Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallalleku eshte e kunderta e femres. Sa me vjeter te jete aq me shume adhurohet.
--- Victor Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 81 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Gjuha :: Shkurtimisht pėr veprėn e At Shtjefėn Gjeēovit
Postuar nga: Skampa

Gjuha Ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė qėndrueshme tė Rilindjes Kombėtare ėshtė edhe At Shtjefėn Gjeēovi, apo siē e quanin nė fėmijėri Hili (Mihilli) i Vogėl.



Shtjefėn Gjeēovi u lind mė 12 Korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė Kuvendin franēeskan tė Troshanit (Shqipėri), nė Dėrventė (afėr Banja Llukės) dhe nė Fojnicė e Kresheve tė Bosnje-Hercegovinės. U shugurua prift nė Zllakuqan (afėr Klinės), mė 25 Korrik 1896. Shėrbeu nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, si dhe nė Theth, Gomsiēe, Rubik tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė si edhe nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. U vra nga pushtuesi serb nė Zym tė Hasit tė Thatė mė 14 Tetor 1929.

At Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nė shtratin e Rilindjes Kombėtare. Ishte personalitet i rrallė i fesė dhe i kombit. I nderuar nga mbarė kombi shqiptar ishte pishtar i devotshėm i shqiptarizmės, atdhedashurisė dhe i arsimit e kulturės shqi-ptare. Atė Shtjefėn Gjeēovi bėri gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė sė krishter (Katolike), nė fushėn e arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė folklorit, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si edhe tė pėrkthimeve. Gjeēovi ishte njė figurė e gjithanshme qė do tė thotė se vepra dhe kontributi i tij pėrbėjnė tiparet dalluese tė atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi nė detyrėn e mėsuesit tė shqipes nė mė shumė se 20 shkolla tė tjera. Themeloi koleksionin e parė arkeologjik nė trojet shqiptare. Pėr kontributin dhėnė afirmimit tė vlerave kombėtare fitoi admirim nė nivelin kombėtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, pėr ē’ka edhe u titulla Doktor Nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė.

Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Atė Shjefen Gjeēovit qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė shqipe dhe pėrgjithsisht nė kulturėn tonė janė: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shėn Luēisė" (1904), "Agimi i Gjydetnisė" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo nė Arbėri" (1921), "Trashėgime thrrake-iliriane" (1924), "Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare" (1914), si dhe veprat qė u botuan mė vonė si "Kanuni i Lekė Dukagjinit" (1933), "Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat qė ndodhen nė dorėshkrim, si "Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare", "Pėrrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mėnyra e jetės nė Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910?1911) si dhe pėrkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumė e shumė tė tjera.

At Shtjefen Gjeēovi krijoi mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, tash e 29 vjet me radhė nė Zym tė Hasit tė Thatė mbahet nje pėrkujtimore tradicionale kulturo-letraro-shkencore e titulluar "Takimet e Gjeēovit". Emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Duhet pėrmendur se redaksia e botimeve tė "Rilindjes" nė vitin 1987 e ka botuar serinė e veprave tė tij (ato vepra qė lejonte koha); gjithashtu, janė botuar vepra te tjera tė ndryshme qė i kushtohen Shtjefėn Gjeēovit.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.