HISTORI E SKĖNDERBEUT
                    (1898)

            IX 

N'ato kohė venetjanėt
Gjithė den' e kishin zėnė,
E tė detit tė gjith' anėt
Nė dor' i kishinė vėnė.
Pa dhe nga tė Shqipėrisė,
Ca qytete t'anės' s'detit
Ishinė tė Venetisė
Edhe nė ditėt tė mbretit.
Lekė Zahari kish vdekur,
Q'ish njė prins i Shqipėrisė,
E Dajini kishte mbetur
Pa zot e nė mest tė zisė,
Q'ish qytet me shumė hije
Dhe me gas nė Mirėditė,
Thoshnje kurrė nukė bije
Bukuri e tij nė shkitė,
Aq i bukur ish Danjini,
Pa kish dėshirė ta zinte,
Po dhe Lekė Dukagjini,
Q'e kish fqinjė s'doj ta linte,
Se mėm' e Lekė Zaharit
Zu udhėn e marrėzisė,
S'desh t'ja linte shqipėtarit,
Po ja fali Venetisė!
Pa mbreti tha: "Venetija
S'hyn nė mest tė Shqipėrisė,
Se s'mbet shkretė Shqipėrija,
Qė t'i mbesė Venetisė."
Venetija e kėrkonte,
U bė armik menjėherė,
Skėnderbeu nukė donte,
Puna ishte e pėrzjerė.
Kah u bė ngalje njė plakė
E pėrgjunjur dh'e mahnitur,
Ndezi njė tė madhe flakė
Me dorėzėt tė drobitur!
Me Turqin' e me Sėrbinė
E kish prishur Skėnderbeu,
S'doj ta prish' me Venetinė,
Papo puna s'i pėlqeu.
Po domosdo do ta prishte,
Se vu kėmbė Venetija,
Puna rrezik tė math grishte,
Kish dėm shumė Shqipėrija.
Mbreti mblodhi parėsinė,
Dhe ēelėn' e trimėrisė
Q'e nderonin Shqipėrinė,
Pėr punėt tė Venetisė,
Po pshehtazi erdh' e zunė
Venetjanėtė Dajinė,
Ushtėtarė shumė vunė
Brėnda nė qytet tė rrinė.
Edhe mijė trembėdhjetė
Dėrguanė luftėtarė
E Danil Huriqi vetė
Ishte pėrmbi gjith' i parė.
N'anėt tė Drinit qėndrojti
Ushtėri' e Venetisė,
Fushėnė gjith' e mbulojti
Armiku i Shqipėrisė!
Kish italjanė, dalmatė,
Gjithė burra luftėtarė,
Tė mbėdhenj, te tresh', tė gjatė,
Kombe shum' e shumė farė.
Skėnderbe' burr'i vėrtetė,
Dhe trimatė shqipėtarė,
Mijė plot katrėmbėdhjetė,
Muarrė udhėn' e mbarė:
Pesė mijė me Hamzanė
E rrethuanė Dajinė,
Edhe nėntė mijė vanė
E kapėrxyenė Drinė
Shtatė mij' ish kalorija,
Tė hekurt ishin tė tėrė,
E dy mijė kėmbėsija,
Posi pylli ishin bėrė.
Moisiu ish mėnjanė
Me shumė tė mirė shokė,
Tė gjithė burra dibranė,
Trima pėr vdekj'e pėr kokė
M'anėt tjatėrė Tanushi
Me dy mijė luftėtarė,
Edhe Muzakė-bardhushi
E shumė burra tė parė
Nė mest ishte vetė Mbreti,
Skėnderbegu trim e burrė,
Pas soje gjithė rrėmeti,
Qė s'ishte mundurė kurrė
Dukagjini me Uranė
Me pakė shokė tė tjerė
Ishin hequrė mėnjanė
E nuk ishinė pėrzjerė,
Moisiu munt dalmatėt
Me ata burra dibranė,
Dhe gjithė shqeht' e harvatėt
Dhe dolli mė tjatrėt anė.
