ZONJ' E FATIT 

O moj plaka lozonjare,
Qė ndjek fatn' e njerėzisė
Dhe mas' e peshė s'ke fare,
Po me shkop tė marrėzisė.

Moj po me ē'sy e me ē'faqe
Mė qasesh prap' e mė ēfaqe?

Tė shoh qė vjen posi hije
Ngadalė si qėn i qetė
Edhe hi syvet mė shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretė!

Ata sy tė zgurdulluar
T'i shoh, o e mallėkuar!

S'je e verbėrė, si thonė,
Qė s'sheh, s'di se ē'bėn nė jetė,
S'je e shurdhėr, pasha Zonė!
Dėgjon posi djalli vetė.

Po je e keqe dhe shtrigė,
E pabes' e zėmėrligė.

Ti fjalėtė i ke kthyer,
Prandaj na ke pėrvėluar,
A, popo, ē'na ke gėnjyer!
Njeri s'tė ka trashėguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'tė ka qėndrim fati.

Jakė, se jam dėshėruar
E mė s'e duronj dot vrerė,
Qesh, mos rri e zėmėruar,
Makar pėr njė copė herė.

Qesh njė herė, o leshrakrėnde, 
Me tė qarė nuk u dėnde?