Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Forca lind prej dhunes dhe vdes prej lirise.
--- da Vinci

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Politike :: Nano: Duan t'i japin pushtetin Berishes
Postuar nga: Albo

Politike Kryeministri akuzon nje pjese te socialisteve per lojera dhe intriga politike, qe do te canin partine: "PS eshte kaq e madhe, saqe nuk mund te brehet dhe te ndeshkohet per shkak klanesh". Por shefi i qeverise kercenon: "Me njerez, te cilet kane probleme me drejtesine, nuk mund te vazhdohet, as te administrohet shteti dhe qeverisja qendrore apo vendore, apo te perfaqesohet nje maxhorance progresiste"

Elton METAJ

Kryeministri Fatos Nano akuzoi dje nje pjese te Partise Socialiste se do te ishte e gatshme t'ia dorezonte pushtetin opozites se Berishes, per te mos u ndeshkuar nga shteti ligjor. Nano ka reaguar ndaj atyre qe i cilesoi si "njerez te dale nga partia dhe te huaj per partine", ndersa premtoi me ton te ashper se nuk do te lejonte lojera dhe intriga politike, qe do te canin partine me te madhe te mazhorances.

Lideri i socialisteve e ka spostuar dje turin e tij verior ne Kukes, ndersa nje dite me pare ai kishte kerkuar solidaritet gjate zgjedhjeve ne parti edhe nga socialistet e Malesise se Madhe. Deklarimet e Nanos erdhen vetem 24 ore, pasi ish-Presidenti Meidani, gjate nje interviste ne Tv "Klan", nuk perjashtoi mundesine e konkurrimit per kreun e PS-se ne Kongresin e 12 dhjetorit. Por dje ne Kukes, Nano ka ashpersuar deklarimet e tij, duke iu rikthyer ne nje fare menyre terminologjise se turit moral ne parti, te fundvitit 2001. "Te jeni te sigurt, qe PS ne shkalle kombetare, me mua ne krye dhe shoket shume te mire qe jane pjesetare te udheheqjes tradicionale ne 12 vjet te PS, ne kryesi dhe ne KPD, nuk do te lejojne asnje loje, asnje intrige politike apo me pushtetin, qe shkaterron solidaritetin, qe percan partine, qe sjell ne parti njerez te dale nga partia apo te huaj per partine dhe qe ne menyre te papergjeshme per shkak te konflikteve te interesave private me ato te perfaqesimit politik apo qeverises, do te ishte gati t'i dorezonte edhe opozites se vjeter pushtetin qeverises, ne menyre qe te kishin ndonje hapesire me te lire per te mos u ndeshkuar nga shteti ligjor dhe politika progresiste, si perfaqesues te abuzimit me pushtetin", tha ne menyre te zgjatur Nano. Kryeministri ka vijuar me tej, duke thene se PS eshte kaq e madhe, "saqe nuk mund te brehet dhe te ndeshkohet per shkak klanesh". Ai ka garantuar se do te kete nje mbeshtetje te plote te PS ne shkalle vendi dhe te shtetit ligjor, "qe te largohen nga detyra apo zyra te gjithe njerezit qe kane abuzuar me mandatin e perfaqesimit dhe ligjit, me fondet publike qofshin te kujtdo, te PS, PSD, PBDNJ, te PD etj". Por, ka thene Nano, "me njerez, te cilet kane probleme me drejtesine, nuk mund te vazhdohet, as te administrohet shteti dhe qeverisja qendrore apo vendore, apo te perfaqesohet nje maxhorance progresiste, qe po transformon te gjithe vendin". Duke folur per strukturat partiake, Nano tha se me riorganizimin e PS eshte nxjerre jashte influences politika klanore, qe kryhet ne kurrizin e partise dhe mbron interesat e veta. "Klanet gjithmone e meritojne ndeshkimin elektoral", u shpreh shefi i qeverise. Ai ftoi socialistet e Kukesit te angazhohen me kalendarin e veprimeve politike te vitit 2003, "sepse partia eshte shume e madhe per t'u reduktuar ne intriga te vogla dhe kjo eshte shume e rendesishme dhe vitale kete vit, qe partia ka Konferencen dhe Kongresin zgjedhor ne shkalle vendi".

Akuzat e djeshme te kryesocialistit per luften e klaneve, intrigat dhe lidhjet me krimin, duket se i kane risjelle partise se socialisteve klimen e debateve dhe perplasjeve, qe nuk kane qene te pakta ne vitet e fundit. Ndersa, kane mbetur edhe shtate muaj nga Kongresi zgjedhor, fillimisht Meidani dhe me pas Nano, kane kontribuar per ta quajtur te startuar fushaten per kreun e PS.

Kortezi e Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.