Shqipėri nė tetor tė vitit tė kaluar. Geixh, i shpallur person “non grata” gjatė qeverisjes sė PD-sė, shkeli tokėn shqiptare vetėm nė vitin 2002,duke zhvilluar njė vizitė “surprizė” zyrtare. Takimin e parė greko-amerikani Geixh e zhvilloi me kryeministrin Fatos Nano, ku i pranishėm ka qenė edhe ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė, Xhejms Xhefri. Pėrfaqėsuesi i lobit tė fuqishėm grek nė SHBA zhvilloi takime edhe liderin e PD-sė, Sali Berisha, duke bėrė kėshtu njė rikthim tė paqes mes dy “armiqve”, ku ish-presidenti e kishte shpallur person non grata nė Shqipėri. Geixh nė takimet me kryeministrin kėrkoi respektimin e tė drejtave tė minoritetit grek, duke u shprehur se ata janė nė njė numėr tė konsiderueshėm, rreth 20 pėr qind e popullsisė nė Shqipėri. Ky qėndrim hasi nė kundėrshtimin e kryeministrit, i cili i bėri tė ditur se minoriteti grek ėshtė rrreth 2 % nė Shqipėri dhe se po respektohen tė drejtat e pakicave, me arsimim etj. Geixh njihet nė opinionin publik shqiptar, edhe si personi qė riktheu paqen mes Nanos dhe Metės, nė njė takim tė veēantė tė zhvilluar nė Korfuz tė Greqisė.
Violeta Duri



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.