HISTORI E SKĖNDERBEUT
                    (1898)

            VI 


Kruj', o qytet i bekuar! 
Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllump i shkruar,
Tė shpėtonjė mėmėdhenė
Shqipėtarėt t'i shpėtonjė
Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisė,
Edhe ty tė tė nderonjė,
Qė je krej'i Shqipėrisė, 
Ka pas trima shqipėtarė,
Qė s'u trembet syri kurrė, 
Ndė zėmėrt tė tij ka zjarrė,
Ėsht' i urt' e trim e burrė.
Mirė se erdhe, o verė!
Qė na prure mirėsinė,
Dhe pėr shumė vjet tė tjerė
E zbukurofsh Shqipėrinė.
O Shqipėrizė! gėzohu,
Se tė erdhi prapė dita,
Lulėzohu, zbukurohu,
Tė zbriti nga Zoti drita!
Edhe juve, o tė vdekur,
Merri ngaha ky gas pjesė,
Qė shkuatė buzėpjekur,
Nd'atė jetė, paēi ndjesė!
O moj vash' e Shqipėrisė,
Qė mė rri duke mejtuar,
Pa i xhvish rrobat' e zisė,
Arriti dit' e uruar.
Zbardhi fusha, ndriti mali
Nga armėt' e trimėrisė,
Hingėllint'e s'mbahej kali,
Qė sill mbren' e Shqipėrisė
Trimatė bashkė me mbretnė,
Me nxit posi vetėtimė,
U futn' e zunė qytetnė
Me tė madhe kėrcėllimė.
Turqit, q'e kishin qytetnė,
Papandehurė e panė
Qė u dha si drita, mbretnė,
Pa s'hapnė goj' e gjė s'thanė
Se fjala po q'u dėgjua,
Qė vinte i bir'i mbretit,
Shqipėrija u lėshua
Edhe ju derdhė qytetit;
Burrat trima mė s'mėnuan,
Gjith' u mblodhė posi reza,
Kryeqytetn' e rrethuan,
Armikn' e preu e zeza.
Zjente bota, tundej dheu,
U ngrit gjithė Shqipėrija,
Duke thėn': "Erth Skėnderbeu,
Erdhi vetė Perėndija."
Mysliman' e tė krishterė
U derdhė pėr mėmėdhenė,
E kishin tė bashkė nderė
Si vėllezėrė qė qenė
Pa Zoti nuk' i la shkretė,
U bė mbret' i Shqipėrisė
Trim'i mir' e i vėrtetė,
U mbarua koh' e zisė.
Pleqtė, q'e kishinė parė
Nė kohėt tė foshnjėrisė,
Van' e puthnė duke qarė
Dritėzėn' e Perėndisė.
Gjithė ē'qenė shqipėtarė
Me rradhė mbretit i vanė,
Si vėllezrė mė tė parė,
E me gas tė math e panė.
Skėnderbegu, bukuroshi,
Burri trim pa shok nė jetė,
Miqtė gjith' i pėrshėndoshi,
Posi vėllath i vėrtetė.
U sul gjithė njerėzija,
Tė shihninė Skėnderbenė
Pleq, tė rinj dhe foshnjėrija
Gjith' e donin shumė mbrenė.
Pa Skėnderbegu dėrgojti,
Tė parin e turqet pruri,
S'e shau dhe s'e qėrtojti,
Po afėr soje e vuri;
I tha: "Sulltani harrojti
Fjalėnė dhe miqėsinė!
Me ē'sy e faqe dėrgojti,
Edh'e shkeli Shqipėrinė?
E dinė bota e tėrė,
Edhe vet' e di Murati
Fjalėnė qė kishte bėrė
E besėn q'i dha tim ati!
E dini si kam lėftuar
Pėr sulltan e pėr Turqinė,
Dhe ajy qysh mė ka shuar
Vėllezėrit' e shtėpinė!
S'janė punėra tė lehta
Kėto qė janė punuar,
Dhe nukė rrinė tė pshehta
As janė pėr tė harruar,
Njeriut qė tė bėn mirė
T'i bėsh kaqė tė kėqija,
Nuk i bėn as nj'egėrsirė
Kėto qė bėn mbretėrija,
Tė isha turk edhe unė,
Ta kisha zėmrėnė kllirė,
Sot u bėnja tjatrė punė,
Nuk' u flisja me tė mirė.
