HISTORI E SKĖNDERBEUT
                  (1898)

            V 


U ngrit fat' i Shqipėrisė
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhėn' e Asisė,
Duke ikur si i marri,
Me njė rrobėzė tė ēqyer,
Me fytyrė tė tmerruar
Dhe me gjak lyer e ngjyer
E me sy tė zgurdulluar;
Posi hije mori dhenė,
Duke ecur me vrap shumė,
Papo u hodh pėrtej denė
Si ajy q'ikėn nė gjumė.
U shėmbėllye me Gjonė,
Mori fytyrėn e tija,
Shtanė dhe zėn' e zakonė
Edhe u derth nga Syria.
Plaku me shkop duke shkuar,
Posi nata mori dhenė,
Pa vėndethit e uruar
Dh'erth e gjeti Skėnderbenė
Pa iu qas edh'e fėrkojti
Me mall shum' i mjeri atė,
Nė mest tė tendės qėndrojti,
I zi sterrė posi natė!
I ligur, i dobėtuar,
I grisur, i ēkatėrryer,
I shkretė, i varfėruar,
I qar' e i mallėngjyer!
Ish i venitur, i vdekur,
I rrithte si lumė gjaku,
Ishte pėrgjynjur' e tretur
Dhe dridhej i tėrė plaku!
Si ajy lipės' i gjorė
Qė ka mbeturė pa bukė,
Rri ndė shi e nė dėborė,
Ngjeshur i mjeri me zhukė!
Ahere kur fryn e bije,
Jeta ėshtė gjith' e qetė,
Reja dėborėnė shtije
Mbi dhet tė ftoht' e tė shkretė!
Ajo plakėz' e sėmurė,
Kur i vjen e zeza natė,
Pandeh qė s'gdhihetė kurrė,
Aq i duketė e gjatė!
Po kur kthehet sėrish vera,
Qė vjen me lul'e me fletė,
Dhe me tė mira tė tjera,
Bėnetė tjatėrė jetė,
Dita sa vjen madhėsohet,
E vė posht ahere natėn,
Pa tretet e dobėtohet,
Ngjan me plakė brengėgjatėn.
Bujku zė e lėron arėn,
Duke parė mirė motnė,
Heth mir' e bukurė farėn,
Pa shpresėn' e ka mė Zotnė
S'i mallėkon kurrė qetė,
Se ėsht' e madhe mėkatė,
Nuk' e do Zot'i vėrtetė,
Pa i quan mėm' e atė.
Kėthehetė prapė moti,
Po ēdo kohė ka njė shijė,
Ashtu e ka bėrė Zoti,
Q'i vu tė gjitha mė vijė.
Vinė, venė, sėrish vinė
Tė gjitha ē'janė nė jetė,
Pa vėre re njerėzinė,
Ta njohē fjalėn' e vėrtetė.
Qysh bije nė vjeshtė shiu,
Lumi qysh i vete detit,
Ashtu tė thotė njeriu
I derdheshin lotėt mbretit!
Posi rrėkeja i vinin
Dhe i mirrin krahėrorė,
Nga mjekėr' e bardh' i binin,
Qė e kishte si dėborė!
"Fle? i tha, o jetėgjatė! 
Nuk' e di se ē'ėshtė bėrė,
Ē'e gjet tė zinė tėt atė
E Shqipėrinė tė tėrė?
T'u shua fare shtėpia
Nga turqit' e mallėkuar,
Hyri ndė kurt Shqipėria,
Ėshtė shuar' e shkretuar!
Tyrqitė si egėrsira,
Armikėt' e njerėzisė,
Me mėnyra tė pėshtira,
Me dhelpėrit tė Azisė.
E muarrė Shqipėrinė
Dhe shkoj e vate lirija!
Prunė dėmn' e babėzinė!
Po mbretėron ligėsija.
Vėndet' e shumė i zunė,
I prishnė duke shkretuar,
Nė zgjedhė tė keq'e vunė
Shqipėtar' e varfėruar.
