NĖ DASHTĖ ZOTI 

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po pėrnjėherė u xgjua,
Sė shoqes i tha: "O grua,
Nesėrė jam pėr nė veshtė,
Se s'kam vatur kėtė vjeshtė,
Sindėkur vinja qėmoti."
Plaka tha : "Nė dashtė zoti."
Nastradini i tha : "Unė
S'e kėllas zotnė nė punė, { s'e kėllas -- s'e fus }
E shoh vetė punėn time,
E nuk e vė nėr mundime,
Qė tė doj' a tė mos dojė,
Se nukė mė flet me gojė."
Kėshtu the, o jetėgjatė!
Papo u ngrite me natė,
More shportat e gomarė,
Po s'tė vate udha mbarė!
Pėr rrush del njeriu i mjerė
E sjell shkarpa shumė herė.
Gjithė bota po punonin
E udhėtė po ndrejtonin.
Nastradinė kur e panė,
E zun' e mė nuk e lanė:
Gjithė ditėn gur' i gjori
Mbajti edhe pagė s'mori.
I kėputur, i drobitur,
I lodhur, i kahėnitur,
Natėn nė t'errėt u kthye,
Me pluhurė mbi qyrdye!
Erth mė der' e trokėlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha : "Kush ėsht' aty mė derė?"
Pa tha Nastradin' i mjerė:
"Nė dashtė zoti, jam unė,
Qė vajē' e s'bėra dot punė!"
Pa mė nesėret njė fqinjė, 
Q'ish i varfėr e pa linjė,
Erth e i kėrkoi gomarrė,
Duke thėnė ca mė parė:
"Jemi pa buk' e pa ngrėnė,
Nė mulli drithė kam shpėnė,
Gjer mė tani ėshtė bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Pėr dru e kam dėrguar,
Ka vaturė qė me natė,
I varfėri veshgjatė."
Ajy tha "e kam dėrguar",
Gomari palli nė quar!
Fqinja tha : "Pse mė gėnjeni,
Tė drejtėnė s'ma rrėfeni?
Ja se ku pėllet gomari,
Qysh e ka marė druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parė
Kshu, tė besojnė gomarė!
Me fjalėn time s'je nginjur,
Qė jam sot plak e i thinjur,
Po dėgjon gomarrė ē'thotė,
Q'ėshtė pa mėnt e flet kotė.
Njeriu qė dėgjon gomarrė,
S'e ka punėn mbroth e mbarė."
Kėshtu tha, po tė vėrtetėn 
E thosh gomari, tė shkretėn.