E drejta vetė rrėfehet,
E tė miratė po njihen,
Ēdo gjėnė jetė ēpėrblehet,
E gjėsendi nukė lihet.
Mbret ndėr ju 'shtė djallėzija,
Nuk' ėshtė kurr' e vėrteta,
Dhe ligj' ėshtė ligėsija,
Edh'e rremeja e shkreta!
Nesrė tė ngrihesh pa gdhirė,
Merr shokėtė edhe shkoni,
E pa bėrė ditė mirė,
Qafėnė ta kapėtoni;
T'u ap njerės, t'u pėrsjellin,
E njeri tė mos u ngasė,
Nė mes tė tyre t'u pshjellin,
Kurrėkush tė mos u flasė."
Kėto fjalėz' i tha mbreti,
Turku ndėnj e u mejtua
Njė copė herė sė qeti,
U vrenjt e u sgurdullua.
Po domosdo e dėgjojti,
Dolli me mejtim nga dera,
Menatė u ngrit e shkojti,
Mė s'e zuri drekėhera.
Kėshtu e bėri Osmani,
Q'ish nė Shqipėri i parė,
I dėrguar nga sulltani,
Po s'i vate puna mbarė.
Nė fortesat gjithė ē'qenė
Nga ushtėri' e Turqisė,
E dėgjuan Skėnderbenė,
Q'erth nė front tė Shqipėrisė,
Dhe u ra gjithėve pika,
Ikn' e lanė Shqipėrinė,
Mė s'shikuan pas nga frika,
Po muarrė arratinė.
Tė pakėtė qė kuxuan
E s'ikėnė si tė tjerėt,
Dėm e kotė u munduan,
E pėsuanė tė mjerėt.
Rrėmet'i faqes sė dheut,
Tė vij mė njė vėnt' i tėrė,
S'ja dilte dot Skėnderbeut,
E gjė s'kishte pėr tė bėrė.
Menjėherė Shqipėrija
E hoqi cipėn e zisė,
Dolli nė shesht mirėsija,
Ra dritėz' e Perėndisė.
U hoq nata, erdhi dita,
Gazi, kamja, dashurija,
E vėrteta, miqėsija.
Mbretėritė e dėgjuan
Se u bė mbret Skėnderbeu,
Mbretėtė gjith' u gėzuan,
Kėjo punė u pėlqeu.
Dėrguanė mė tė parė,
Me miqėsi, me uratė,
Njerzėt tė urt' e tė mbarė
Te mbreti i madh jetėgjatė
Me mėnyrė tė pėlqyer
E me shumė nder i priti
Mbreti, edhe mė tė kthyer,
Gjer nė funt tė shkallės zbriti.
Nga gjithė mbretrėt m'i madhi,
Qė ishte burr' i vėrtetė,
Dhe shum' i ndjerė, Hynjadhi,
Erth te Skėnderbeu vetė,
Pa u ngrit dhe erdhi vetė
Dhe Vlladislla si Hynjadhi,
Ndėnjnė ditė shtat' a tetė
Te shpirt e zėmėrėmadhi;
Erdh' e panė Skėnderbenė,
Mbren e ri tė Shqipėrisė,
Q'emėr i tij mori dhenė
Si emėr' i Perėndisė
Mblodhi pleqt' e parėsinė,
Si pėrsolli dhe Hynjadhė,
E Vladisllėn, Shqipėrinė
E vu nė sėr' e ndė radhė,
Mbretėri ishte lirija,
Qė kish ēdo shqipėtar pjesė,
Ligė ishte njerėzija,
Vėllezėrija ish besė.
Si e ndritoj Shqipėrinė,
Vuri punėtė me radhė,
Vate tė shihte shtėpinė,
Po ē'tė shohė! njė gėrmadhė!
Mall'i sat ėm'e tyt eti,
Skėnderbe! atje tė shpuri,
E madhe gjėmė tė gjeti!
Ra qielli e tė zuri!
Dallėndysheja kur kthehet
E gjen prishurė folenė,
Qysh qėndron e mallėngjehet?
Ashtu e gjet Skėnderbenė.
Gjėsendi s'kishte harruar
Tė kohės' sė miturisė,
I kishte ndė krahėruar,
Me mallthit tė njerėzisė!
Pa andaj shum' u helmua,
Se s'i gjet si i kish lėnė,
Me psherėtim' u mejtua,
Tha: "Nukė qėnka thėnė!"