Ē'hoqi Shqipėriz' e gjorė,
Vashatė gjith' u pėrmblodhė,
Pėr tė mos rėnė nė dorė,
Nga shkėmbi pėrposh u hodhė.
Tėt vėllezėrė tė tėrė
Egėrsiratė i vranė,
S'tregonetė ē'kanė bėrė,
Gjė tė gjallė nukė lanė!
Fle ti, shpres' e Shqipėrisė?
Mėmėdheu tė ka shpresė,
T'i pėrzėsh mbren' e Tyrqisė,
Qė ia ka me tė pabesė.
Ti pėrpiqesh si i marrė!
Jakė nė mėnt e mos vuaj,
Murati po tė bėn varrė,
Armiknė tėnt mos e duaj!
Ati qė tė shoi shtėpinė
Dhe bėri rop shqipėtarė
E tė shkretoi Shqipėrinė,
Duke ndar' e duke vrarė,
Armikut tė Shqipėrisė
I bėn tė mirė nė jetė?
Errėsirės' sė Asisė
Qė tė la kėrcu tė shkretė!
Apo rreh tė marē Asinė,
Si Skėnder' i Math njėherė,
Tė ngrehsh kėtu mbretėrinė,
Pa ta lėsh nėpėr tė tjerė?
Ish i math me tė vėrtetė,
Mbi tė gjithė mbretėrojti,
Po pastaj fron' e la shkretė,
Mėmėdheu gjė s'fitojti.
Pirroja lėftoi Greqinė,
Edhe Romėn' e tė tjera,
N'Afrikė Evgjitėrinė,
Sindėkur ja pruri hera,
I dhan' emrė Shqipėrisė,
Po veē emėrin i lanė,
T'ish urdhėr i Perėndisė,
Ishin ndryshe vėndet tanė.
Burratė, qė pinin retė,
Botėnė nė dor' e vinin,
Muntnin njė themel pėrjetė
Vėndit tė tyre t'i shtinin.
Ty ta la rradhėnė moti,
Qė ta nderonē Shqipėrinė,
Fuqi mė tė dhėntė Zoti,
E bėfsh gjithė mbarėsinė!
Tė gjithė humburė venė,
Veē njė munt emrė tė lerė,
Qė lėfton pėr mėmėdhenė, 
S'mundohetė pėr tė tjerė,
Mėmėdheu tė ka shpresė
Qė ta nxjerē pej robėrie, 
Nėnė xgjedhė tė mos mbesė, 
T'i apē dritė si ka hije.
Qysh munt tė lėsh Shqipėrinė 
Nė kurt e nė tė kėqija 
E tė vuanē pėr Tyrqinė?
Ē'tė mirė pe nga Tyrqia? 
S'tė vjen keq pėr shqipėtarėt
E pėr Shqipėrin' e mjerė
E s'tė merr, biro, tė qarėt,
Qė humbi lirin' e nderė? 
Robėrin' e Shqipėrisė
Edhe gjėmėn' e tyt eti
Dhe mynxyrėn' e shtėpisė 
Qysh munt ta shohē, qė tė gjeti?
Gjakn' e gjithė Shqipėrisė
Tani ti je nėnė barrė
T'ia nxjerrē nga hundėt Tyrqisė,
Veē teje s'ka kush ta marrė.
Do tė lėsh nė kėtė jetė 
Nj'emrė shumė tė uruar
E njė dritė tė vėrtetė,
Q'ajo kurrė s'ka tė shuar.
A mė sheh ti mua plaknė?
Tė qenkėsha si ti djalė,
Muratit i pinja gjaknė,
Sot s'gėnjehesha me fjalė,
Tė shoh vėllezėrit vrarė,
Shtėpinė time tė shuar,
Shqipėrin' e shqipėtarė
Tė lidhurė kėmb' e duar!"
Kėshtu tha, dhe posi era
Iku duke qar' i gjori
E dolli me vrap nga dera,
Ajy qėnėke Mėnttori!