Pas ati' edhe Tanushi,
Duke zhveshur jataganė,
Kalit i ra e ja mbushi
Dhe u fut nėr italjanė
Ata me ushta i pritnė,
Shqipėtarėt shpatat ēkulė
Edhe i pren' e i shtritnė,
Pa i bėnė fare vrulė.
Mez'i ushtėris' s'armikut
E pa qė anėt u thyen
Dhe mbet nė mest tė rrezikut,
Papo erdh' e u rrėmbyen,
U derdhė mi Skėnderbenė,
Si galat me sokėllimė,
Duke shtėnė drejt i venė
Mbreti posi vetėtimė
U hoth pėrmbi ta me shpatė,
Tė tėr' e zeza i preu;
Mė ēdo herė gjasht' a shtatė,
I pritte tė vdekur dheu.
Erdh' u ranė shqipėtarėt,
Nga vendi qė patn' i ēkulė,
Pa i bėnė byk barbarėt,
Fjamurė nė mest e ngulė.
Po dalmatėtė u mblodhė,
Qė kishin marr' arratinė,
Mi shqipėtarėt u hodhė,
Duke mbledhurė fuqinė
Gjenė pėrpara Uranė
Edhe Lekė Dukagjinė,
Qė i pritn' e i pėrndanė,
U dhanė prap' arratinė.
Atė ditė shqipėtarėt
Tė gjith' armikėt i shuan,
Vetėm pak nga tė parėt
Edhe Huriqi shpėtuan.
Ishin dhe ca shqipėtarė
Me armikėtė pėrzjerė,
Punuanė si tė marrė,
Popo, ē'bėtė, o tė mjerė!
Nga gjith' ata tradhėtorė
Tė kombit, tė mėmėdheut,
Kishin rėnė nė dorė 
Dy tė parė Skėnderbeut:
Andreu me Bolkathanė,
Q'ishin bėrė me barbarėt
E goditnė shqipėtarėt!
Dukagjini desh t'i vriste
Edhe bashkė me Uranė
Tė hiq shpatėn' e t'i priste
Andrenė me Bolkathanė,
Pa u ngrit me vrap nėr shokė
Dhe u derth tek ish Andreu,
Po ati' dorėn mi kokė
I vu vetė Skėnderbeu
Edhe e shikoj Uranė
E i tha: "Dhe ti o burrė!
Mos, mos e nga Bolkathanė,
Se kėto s'i bėmė kurrė
Ne s'i kemi vrar' barbarėt,
Q'i kemi vėnė nė dorė,
E tė vrasėm shqipėtarėt,
Tė prishimė dy tė gjorė!
U mbloth i tėrė rrėmeti,
I shikonte si armikė,
Atyre po u thosh mbreti:
"Perėndija s'pattė frikė?
Ėsht' i lik e i pabesė
Kush tradhėton mėmdhenė
E kombinė, pa s'ka shpresė,
Se atė gjall' nuk' e lenė.
Qysh u ndothtė ju tė marrė,
Ju bėt' armik kombit tuaj;
Tek ishitė shqipėtarė,
Pėrse u bėtė tė huaj?"
Kėshtu u tha Skėnderbeu.
"Mbret' i math, o jetėgjatė!"
Tha Bolkathaj e Andreu,
"Bėmė tė madhe mėkatė!
Neve mė s'duhet tė rrojmė
Me gjithė kėtė tė metė,
Kombinė ta tradhėtojmė!
Mė nukė jemi pėr jetė!"
Mbreti u tha dhe ca fjalė,
Ata shum' u mallėngjyen,
Pastaj fajnė ua falė,
Se tė gjorėt' u gėnjyen,
Pa tė vėrtetėn' e njohnė,
Ng'ajo qė bėnė mė parė,
Me gjithė zėmr' u pendohnė
Dhe u bėnė shqipėtarė.
