PELLASGĖT-SHQIPĖTARĖT 

Ishte njė ditė
Qė pellasgjitė
Posi njė dritė
Mbuluan dhenė
Duall ng' Asia
Si mizėria
Dhe me ania
E hodhė denė.

Pas pakė herė,
Duke pėrzjerė
Ca me tė tjerė,
Bėnė elinėt,
Dhe duke ndarė
Syresh njė farė,
Si ka tė ngjarė,
Bėri llatinėt.

Edhe tė tjerėt
E mė tė ndjerėt,
Tė papėrzjerėt,
Pellasgjinj mbenė
Maqedhoninjtė
E ilirinjtė
E mollosinjtė,
Gjith' ata qenė.

Dhe ata janė
Prindėrtė tanė,
Pastaj na thanė
Na shqipėtarė
Mundim tė themi
Ne ata jemi,
Atė gjak kemi,
Si dhe shtyparė. { tiparin }

Thot' Herodoti,
Nė Tomor zoti
Shtėpi qėmoti
Kishte Dhodhonė
Eshtė m'e vjetėr
Ngaha ēdo tjetėr,
Shumė mė tepėr,
Kjo gjuha jonė.

Ne kurdoherė
Burra tė ndjerė
Edhe tė vlerė
Jemi treguar;
Me grekėrinė
Dhe me Persinė,
Me gjith' Asinė
Kemi lėftuar.

Me Lekėn vamė, { Aleksandri i math }
Muntmė Daranė,
Datėn i dhamė { frikėn }
Gjithė Asisė
Burr' u dėftyem,
Tė gjith' i thyem,
Pėrmbys e kthyem
Fron' e Persisė.

Tė tėrė dhenė,
Den' e sterenė,
Sa kombe qenė
Nė kėmb i vumė
Dhe mbretėruam
Kudo qė shkuam,
Tekdo lėftuam,
Vėndin e zumė.

Me Pirron vamė
Romės i ramė,
Llatint' i vramė
E i tmeruam;
Me Skėnderbenė
Tyrqve sa qenė
U dhamė dhenė
Dhe i dėbuam.

Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarėt?
Bota s'kuxonte
Qė t'u qėndronte,
Po kush lėftonte?
Ne shqipėtarėt.

Pastaj u ndruam,
Se s'kupėtuam
Dhe nuk e ēquam
Tė mirėn tėnė
Gjaknė pėr botė
E derthmė kotė,
Njeri ē'tė thotė?
Nuk ishte thėnė!

Mbajtmė Tyrqinė,
Ngjallmė Greqinė,
Ndihm' Italinė.
Po Shqipėrinė?
Pse s'u munduam?
Pėr kė lėftuam?
Neve ē'fituam?
Ē'kemi taninė?

Botuar sė pari nė tė pėrkohshmen "Albania" tė Brukselit, nr.4, 1897.