Skėnderbeu u tmerrua,
Dhe zėmėra q'e kish trime,
Ju doq e ju pėrvėlua,
Ju bė cop' edhe thėrrime.
Me tmerr e me breng' u xgjua,
Burr' i math e trim i mirė,
Dhe ndėnj pak' e u mejtua,
Kur sheh qė posa ish ngdhirė
Qiellin' e kishin zėnė
E gjithė qarkunė retė,
Dukej sikur kishte rėnė
Njė zi e madhe ndė jetė.
Derėn' e tėndės' e hapnė,
Njė kalorės po thėrriste,
Kali kishte marrė vrapnė,
Ajy, sa mundte, bėrtiste.
Vinte nga kryeqyteti,
Nga Adrinopoj' e shkretė,
Sillte kartėnė nga mbreti,
Qė s'kish fjalė tė vėrtetė.
Skėnderbeu e kėndojti,
E mori vesh pabesinė
Dhe njė shėrbėtor dėrgojti
E thirri vetė njerinė
I tha: "Kartė pse s'mė prure 
Nga im at', apo s'tė dhanė?"
At'i ra tė zi pej ure
Posa i zu ngoje t'anė,
Po e mblodhi, s'u rrėfye,
Tha "Vetėm kėtė mė dhanė"
Edhe fytyra ju kthye,
Djersė tė ftohta i ranė.
I tha: "Po nga Shqipėrija
Nonjė fjalė s'ke dėgjuar?"
Ajy mbloth supat e tija,
Dhe vu dorėn nė krahėruar.
Skėnderbeu tha: "Ē'mė thua?
Tim vėllezrė s'i ke parė
Dhe s'tė thanė gjė pėr mua?
Kėjo punė s'ėsht' e mbarė."
Ajy me gjuhėt tė trashė
Tha: "S'i njoh, t'u ngjattė jeta!
E s'tė them dot se i pashė,
Se s'pshihetė e vėrteta."
Trimi mė tej nuk' e shpuri,
Po qėndroj e u mejtua,
Ėngjėlli ndėr mėnt ja pruri
Dhe lott' i vanė si krua.
Mė s'ndenj, po qė atė ditė
Mblodhi pleqt' e parėsinė
Urdhėroj, bėnė gatitė,
Tė parė la njė tė tinė.
E dėgjuan ushtėtarėt
Qė ikėnte Skėnderbeu,
Pa gjith' i mori tė qarėt,
Thanė "Tė na pikė dheu!"
Mė nesėret gjith' u ngrinė,
Edhe pleqt' e parėsija
Skėnderbeut po i vinė
Brėnda nė tėndėt tė tija.
Ajy ish ngritur pa ngdhirė,
Kishte zėn' e po mejtohej,
Punėtė s'i gjeti mirė,
Pa zėmėra i pėrvėlohej.
Kur ata nė der' u dhanė
Tė vrėnjtur e tė helmuar,
Tė gjithė afėr i vanė
Me fytyrė tė tmerruar!
Popo, ish bėrė zapati!
Mynxyr' e madhe kish ngjarė,
S'kish mbetur njeri nga ē'pati,
Ē'gjė t'i thoshinė mė parė!
Pėr vėllezėr' a pėr mėmė,
Pėr t'an' a pėr Shqipėrinė,
Nuk' ishte njė e dy gjėmė,
I kishin mbyllur shtėpinė!
Desh t'i thosh atė Sandushi
Nga gjithė ē'qenė mė parė,
Po sytė me lot i mbushi
Edhe u mbyt duke qarė.
Skėnderbeu: "Pse s'mė thoni?"
U tha, "Shokė! Ē'ėshtė bėrė?
Tė gjitha tė m'i tregoni!
Mos bėhi si gra tė tėrė!"
Pastaj tė tėra ja thanė
Me vaj e me mallėngjime,
Mijėra rrufe i ranė
Nė atė zėmėrėn trime!
Tė gjithė shokėtė qanin
E mė shumė shqipėtarėt,
Ngashėrimėnė s'e mbanin,
Nuk' e prisnin dot tė qarėt.