U kthye nė Dajin mbreti
Edhe gjithė ushtėrija,
Po dhe s'ish dhėnė qyteti,
Ishte brėnda njerėzija.
Parėsija e tė tjerė 
Thanė: "Tani mė ē'mėnojmė,
T'i hidhemi menjėherė,
Ta marrim edhe tė shkojmė."
Mbreti u tha: "S'ėshtė mbarė
Qė ta marrim e tė shkojmė,
Se ka brėnda shqipėtarė,
S'mė ka ėnda t'i lėftojmė
Ata do t'i marr' urija
Edhe do t'epenė vėtė,
Pse tė vritet njerėzija
Pa nevojė tė vėrtetė?"
Kshu tha mbreti, pa e lanė
Pa goditurė Dajinė,
E pshuallė, po s'i ranė,
Kursyenė njerėzinė.
Mbren' e Bosnjėsė, Stefanė,
Pėr tė ndihur Venetisė,
E rremnė ca venetjanė,
Edhe ju derth Shqipėrisė,
Po Skėnderbeu s'mėnojti,
Marinonė me Hamzanė
I nisi dhe i dėrgojti
Me trima pėrmbi Stefanė,
Me t'arritur shqipėtarėt,
Mbret'i Bosnjėsė u thye,
Edhe iku me tė parėt
Pa kėsul e pa qyrdye!
Marinoja me Hamzanė,
Me burratė shqipėtarė,
Gjithė Bosnjės' anembanė
I vunė flakėn' e zjarrė.
Pastaj Marinua Leshnė
Zuri kundrejt Venetisė,
T'u epte mirė rrebeshnė,
N'i derdheshin Shqipėrisė,
Kur e mori vesh sulltani,
Qė lėfton me Venetinė,
Ju lėshua dhe Stefani,
Tha: "E hangra Shqipėrinė!"
Nisi prapė Mustafanė
Me mijė pesėmbėdhjetė,
Dhe nė Shqipėri u dhanė
Luftėtarėtė si mbletė.
Pa Skėnderbeu Uranė
Dėrgoj, me trima tė tjerė,
Ta ndalojnė Mustafanė,
Po nė luftė tė mos bjerė
Pa i tha: "Tė zini malė,
E t'i bėni tė mėnojnė,
Me vrap mė dėrgoni fjalė,
Po tė zėn' e tė lėftojnė."
Turqitė e kupėtuan
Shqipėtarė q'ish i pakė,
Edhe mė nukė mėnuan,
Po e derdhė fill e flakė
E muarrė me rrėmujė,
Si s'e panė atje mbretnė,
U nisnė drejt pėr nė Krujė,
Ta zėnė kryeqytetnė.
Po arriti Skėnderbeu,
Erth nė fushėt tek shkon Drini,
Udhėn' armikut ja preu,
Duke ardhur nga Dajini.
La Hamzan' atje tė parė,
Q'e kish rrethuar qytetnė,
La dhe shumė luftėtarė,
Dhe ca u nisnė me mbretnė.
Venetjanėt' e mėsuan,
Q'erth ushtėri e Turqisė
Edhe mė nukė mėnuan,
Ju lėshuan Shqipėrisė.
Marinoja luftoj mirė,
Pa s'e muarrė dot Leshnė,
Armikėtė gjith' u vdirė,
Zot'i math u dha rrebeshnė.
Po tė tjerė mė tjatr' anė
Hyn' e zunė Shqipėrinė,
Posi karkaleci ranė
Edhe lanė vetėm hinė!
Mbreti ish nd'anėt tė Drinit,
Lėftonte me Mustafanė,
Venetjanėtė Dajinit
Ju derdh' e gjetnė Hamzanė.
Hamzaj e ndau ushtėrinė,
Njė anė jashtė lėftonte,
Edhe tjatėra Dajinė
E rrethont' e s'e lėshonte.