Ja mbuloj zėmrėnė zija,
Lottė si gurra i vanė,
Nė gjith ato tė kėqija
Pėrnjėherė erdh' i thanė"
"Motėrat' e zotėrisė
Tė gjitha bashkė po vinė",
Pa mbreti nė mest tė zisė
Ndjeu gaz' e la shtėpinė.
Me vrap si qifti u kthye,
Tė shihte motrat' e tija,
Zėmėra ju pėrdėllye,
I dha durim Perėndija,
Tė gjorat motra kur panė
Mbrenė trim tė Shqipėrisė,
Tė vetėmėthin vėllanė,
Ėngjėllin' e Perėndisė,
Qė mė s'e kishinė parė,
Si e mori penk Turqija,
Nė foshnjėri ishin ndarė,
Dhe q'atė dit' u ra zija;
Pa i kishin shumė mallė
N'ato ditėt tė kėqija,
I kishinė sy nė ballė
E shpresė nga Perėndija;
Papo bashkėzė tė pesa
Nė mest tė tyr'e rrethuan,
U zbriti nga Zoti shpresa,
Me mall shum' e pėrqafuan.
Zot' i math e i vėrtetė!
Emri yt qoft' i lėvduar,
Tė qofshim falė pėr jetė,
Mos qofshim teje mėrguar!
Ti i dhe nder mirėsisė,
Dhe zėmrės' sė mallėngjyer
Nė vajt e nė mest tė zisė
Ngushėllimn' i ke rrėfyer!
Skėnderbe, pa lere vajnė,
Se po vinė shqipėtarėt,
Dhe burratė trima s'qajnė,
Lėre, pa lėre tė qarėt,
Se 'shtė nė gas Shqipėrija,
Q'erdhe ti, mbret i vėrtetė,
Sikur zbriti Perėndija
Nga qiejt' e lartė vetė.
Pa kėndo me ėmbėlsirė,
O ėngjėll i ligjėrisė,
Atė burrė trimn' e mirė,
Q'i dh'aqė nder Shqipėrisė.
Kėndo, kėndo Skėnderbenė,
Qė s'ka pasur shok nė jetė,
Qė lartėsoj mėmėdhenė,
Kordhėtari trim me fletė!
Lum ti, Shqipėri, o lule,
Qė pate trim tė vėrtetė,
Kurrė nė turp nuk' u ngule,
Tė la nder tė math pėrjetė!
Mos ki keq, se kurdoherė
Do ta kesh ditėn' e mbarė,
Koha ty do tė ta bjerė,
Si ta pat prurė mė parė,
Po tė dojė fati, plaku,
Tė t'apė foshnjė tė rezė,
Qumėsht tė bėnetė gjaku,
Dhe mė s'sheh ditė tė zezė.
O kohė, qė rrjeth si lumi
Edhe s'rri gjėkundi fare,
As dremit, as tė zė gjumi,
Dhe mė t'errėt hiqesh xvarrė,
Hapu, hapu, errėsirė!
Tė shoh mbren' e Shqipėrisė,
Trimn' e bukur' e tė mirė,
Nder' e gjithė njerėzisė,
Rrethuar me burra trima,
Shqipėtarė tė vėrtetė,
Me fjal' e pa blegėrima,
Me mėnt e pa gjė tė metė,
Nė fjalė t'urt' e tė qetė,
Tė but' e tė kupėtuar,
Nė luftė trima me fletė,
Posi kuajt' e harbuar,
Qysh duken yjtė kur erret,
Qė ndrijnė nė hapėsirė,
Edhe nė mes tė tė tjerėt
Prėma ndrin shumė mė mirė, { Yll i Mbrėmjes, Afėrdita }
Ashtu edhe ti mė ndrinje,
Mbret i math i Shqipėrisė,
Nė mest tė shokėvet rrinje
Posi drit' e Perėndisė.
Zoti dha njė vetėtimė,
I tėrė qielli ndriti,
Njė gjėmim, njė kėrcėllimė,
Malet' e lart' i trėnditi.
Oshėtimė dha Tomori,
Edhe zjarr e flakė qiti,
Flaka qiellinė mori,
Gjithėsija vetėtiti.
Kėjo shėnjė s'ish e pakė
Qė dha Zoti mi Tomorė,
Nxori zjarr dhe zė e flakė
Nga majatė me dėborė!
Hodhė syt' e panė malė
Dhe gjithė mė kėmb' u ngrinė,
Kur mė der u dha njė djalė,
Tha: "Rrėmet i math po vinė."