Skėnderbeu ish mahnitur,
I dridhej buza dhe qante,
Rrufet' e kishin goditur,
Lottė mė s'mundte t'i mbante.
Ajo zėmėr' aqė trime,
Qė s'doj tė dij nga shigjeta,
Nga tė tilla hidhėrime
U munt far'e ju nxi jeta.
Kish shpresė tė vij njė herė,
E t'i gjen si i kish lėnė.
Popo, njeriu i mjerė!
S'kemi gjė nė dorėt tėnė!
Skėnderbeu s'pėrdėllehej,
Ra nė sėmundj'e nė lėngime,
Shėndeti mė nuk' i kthehej,
Ish ndė eth'e ndė rrėnkime.
Ndėnji tre a katrė muaj
I sėmur' e nė shtrat rėnė,
Nė vėnt tė larg' e tė huaj
Shkoj me brengė disa hėnė.
Si mori mirė shėndenė,
Zgjodhi nga gjith' ushtėrija
Sa shqipėtarė qė qenė
E tė pakė nga Azija,
Papo u hoth nė Evropė,
Erdhi nė Adrinopojė
Me zėmrė mijėra copė,
Qė s'tregonetė me gojė.
Gjithė bota nga qyteti,
Sa e njihnin e s'e njihnin,
Si mizėrija, rrėmeti,
Duallė jashtė ta shihnin.
Njė t'atillė trim' e burrė,
Gjithė njerėzit' e donin,
Se shok s'kish pasurė kurrė, 
Papo me gisht e tregonin.
Ishte trim posi dragua,
Kish mėndjen' e urtėsinė,
Ish i bukur si pallua,
Kish me vehte Perėndinė.
Kur u poqnė me sulltanė,
E priti mirė si djalė,
E vuri dhe ndenji pranė,
Pa i tha t'ėmbėla fjalė,
Po tė gjitha ato fjalė
Tė rrem'e pėr faqe qenė,
Rrodhė tė tėra si valė
S'e gėnjeu Skėnderbenė.
Tha: "Je shtyll' e mbretėrisė,
Me ty mbahetė Turqija,
Je fuqi e Perėndisė,
E di vetė Perėndija.
Nga mynxyratė qė ngjanė,
M'erdhi mė shumė keq mua,
Qė i pata kėtu pranė,
Zėmėra, m'u pėrvėlua!
Po njė punė q'ėsht' e thėnė
E vjen nga Zot'i vėrtetė,
Nuk' ėshtė nė dorėt tėnė,
S'i gjėndetė bar nė jetė.
Tani mos del nga qyteti,
Se s'kemi nevojė kaqė,
Armik pothua s'na mbeti,
Me tė gjithė kemi paqė
Edhe vetėm mos mė lerė,
Kur tė kesh volinė, jakė
E mė piq ngandonjėherė,
Tė rrim' e tė flasim pakė
S'dua tė mėrgohesh meje,
Se unė tek ti kam shpresė,
Njeriu tjatrė veē teje,
Nė jetė nuk' i sjell besė
Mė pastaj nė dashtė Zoti,
Nė u bėftė si them unė,
Si tė mbarohetė moti,
Kam mejtuarė njė punė,
Tė tė bėnj mbret e tė parė,
Si i kam thėnė tyt eti,
Pėrmi gjithė shqipėtarė,
Se froni sot ty tė mbeti."
Kshu tha, po ja kupėtonte
Skėnderbeu djallėzitė,
Bėhej sikur i besonte
Dashurin' e miqėsitė.
Kohė nė qytet qėndrojti,
S'delte fare nga shtėpija,
Murati ē'kish bėr' i msojti
Tė gjitha nga miqt' e tija.
Tė vėllezėrit' i vinin
Nė ėndėrrė, edhe plaku,
Kundrejt si hije i rrinin,
Si krua u rrithte gjaku!