Me gjashtė mij' ishte mbreti,
Katrė mij' ish kalorija,
Kundrejt gjith' ati rrėmeti,
Qė kish dėrguar Turqija.
Lufta posa ishte ngrehur,
Shigjetatė vetėtinin
Dhe shpatatė ishin nxehur,
Gjak kėrkoninė tė pinin!
Vdekj' e shkretė rrotull vinte,
E zez' edh'e shėmėtuar,
Nė mest tė luftės lėēinte,
Trimat' ishin ashpėruar.
Trim'i turqet Karakushi,
Q'ish njė i par' i Turqisė,
Kalit i ra e ja mbushi,
Dolli jashtė ushtėrisė
Dhe thirri: "O shqipėtarė, 
A ka nė ushtėrit tuaj
Njė burrė trim e tė parė
Tė lėftonjė me tė huaj? 
Kėtu njihet trimėrija,
Le tė dalė, pa tė shohė,
Njė nga gjithė parėsija,
Vet'hen' e tija ta njohė!"
Kėshtu thirri Karakushi,
Pa u ngidhė shqipėtarėt,
Me njė gas tė math Tanushi
U nis tė dil me tė parėt.
Nė mest tė gjithė rrėmetit
Maneshi posi fajkua
Erth, ju afėrua mbretit,
I tha: "Falma lejėn mua."
Mbreti qeshi edh'e mbajti,
E i tha "Rri ti" Tanushit;
Maneshi si flaka vajti,
Dhe ndėnj kundrejt Karakushit,
I tha: "Mė ngjan se gėnjehesh,
Pa mburre kėshtu si gratė,
Apo pandeh qė tė kthehesh
Edhe ta kesh pėr lėvdatė?"
Pas kėsaj i tha Maneshi:
"Me ē'armė do tė lėftojmė?"
Ajy fjalė nukė deshi,
I tha: "S'duhet tė mėnojmė",
Edhe njė usht' i vėrviti
Me rrėmbim tė math armiku.
Ky me mburronjėt e priti,
Ashtu shpėtoj nga rreziku;
Pa njė shigjet' i vėrviti
Me tė madhe fishėllimė,
Nė sy tė djatht' e goditi,
Ja bėri tejpėrtej vrimė 
Posi rrufeja shigjeta
E mori nė syt tė mjerėn,
Pėrnjėherė ju nxi jeta,
Ra nga kali, kafshoj terėn.
Qysh erth e u ashpėrua
Edhe mori me nxit malė,
Iku e u egėrsua
Aq' ajy i shkretė kalė!
E la tė vdekur tė zotnė,
N'anėt tė lumit arriti,
Hyri brėnda, bėri notnė,
Dolli tej dhe hingėlliti.
Kur u mėrgua nga lumi,
Hodhi syt' e mori zallė
Dhe shkrefėtiti vrapshumi,
Po nuk' e nxirrte dot mallė!
Nė Adrinopoj' arriti,
Duke ikur dit' e natė,
I ra derės' e i ngriti,
Edh'e zunė vajnė gratė.
Maneshi si zok i lehtė
Zbriti e kokėn ja preu
Me shpatė shumė tė prehtė,
Pa e ngriti dh'e rrėfeu;
Armėt' e lara ja nxori,
E la tė zinė tė nderė,
Kokėnė nė dor' e mori,
Pa u kthye burr'i ndjerė.
Turqitė u ashpėruan,
Me trimėri shum' u hodhė
E me zėmėrim lėftuan;
Shqipėtarėt' u pėrmblodhė,
Pa u derdh' e i pėrpinė,
I vranė, i ther' i prenė,
I copėtuan, i grinė,
I pėrhapn' u dhanė dhenė.
Mojsi, o trimi me pallė,
Me sa trimėri lėftove!
Nukė le armik tė gjallė,
U dhe dėrmėn' e i shove.
Mustafaj be kishtė bėrė:
Njė grusht flori do t'i ipte
Ati trimi qė ta zėrė
Moisinė, doj ta rripte!