Se fjala kish marrė vrapnė,
Pa kishte mbushurė dhenė,
E hapi sa mundi ēapnė
Dh'e dėgjuan gjithė ē'qenė
Shqipėrija anembanė
Ish nė dasm' e nė gėzime,
Ditėn' e liris' e panė,
Qė e pritin pa durime.
O liri e shėnjtėruar!
Ėngjėlli i Perėndisė,
Erdhe me gėzim ndėr duar,
I dhe dritė Shqipėrisė.
Vallė kur do tė vish prapė,
E tė na sjellē atė ditė,
Pėrse rri pshjellė me napė?
Pa hiqe, tė shohėm dritė!
Mbreti posi Perėndija,
Ishte mbyturė nė dritė,
Rrij ndaj soje bukurija,
Edhe gjithė mirėsitė
Mejtohej si tė shpėtonjė
Mėmėdhenė nga mynxyra,
Ta ngrer' e ta lartėsonjė,
Edhe i qeshte fytyra.
Parėsin' e Shqipėrisė,
Qė i erdhi Skėnderbeut,
Ati' mbretit t'urtėsisė,
Mbretit trim tė mėmėdheut,
Ti ėngjėll, do tė ma thuash,
E tė m'i sjellē nė mėnt mua,
Dhe njė nga njė tė m'i quash,
Si ē'i ka ndėr mėnt tė tua.
Nga gjithė, q'erdhė, m'i parė,
Dukagjini, mbret i ndjerė,
Qė s'pat shok nėr shqipėtarė,
Dhe Zahari me tė tjerė,
Sicili nga vend' i tija
U nis e gjithė u derdhė,
Tė shumė si mizėrija
Skėnderbeut miq i erdhė.
Mėndjeshumi Araniti { Aranit Komneni }
Me shumė shokė tė ndjerė
Pej Vlore me vrap arriti,
Edhe tė tjer' e tė tjerė,
Tanush Topja dhe Gjon Shpata,
Tė parėt' e Shqipėrisė,
Erdhė edhe Lato Gjata
Ndė rrėmet tė parėsisė,
Edhe Maneshi nga Berati,
Moisi Dibrani burrė,
Shumė tė parė nga Mati,
Trima tė patrėmbur kurrė
Prens' i perėndishm' Urani,
Qė kish shum' emrė qėmoti,
Me burra nga Elbasani,
Edhe Boshdar Nartioti,
Palė Dushmani i ndjerė,
Dhe bukuroshi Gjon Kokė,
Njė i parė nga ēdo derė
E me shumė trima shokė.
Trimatė nga Malėsija
Erdhė me armė tė lara,
U ēkul gjithė Shqipėrija,
Kshu ishin kohėt' e para.
Gjithė erdh' e u gėzuan
Kur e panė Skėnderbenė,
Dhe me gas van' e qafuan
Si vėllezėrė qė qenė
Me zemrė tė dėshėruar
Mbreti tė gjithė i priti,
Me fytyrė tė gėzuar,
I qafoj e i gostiti.
Nė mest tė ati' rrėmėti,
Q'ishin mbledhur tė tėrė
E ish mbushurė qyteti,
S'kish ku yė hithnje gjilpėrė,
U ngrit mbreti i ndjerė,
Fjalėėmbėli zėbukur,
Araniti mendjegjerė,
Q'ish i hijshėm' e i dukur,
Gjithė trimatė pushuan,
Vunė vesh ndė fjalė mirė,
Plaknė me mėnt e dėgjuan,
Qė flit me shum' ėmbėlsirė.
Tha: "Vėllezrė shqipėtarė!
Ju miqthit' e Skėnderbeut,
Mbretrė, zotėrinj, tė parė,
Gjithė djemt' e mėmėdheut!
A e dini, sot, o shokė,
Rrezik i math nga Azija
Na ka ardhurė mi kokė,
Po s'poshtetė Shqipėrija;
Zot'i madh pastė lėvdatė
Qė nuk e la Shqipėrinė
Pa zot, pa mbret e pa atė,
Kurrė s'ja zbriti fuqinė,
Mbret i gjithė Shqipėrisė
Sot tė jetė Skėnderbeu,
Erdhi ng'an' e Perėndisė,
Tė shpėtonjė mėmėdheu;
Gjithė, ē'jemi shqipėtarė,
Kėtė zot pėr mbret ta njohim,
Dhe pėr tė math e tė parė,
Pa ashtu punė tė shohim;
Nė doni qė tė shpėtojmė,
Ēė tė thot' ajy tė bėjmė,
Fjalėn' e tij ta dėgjojmė
Dhe kurrė tė mos bėzėjmė.