Skėnderbeu kohė priste,
Edhe volinė kėrkonte
Sulltan Muratnė ta vriste
Edhe fronė ta rrėzonte,
Tė hiqte kordhėn' e gjatė,
E t'i bij sa kish fuqinė,
T'ja bėj krahėrorė govatė
E t'i nxirrte mushkėrinė,
Apo ta shtinte nėr duar
E posi berrė ta therte,
A ta shkelte nė krahėruar
Edhe shpirtinė t'i merrte,
Posi ujku qen' e plakur,
Qė s'i kanė mbetur dhėmbė,
E zė dh'e ngorth pa pėrgjakur,
Duk'e xhvaturė me kėmbė!
M'anėt tjatėrė Murati
Kishte soje frikė shumė,
Synė hapėt si lugati
E mbante edhe nė gjumė!
Papo nėnė dhet punonte
Me djallėzi nat' e ditė,
Varrė Trimit i rrėmonte,
Po s'i shkonin djallėzitė.
Ndėr kėto gjėndej Murati,
Po s'ja kishte ėnda vrapnė,
E mė s'i dha kohė gati,
Luftatė sėrish u hapnė.
Hynjadhi, mbret i Vllahisė,
Qė kish dhe Transillvaninė,
Vlladislla i Polonisė,
Q'ish bashkė me Ungarinė,
Ju lėshuanė Turqisė
Tė dy bashkė menjėherė,
Nė rrėmet tė ushtėrisė
U pėrzjenė dhe tė tjerė.
Murati mbloth ushtėritė
Me mijė si mizėrija,
Edhe bėri ēpejt gatitė,
Sindėkur e kish Turqija.
Pa nukė bėri tė parė 
Skėnderbe burrėn' e trimnė
Mbi tė gjithė luftėtarė,
Q'e kish gjithėnjė fitimnė
Po Muharrem benė nisi,
Q'ish njė turk i tėmerruar,
Dhe i trashė posi lisi,
E dėrgoj pėr tė lėftuar,
Pastaj ndėnj e u mejtua,
Rreziknė e kupėtojti,
Vet'hesė ju zėmėrua
Pėr tė parin qė dėrgojti;
Thirri tė birė, Mehmenė,
I tha: "Si ja shtie unė,
Tė dėrgojmė Skėnderbenė,
Muharremi s'bėn dot punė
Po tė mos ta bėnj tė parė,
Vetėm ndihmės le t'i jetė,
Qė tė vejė puna mbarė,
Shum' urdhėrė tė mos ketė.
Armikėtė Skėnderbeu
Do t'i muntnj' a vritet vetė,
Kėjo punė mė pėlqeu,
Se del mbroth, sido tė jetė."
Kėto tha dhe ēoj Mehmenė,
Me fjalė tė rreme shumė
Ta gėnjente Skėnderbenė,
E pandehte q'ish nė gjumė.
Me tė mbaruar Mehmeti,
Skėnderbeu u mejtua,
Pa tha "Kur urdhėron mbreti,
Mos mė pyet fare mua."
Kshu tha dhe nė pakė ditė
Burri trim e zot' i mirė
I mbaroj gjithė gatitė,
U nis me shumė dėshirė
Sa shqipėtarė qė qenė,
Nėpėr ushtėrit i zgjodhi,
Dhe tė nipnė Hamza benė,
E tė tjerėt gjith' i mblodhi;
Mori dhe turq' e tė tjerė
Ngaha kombet e Azisė,
Sindėkur e bėn' ngaherė
Pėr sulmėt tė ushtėrisė.
I hipi burri trim kalit
E mori nė dorė frenė,
Si dielli majė malit,
Kur del e xbukuron dhenė
E la pėr jetė qytetnė,
Ndjeu thelbin' e gėzimit,
Lėshoj kalėn, mori dhenė,
Shokėt' i ranė pas trimit.
Pa njė ditė ndaj mėngjesi
Dolli mė njė vent tė lartė,
Zoti zėmrėnė ja ndezi,
Erth e ju bė fjesht e zjarrtė!