Ishte bėrė vėrtet beja,
Po zihetė vetėtima?
Mbahet nė dorė rrufeja?
Mundenė burratė trima?
Kur lėshohej vetė mbreti
Me kordhėt tė larė xhveshur,
E hidhej si valė deti
Kal'i math, i bardh', i qeshur!
Asnjė nė mest tė rrėmetit
Nukė mundte tė qėndronte,
E kush i dil kundrejt mbretit?
S'kish burrė qė tė kuxonte.
U bėnė stavė tė vrarėt,
Gjaku rrithte si rrėketė,
U shuan gjithė barbarėt,
Fusha erth u bė kėnetė!
Mbreti trim me luftėtarė
Aqė me zėmėrim shtinte,
Sa gjaku nga kordh' e larė
Gjithėnjė si lumė vinte!
"Na shuanė! po ku jini?
Kėta qė qen' aqė pakė!"
Tha Mustafaj, "as u bini",
Edhe u derth posi flakė.
"Sy e faqe mė s'na mbeti,
Mė ē'e duamė vet'henė",
Tha, pa ju nis pas rrėmeti,
U derdhė mbi Skėnderbenė.
Skėnderbeu i ra kalit
Edhe shum' u ashpėrua,
U bė si dragoj i malit,
Vetėm mbi gjith' u lėshua.
Kali q'e njih Skėnderbenė,
U vėrvit posi hastriti,
E mori nėr dhėmbė frenė,
Armikėtė i mahniti.
Mustafa pasha u thye
Dhe gjith' ata qė kish pranė,
Rrėmeti i tėr' u ēqye,
Vendinė sėrish e lanė.
Po Tanushi me Uranė
E tė tjerė shqipėtarė
N'anėt tjatėr' ua dhanė
Me rrėmbim e me tė sharė.
Mustafaj erth u bė dyllė,
E pa pisk e s'dij ē'tė bėnte,
Mbeti kaluar si shtyllė,
Udhė pėr t'ikurė s'gjėnte!
Tė shumėtė luftėtarė
U vranė nė luft' e ranė,
Mustafaj me ca tė parė
Nxuarr' armėt' e i dhanė.
Mustafa trimi me pallė
S'e mundi dot Skėnderbenė,
Po u zu vetė i gjallė,
Tė tjerėt muarrė dhenė.
Armikė plot mijė dhetė
N'atė ditė ishin vrarė,
E vetėm treqint e tetė,
Kishin rėnė shqipėtarė.
U ēlodhė njė natė mirė, 
Se burrat ishin kėputur,
Mė nesėret mė tė ngdhirė
Fjala erdhi posi flutur
Edhe tha qė venetjanėt
E mbuluan Shqipėrinė,
U hapnė mė tė katr' anėt
Dhe u derdhė mi Dajinė.
Pa mbreti gėrgoj tri mijė
Tė zėnė Maqedhoninė,
E nė qoftė qė tė vijė,
Ta ndalojn' atje Turqinė.
U lėshuan si rrebeshi,
Dy mij' ishte kalorija,
Mi gjith' i parė Maneshi,
Njė mij' ishte kėmbėsija.
Me tė tjerėt Skėnderbeu
Nė Dajin' erdhi e zbriti,
Armikn' e zeza e preu,
Posa dėgjoj se arriti.
Venetjan', o venetjanė!
Pritni Lekė Dukagjinė,
Muzakėnė dhe Uranė,
Tanushnė e Moisinė!
U talli e shkreta shpresė,
Andaj i ndihtė Turqisė,
Ja pattė me tė pabesė,
Mbretit trim e Shqipėrisė.
Venetjanėtė s'qėndruan,
Po ikėn' e u pėrhapnė,
U frikėsuan' e shkuan,
Sicilido mori vrapnė,
Dėgjuanė Skėnderbenė
Qė po vij i ashpėruar,
S'ndėnjėnė dot, muarrė dhenė
Me nxit e tė frikėsuar,
Shqipėtarėt pas u ranė
Dhe tė shumėt' i arritnė,
E tė gjallė mė s'i lanė,
Nė terėt pėrjet' i shtritnė.
