PERĖNDIJA 


Ē'sheh, ėshtė zot'i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr'i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Eshtė vetė perėndia.

Mos shiko valėtė p'anė,
Mos tė gėnjenjė rremeti,
Tė tėra njė burim kanė,
Gjithė ngrihen pej njė deti.

Nė det tė math e tė gjėrė
Ēdo valė qė tė sheh syri,
Atje ėshtė deti tėrė,
Po valėtė mirė qyri.

Kur ta zėsh gjėnė tė bėrė,
Esht' ashtu me tė vėrtetė,
Po ta vėsh re gjat' e gjėrė,
Esht' ajy bėrėsi vetė.

Dhe kush flet edhe ē'gjė flitet,
Ē'duket e s'duket nė jetė,
Dhe kush sheh dh'ajo qė shihet,
Zot' i vėrtet' ėshtė vetė.

Se e tėrė gjithėsia,
Qė nuk' i gjėndetė fundi,
Eshtė vetė perėndia,
Pėr atė s'ka vėnt gjėkundi.

Eshtė nė shesht perėndia,
I verbėri s'munt ta shohė,
Ajo ėshtė gjithėsia,
I dituri munt ta njohė.

Pe njė lulezė kur shohim
Dhe tė vėmė re njė fletė,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtė zot' i vėrtetė.

Eshtė nė shesht perėndia,
Sicilido munt ta njohė
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohė.

Kush do ta shohė tė tėrė,
Tė shohė mirė njerinė,
Vethen' e tij re tė vėrė,
Atje e gjen perėndinė.

Dhe parajsi dhe skėterra,
Dhe engjėlli edhe djalli,
Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
Janė brėnda tek i gjalli.

Ajy qė ka mirėsinė,
Ka perėndin' e tė mirat,
Edhe kush ka djallėzinė,
Ka djallė e ligėsirat.

Mė ēdo anė e kėrkova,
Thashė: ku 'shtė perėndia,
Po mė pasdaj e mėsova,
Qėnke ndaj mej' e s'e dija.

Kėrkonja gjetkė ta gjeje
Zotn' e math e tė vėrtetė,
Ajy qėnėkej ndaj meje,
E paskėsha unė vetė!

Me fjal' e me agjėrime
Nuk e gjen dot perėndinė,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata qė s'dinė

Trajstėn' e ke plot me bukė,
Edhe hiqesh si i mjerė,
Dhe ke zėn' e thua nukė,
E lipėn derė mė derė.

Eshtė ndaj teje i gjallė,
Ti e kėrkon nėpėr gurė,
Nė tė rrem' e nė pėrrallė,
Andaj nuk' e gjen dot kurrė.

Pa s'vdes kurrė perėndia,
Po kush vdes nė jetė vallė?
Gjė s'vdes, sepse gjithėsia
Eshtė gjithėnjė e gjallė.

Qeshė diell, ishnja hėnė,
U bėsh' uj' e balt' e erė,
Yll e zok e dash kam qėnė,
Pa dhe njeri shumė herė.

Sa det i math e i gjerė
Edhe sa mijėra valė!
Sicil atje do tė bjerė,
Prapė soje do tė dalė.

Mijėra shpirtėra ngrihen,
Bijen mijėra tė tjera,
Vjen dimėri, lulet pshihen,
I nxjer prapė nė shesht vera.

Nj'ėshtė, po ka shumė ngjyrė,
Duket sikur s'ka tė ngjarė,
E sheh fytyrė-fytyrė,
Po 'shtė i njėjt' e i pandarė.

Ajy ėshtė trėndafili
Edhe gjėmb' i trėndafilit,
Ajy ėshtė dhe bilbili,
Ajy dhe zėr' i bilbilit.

Mos shiko ē'rrobė ka veshur,
Eshtė brenda vet' i qetė,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veē ati s'ka gjė ndė jetė.

Zoti ėshtė gjithėsia,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kėrkon mė tjatėr anė.

Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u pėrzjenė
S'ka ven', ėshtė qelqe thua,
A s'ka qelqe, ėshtė venė.

Unė ndaj teje njė pikė,
O det i gjer' e pa anė!
Tė hynj brėnda mė vjen frikė,
Po s'hiqem dot dhe mėnjanė.

Tė kisha zėn' e bilbilit,
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin' e trėndafilit,
Dhe kurrė tė mos pushonja.

Po ti vetė je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trėndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ē'ėshtė jet' e tėrė,
Ti je vetė gjithėsia,
Ti vetė njeri je bėrė,
More fytyrėn e tija.

Oh! det i math e i paanė,
Nė njė stamnė qysh ka hyrė?
Ajy q'ėshtė gjithė ē'janė,
U mbloth tok mė njė fytyrė.

Mė ēdo anė qė shikova,
Pashė mirė qė je vetė,
Tė gjeta tek tė kėrkova,
Zot'i math e i vėrtetė.

Pe trupi shpirt ėshtė bėrė,
Edhe shpirti trup nė jetė
Eshtė bėrė, njė i tėrė
Gjithė ē'ėshtė, ėshtė vetė.

Paskėtaj, o shokė, kurrė
Mos kėrkoni perėndinė
Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
Po shihni mirė njerinė.

Zėmr' e njeriut nė jetė
Eshtė vėnd' i perėndisė,
Esht' atje zot' i vėrtetė,
Det' i math i gjithėsisė.

Ajy ėshtė gjithėsia,
Edhe udh' e perėndisė,
Eshtė vetėm njerėzia,
Q'i duhetė njerėzisė.

Mer dorėn e diturisė,
Pa ajo do tė tė nxjerė
Gjer te fron' i perėndisė,
Ndaj soje do tė tė shpjerė.

Esht' e vėrtetė kjo punė,
Mos qėndroni n'errėsirėt,
Se kėtė s'e gjeta unė,
E kanė thėnė tė mirėt.


Marrė nga "LULETĖ E VERĖSĖ", botuar sė pari nė Bukuresht mė 1890