Pa malet e Shqipėrisė,
Qė ndė vogėl'i kish parė,
Nė kohėzėt tė lirisė,
Pa ndjeu nė zėmrėt zjarrė, 
Njė gas qė nuk' e kish ndjerė
Qė kur lindi, gjer ahere,
Kurrė ndonjė tjatrė herė,
I erdhi me shumė ndere,
Ishte plot me ėmbėlsirė,
E kish njė tė naltė ndjenjė,
T'uruarė e tė mirė,
Tė vyer' e pa rrėfenjė.
Shtu syt' e pa mėmėdhenė,
Lott' i vanė si burimi,
Sa shqipėtarė qė qenė
Qanė gjithė nga gėzimi.
Kur n'atė koh' i vjen Mari,
Marrė fytyrė njeriu,
Edhe gjuhė shqipėtari,
Veshur si bari syziu.
Mbante krrabėnė nė dorė,
Syn' e zi e kishte pishė,
Fytyrėnė si dėborė,
Sterrė kėsul' e kėmishė!
Ishte posi djalė mbreti,
I kish dirsurė mustaqja,
Gush' e tij si shkumbė deti,
Posi trėndafili faqja.
Tha: "Zotėrinj shqipėtarė!
Luftėnė q'u bė e patė?
Hynjadhit i vate mbarė,
Turqet u dha shumė datė!
Nuk' e patnė Skėnderbenė,
T'i nderonte kėtė radhė,
Tė shumėt kafshuan dhenė,
S'e hangrė dot me Hynjadhė
Nėpėr fushat kanė rarė
Ca mė bark e ca mi krahė,
Tė plagosur' e tė vrarė,
Bėrė tė varfėrit rrahė!
Tė pakėtė qė shpėtuan,
U kthyen' e zunė vrapnė,
Tani posa kapėtuan,
Posi zoqtė u pėrhapnė,
Tė tėrė muarrė dhenė,
Njėri tjatėrin s'e panė,
E shihni Muharrem benė?
Krye tė par' atė kanė,
Pėrtej nė rrėzėt po shkojnė,
Sindėkur i kanė thyer,
Ikin me nxit e s'vėshtrojnė,
E kanė pėr tė rrėfyer!"
Skėnderbeu duke parė
Turqit' e Muharrem benė
Tė prishurė e tė vrarė,
Dhe gjaknė qė mbyti dhenė,
Sa s'ishinė shqipėtarė
I hoqi gjithė mėnjanė,
U tha: "Hiqi ju mė parė,
Nga tė tėrė shokėt tanė,
Tė piqni Muharrem benė
E gjėkundi mos e lini,
Gjersa tė zėrė qytenė,
Ikėni e mė mos rrini."
Tha kshu, dhe ata u ndanė,
Duallė nga ushtėrija,
Kuajtė me vrap i nganė,
U ra pas dhe kėmbėsija.
Ahmeti tha: "Skėnderbeu
Pse i ndau shqipėtarėt
E neve vetėm na ktheu,
Po nxitojmė si tė marrėt?!"
Kshu tha, pastaj u mėrguan,
Shqipėtarėt vetėm mbenė,
Qėllimet i kupėtuan.
Po shikonin Skėnderbenė.
Skėnderbeu u gėzua,
Shqipėtarėtė i mblodhi,
I vėshtroi posi dragua,
Trimėri nė shpirt u hodhi,
Duke u thėnė:"Shqipėtarė!
Vdiqmė a jemi tė gjallė?
S'jemi ne q'ishim mė parė?
Kjo prapėsi ē'ėshtė vallė?
Tė lėftojmė pėr Tyrqinė
E tė lėmė mėmėdhenė,
Tė harrojmė Shqipėrin
Tė vrasim vetė vethenė!
Tė vuajmė pėr Tyrqinė!
S'shihni tyrqit ē'na punuan,
Gjaknė duan tė na pinė!
Shpirtin tė na marrėn duan!
Turp i math e turp pėrjetė
Tė bjerė kshu Shqipėria!
Tė mbesė pa zot, e shkretė!
Tė urdhėronjė Tyrqia!