Me gjithė shokėt Urani
E kish bėrė besa-besė,
As kėmbė pej venetjani
Nė Shqipėri tė mos mbesė.
Ke vėnė re kosėtarė,
Q'i hyn luadhit si flakė,
Edh'e korr fėt-e-fėt barė,
Pa e heth gjithė vandakė?
Ashtu edhe shqipėtarėt
Venetjanėtė i shtunė,
I korrė gjithė barbarėt,
Pėrmbi terėt stav' i vunė.
Nė Dajin ata q'u mbyllė,
Dalin me paq'e me fjalė,
Ishinė bėrė si dyllė,
Dhanė armėt' e u falė
I pėrsuallė e shkuan
Dhe u hodhė pėrtej denė,
Nė Veneti i lėvduan
Shqipėtarėt' edhe mbrenė.
Pastaj qytetn' e Dajinit
Mbreti burrė kordhėlarė
Ja fali ēelė Mardinit,
Q'e kish farefis Zaharė
Pa e bėri dhe Mardinė
Mbreti mik edhe vėllamė
Me prens Lekė Dukagjinė,
Tė dashur' e tė pandamė.
Ushtėri' e Shqipėrisė
Mori plaēkė nga Turqija
Se ushtėri' e Turqisė
Kish marrė nga Shqipėrija;
I bėri punėt si deshi
E si qenė pėr tė bėrė,
Pastaj u kthye Maneshi
Dhe luftėtarėt tė tėrė.
E mblodhi gjith' ushtėrinė,
Q'ish ndarė mė tė gjith' anėt
E kish mundurė Turqinė
Dhe Bosnjėn' e venetjanėt;
Pa nė mest t'ati' rrėmeti
Tė burravet shqipėtarė
U ngrit me gas tė math mbreti,
Skėnderbegu kordhėlarė
U tha: "Djemt' e Shqipėrisė!
Mėmėdhenė e nderuat,
Me ndihmėt tė Perėndisė
Nga armikėt' e shpėtuat.
Ajy q'ėshtė trim e burrė
E lėfton pėr mėmėdhenė,
Nukė vdes, nukė vdes kurrė,
Pėrjet' e nderon vet'henė.
Ata vėllezėrit tanė,
Q'u vranė pėr Shqipėrinė,
Emrė tė pavdekur lanė,
Gjithė bota do t'i dinė.
Ndaj meje ėshtė i gjallė
Gjithėnjė ajy nė jetė,
Qė lėfton si trim me pallė,
Shpėton nder' e bije vetė.
I jam falė trimėrisė,
Qė mė shpėtoj Shqipėrinė,
I jam falė Perėndisė,
Qė mė dha nder' e fuqinė.
Mė ato arnėtė tuaj
Mėmėdheu do tė mbahet,
Kurrė nė dorė tė huaj
Nukė bij'e nukė ndahet."
Kėshtu u tha Skėnderbeu.
Shqipėtarėt thirrė: "Rroftė
Mbreti, kombi, mėmėdheu!
Kurrė mos u varfėroftė!"
Pastaj u ngrit ushtėrija
Me shumė tė madhe bujė,
Kalori' e kėmbėsija
Me gas tė math erth nė Krujė.
Prunė Mustafa pashanė
E turq tė tjerė q'i zunė,
Edhe shumė venetjanė,
Veēan ndėr shtėpi i vunė.
Mbret'i mbante me tė mirė
Dhe tė lir' e me dėfrime,
Me tė ngrėn' e me tė pirė,
Me mėshir' e pa mundime.