Se turku kėrkon ta hedhė
Nė robėri Shqipėrinė,
Nė zi, nė brengė, nė zgjedhė,
Pa rreh ta bėnjė tė tinė.
Po nukė humb trimėrija,
Shqipėtarėt s'e harrojnė,
Do t'i ndritonj' urtėsija,
Se t'urtėtė kupėtojnė."
Kshu the, plak i perėndishmė!
Mbret' i ndjer' e i lėvduar!
T'ish njeriu i tanishmė,
Mase s'tė kishte dėgjuar;
Po ata tė gjithė ē'qenė,
Zotėrinjt' e urtėsisė,
E njohnė mbret Skėnderbenė,
Mbren' e gjithė Shqipėrisė,
Mbret mbi mbretėrėt tė tjerė,
Mbi gjithė ē'ishin tė parėt,
Mbret e trim e burr' i vlerė
Pėrmbi gjithė shqipėtarėt.
Gjithė pėrnjėherė thirrė
Parėsija dhe rrėmeti
Me gas shum' e me dėshirė,
Sa u tunt gjithė qyteti:
"Mbret i gjithė Shqipėrisė
Do tė jetė Skėnderbeu,
Edhe hij' e Perėndisė,
Q'i kish mallė mėmėdheu."
Paskėtaj tė gjithė ē'qenė
Mbledhur atje atė ditė,
E rrethuan Skėnderbenė,
Ajy nė mest posi dritė
Sė pari mbretėtė vanė
Edhe pleqtė e tė parėt,
Dorėn' e besėn' i dhanė,
Pastaj gjithė shqipėtarėt.
Papa edhe mbretėritė
E njohnė mbret Skėnderbenė,
Edh'e njohnė q'atė ditė
Mė tė math nga gjithė ē'qenė
Tė gjith' e vunė tė parė,
Kordhėtar' e Shqipėrisė,
Tė math mi gjith' ushtėtarė,
Se do t'i binin Turqisė,
Sa nder mori Shqipėrija,
Edhe ē'emrė shqipėtari,
N'ato ditėt tė atija,
Q'u bė nga gjithė m'i pari!
Ishte i par' i tė paret,
Edhe krej'i ushtėrisė,
Ball' i gjithė luftėtaret
Dhe i gjithė njerėzisė.
Skėnderbe, o jetėgjatė,
Mė nise kėngė dhe valle,
M'u zbavite dit' e natė,
Me miqthit' e tu u ēmalle!
Sa lodra e sa gėzime!
Sa gjahe dhe bredhj' e vrape,
Dhe kalori e dėfrime,
Derėn' e parajsės hape!
Kuajvet, qė hingėllinin,
Flak' u delte nga potkonjtė,
Dhe armėt' e lara ndrinin,
Me vrap nxitonin langonjtė.
O kohė qė nxiton shumė,
Poshtė kurrė nukė bije,
Po ikėn me vrap si lumė,
Ato qė merr, ku i shpije?
Shtrigė, kuēedr' e pabesė!
Ha djemthitė q'i pjell vetė!
Asnjė nukė munt tė mbesė
Pa ngrėn' ajo goj' e shkretė?
Edhe dielli, q'ep dritė,
Edhe hėna do tė vdesė?
Edhe yjtė nonjė ditė 
Do t'i hash me tė pabesė?
Evropa ishte e shuar
Edhe gjithė njerėzija
Nga frika ishte tmerruar,
Prit' shpėtim nga Shqipėrija.
Gjithė mbretrėtė qė qenė,
Shqipėris' i prunė besė,
Dhe mbren' e saj, Skėnderbenė,
E kishin tė par' e shpresė,
Ē'u bė emr'i Shqipėrisė,
Dhe liri e saj e ndjerė?
Ajo drit' e Perėndisė
Vallė mė s'vjen tjatrė herė?
Nė kurt kurrė Shqipėrija
Nukė hyri, e nė zgjedhė
S'e ka shtėnė Perėndija
Edhe nukė do ta hedhė,
Po kėrkon emrin' e vjetrė
Dhe nderė qė pat njėherė
E s'e kish nonjė vent tjetrė,
Zoti sėrish do ta bjerė.