Ta prishnj' e ta varfėronjė,
Nė rrezik tė math ta hedhė,
Ta ndynj' e ta dobėtonjė,
Ta mundonjė nėnė xgjedhė!
Si foshnjatė na gėnjeu
E me djallėzi na shturi,
Gjithė ē'kishim i rrėmbeu,
Nė dorė, si desh, na vuri!
Mė dobėtoi Shqipėrinė,
Mė vu nė kurt shqipėtarė,
Ma mbylli fare shtėpinė,
Nukė mė la fis e farė!
Tani duhetė ta themi:
U ndothmė fare nė gjumė,
Si tė vegjėlit i rremi
Na qeshi, na qeshi shumė!
Po paskėtaj tė mė shohė,
Se arriti dit' e mbarė,
Pėr sė ēpejti do ta njohė,
Do ta njohė shqipėtarė!
Nė millt shpatėn s'e vė kurrė,
Pa dėbuarė Tyrqinė!
Tė vinjė kush ėshtė burrė
Tė shpėtojmė Shqipėrinė!
Ē'e dua unė vet'henė 
Me turpit tė Shqipėrisė,
Nuk e shoh dot mėmėdhenė
Nėnė xgjedhėt tė Tyrqisė!"
Kush ėshtė bir shqipėtari,
E ka pjesė trimėrije
Sot njė flakėzė pej zjarri,
Nė zėmėr' i zbret Perėndije."
Kėshtu tha me zė tė zjarrtė
Trim i bukur Skėnderbeu,
Zėmrat' i dogji si kartė
Tė tėrė i mallėngjeu.
Kėto fjalė shqipėtarėt
I bėnė mė shumė trima,
Gjithė s'mbanin dot tė qarėt
Q'u vinte si vetėtima;
Posi deshtė me kurorė
E rrethuan Skėnderbenė
Me rradhė muarrė dorė,
Lidhė bes' e bėnė benė.
Me fuqit tė Perėndisė
Mari ngul krabėn e tija,
Hap fjamurn' e Shqipėrisė,
Thotė: "Rroftė Shqipėrija!"
Fjamurit gjithė ju falė
Me shumė gas e me shpresė,
Duke thėnė disa fjalė
Tė urta me besa-besė.
Burri trim u fal me Zonė
Me zėmėrė tė ndrituar
E mė nukė mbeti vonė,
Po kur e panė kaluar,
Kur hingėllinte Bardhushi,
Q'ishte i math e i lartė,
Me flakė gazi ja mbushi
Zėmrėnė, q'e kish tė zjarrtė!
Fluturoj posi fajkua,
S'shkelte mbi dhe, po ndė erė,
E rrėfenin si pallua
Leshratė dhe bisht'i gjerė!
Dėgjoj q'erdhi Skėnderbeu,
Rrodhi gjithė Shqipėrija,
Ngriti krye mėmėdheu,
Pru lirinė Perėndija!
Zokn' e mjerė kur e vėnė
Nė kuvli, qysh varfėrohet,
As ha as pi, as nxjerr zėnė,
Po unj kokėn' e mejtohet,
Si ajy q'e kanė vėnė 
Nė burk e nė tė kėqija,
Ndė hekura duke shtėnė,
Pa i digjet mushkėrija,
E kur shpėton nga kuvlija,
Qysh fluturon me gas shumė,
I bėhetė zėmėr' e tija,
Q'e ka tė butė si brumė,
Ashtu edhe Shqipėrija
Anembanė u gėzua,
Dhe djalli e djallėzija
U pėrmbys e u mėrgua.
Erdhi si vera lirija
Edh'e nderoj Shqipėrinė,
Dha urdhėrė Perėndija,
Pa e shpėtoj njerėzinė.
Si shqerratė kur kėrkojnė
Mėmatė me blegėrimė,
Rreth e rrotullė vėshtrojnė,
Me njė sy si vetėtimė,
Ashtu edhe Shqipėrija
Po e kėrkonte lirinė,
Pa ja fali Perėndija,
I dha gjithė mirėsinė.