Parėsi' e Venetisė
I dėrgoj kanisqe shumė
Mbretit t'math tė Shqipėrisė
E njė fort tė madhe shumė,
I kėrkoj vetėm lirinė
Nėpėr Shqipėri tė ketė,
Qė tė bėnjė tregėtinė
E tė jetė mik pėrjetė
E lufta q'u bė mė parė,
Paskėtaj le tė harrohet,
Tė jenė si fis e farė,
Gjithė puna tė mbarohet.
Mbret'i mir' ata i priti
Si miq e shum' i nderojti,
U dha kanisk, i gostiti,
E tė zėnėt' i lėshojti.
Parėsi e Venetisė
Pasandaj me tė vėrtetė
Ju bė mike Shqipėrisė
Dhe Skėnderbeut pėrjetė.
Kanisqet, q'erdhė me barrė,
Mbret'i math, burr'i vėrtetė,
Gjith' i ndau nė ushtėtarė
E gjėsendi s'mbajti vetė.
Edhe fqinjėt' e pabesė,
Sėrbija, Bosnja, Vllahija,
Ju lutn' e kėrkuan ndjesė,
Thanė: "Na vu marrėzija!"
Nevoj'aher'e mėsojti,
Pa nisi florinj me barrė
Sulltan Murati, dėrgojti,
Qė s'e kish bėrė mė parė.
Pa dėrgoj Ahmet pashanė,
Qė me mbrenė kishte qėnė
Mik, e kėrkoj Mustafanė
Dhe tė tjerėt q'ishin zėnė.
Mbreti i bėri gostinė,
E priti si tė vėllanė,
Dhe bashkė hangėr' e pinė,
Grishi edhe Mustafanė
Dhe Tanushn' e Moisinė,
Muzakėnė e Uranė,
Maneshnė e Dukagjinė
E tė tjerėt' anembanė.
Turqitė u ngrin' e shkuan,
Nė Adrinopojė vanė,
Tė gjorėt shum' u gėzuan,
"Kemi lindur sėrish" thanė.
Florinjtė i ndau mbreti,
I muarrė luftėtarėt,
Pa pjes' asnjė nukė mbeti
Nga vegjėli e tė parėt.
Popo, ta shihnje sulltanė!
Ishte bėrė si i marri:
Pa pyetur, Mustafanė,
Tė varfėrinė, e vari!
Shqipėtarėtė fituan
Luftėrat, emėrin, nderė,
Pa fort shumė u gėzuan,
Tė gjithė burrat' e vlerė
Shpėtuanė mėmėdhenė,
I dhanė nder Shqipėrisė,
Lartėsuan vetėhenė
Para gjithė njerėzisė.
Me gjithė botėn lėftuan,
I muntn' armikėt tė tėrė,
I prenė, i vran', i shuan,
Punė qė mė s'ėshtė bėrė!
Ata trimatė q'u vranė
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė,
Mėmat' e tyre s'i qanė,
Vanė njatė Perėndisė.
Me gjith' atė trimėrizė,
Me gjithė kėta tė mbarė
E me kaqė mirėsizė,
Me ata bij shqipėtarė
Skėnderbeu u gėzua
Dhe shokėt' i pėrgėzojti,
Po s'u mburr e s'u lėvdua,
Vet'henė s'e rėndėsojti.
Me zėmrė shumė tė qetė
lith duartė nė krahruar,
Pa thotė: "Zot i vėrtetė!
Emri yt qoft' i lėvduar!"
Shok s'ka pasur ajy burrė
Edhe nukė do tė ketė,
Se si Skėnderbeu kurrė
S'ka ardhur' e s'vjen nė jetė.
Gjithė ē'janė mirėsitė
E tė tėrė trimėrinė,
Urtėsit' e dituritė,
Bukurin' e njerėzinė,
Duke mbledhurė me dorė,
Gjithė tok i kish pėrzjerė,
I kish tretur si dėborė,
Pa kish bėrė kėtė herė
Trimn' e mirė, Skėnderbenė,
Zot i math e i vėrtetė,
Qė e nderoj mėmėdhenė,
Nė mos ishte ajy vetė.