HISTORI E SKĖNDERBEUT
                    (1898)

            IV 


Gjoni dėrgoj shumė herė
Njerės nė Adrinopojė,
Kėrkoj djemtė mbret' i mjerė,
Se kishte mall e nevojė
Po sulltani i pėrgjigjej
Sot e nesrė, pas zakonit,
Nat' e ditė po i digjej
Zemėr' e varfėrė Gjonit.
Nė Evropė kish dėrguar
Njerės e ndihm' u kėrkonte,
Po s'e kishinė dėgjuar,
Se njeri s'doj tė lėftonte.
U tha: "Tė bėhemi shokė
E ta pėrzėmė Turqinė,
Kemi armiknė mi kokė,
Po tė bėjmė miqėsinė."
Evrop' e shkret' atėherė
Ishte pėr djall' e pėr lumė,
Priste Ruson' e Volterė,
Ta zgjuanin ng'ajy gjumė:
Kokėn nė trastė ta vėnė
Disa njerės tė vėrtetė,
Pa ta bėjnė si e bėnė,
Tė lulėzuar pėr jetė.
E kish mbuluar fe-zija,
Njeriu s'e doj njerinė,
Mbretėronte e padija,
Nukė ishte si taninė.
Shqipėtarėtė punojnė,
Gjith' ata kombet' e shuar
Pėrpiqenė qė t'i zgjojnė
Ng'ajy gjum' i mallėkuar.
Gjon'i gjorė u mundua,
Po ndihmė s'gjet dot gjėkundi,
Sa u plak, u dobėtua,
Pa ra e vdiq mė sė fundi!
Murati posa dėgjojti,
Qė mbet pa mbret Shqipėrija,
Gjithė ē'kish thėn' i harrojti
Dhe dolli nga njerėzija;
Fjalėn s'e mbajti Murati,
Me tė pabesė punojti,
Dorėnė me vrap e zgjati,
Shqipėrinė e shkretojti!
Vėllezrėt e Skėnderbeut,
Q'ishin nė Adrinopojė,
Lark shtėpis' e mėmėdheut,
S'i lanė tė hapnin gojė,
Po tė tėr' me vrap i zunė,
Me njė tmerr tė keq i mblodhė,
Pa nė burg tė thell' i vunė,
Edhe hekurat' u hodhė!
Pastaj dėrgoj Xhybelinė,
Q'e kish tė math e tė parė,
Pėr tė marrė Shqipėrinė,
Me njėzet mij' ushtėtarė.
Shqipėtarėt pisk e panė,
Se kish djemthitė Murati,
Ng'ajo frikė nuk' u ranė,
Mos i vriste dorėgjati.
Hyri armiku nė Krujė
Edhe zuri Shqipėrinė,
Vendi gjith' u bė rrėmujė,
Njeriu harroj njerinė!
Ish thėnė vallė nga Zoti
Kėjo pun' e mallėkuar?
Mot' i zi, mot' i verbuar!
Opopo, Zot i vėrtetė,
Qė ke ligė mirėsinė,
Qysh munde ta shohē nė jetė
Ndė robėri Shqipėrinė?!
Mbretėresha qė pa fatnė,
E gjith' ato hidhėrime,
U hoq, vate zuri Matnė
Me lot e me mallėngjime!
Ėshtė keq njerith' i mjerė
Kur ka qėnė si desh vetė,
Pastaj bije menjėherė
E s'i mbetet gjė nė jetė!
Po shumė trima me besė
Pas mbretėreshės' i ranė,
Pa ngushėllim e pa shpresė
Edhe vetėm nuk' e lanė.
Katrė nga vashat' e tija
Mbreti vet' i kish martuar,
Pa nxjerrė nga Shqipėrija,
Dhe m'e vogėla ish vluar.
Mbretėresh' e gjorė rrojti
Sa arriti dhe atėzė,
Me njė trim burr' e martojti,
Q'ish e bukur si thėllėzė.
Rroj', se vėrtet s'e harrojnė
Helmin' e zi kurrė gratė,
Po bashkė mė atė rrojnė
Tė pandarė dit' e natė.
Helmin nė zemėr' e pshehin
Edhe me tė pėrdėllehen,
Armiknė mik e pandehin,
O, tė gjoratė ē'gėnjehen!
E burratė nuk' e qasin,
E njohėn mė mir' armiknė,
Papo duanė ta vrasin,
Andaj e gjejnė rreziknė.
Mbretėresha ish drobitur,
Ra nė sėmundj'e nė lėngime,
Posi dritėz' e venitur.
Nat' e dit' ish nė mejtime,
Se la plėnkn' e la shtėpinė
Edhe gjithė ē'kish nė jetė,
Humbi djemt' e mbretėrinė,
Mbet e varfėra e shkretė!
Pa u tret e u kullua
Dhe zėmrėn' e pėrxhėlliti,
U doq e u pėrvėlua,
Syn' e bukur e veniti.
Qė kur u nda, mė s'qe thėnė
T'i shihte me sy nė jetė,
Mė nuk' ua dėgjoi zėnė,
Po mbet kėrcurez' e shkretė!
Dit' e bardhė iu bė natė,
Nat' e tmerruar' e sterrė,
U bė njė plakėz' e thatė,
E jeta iu bė skėterrė.
Mejtonte djemt' edhe qante,
I dridhej buza sė mjerės,
Lott' e saj s'muntte t'i mbante,
Ishin si breshėr' i verės.
Ah! o jet' e shkreta jetė!
Qė s'qėndron mė njė, po ndrohesh,
Je e rreme, s'j'e vėrtetė,
Vet'e vete, pa ndryshohesh!
E mėson njerin' e mjerė
Tė heqnjė e tė duronjė,
Tė ngrihetė e tė bjerė
Dhe tė parat t'i harronjė.

Dimėri kish shėmėtuar
Faqen' e dheut q'ish tharė,
Moti, q'ishte egėrsuar,
Kish fishkur lulet' e barė.
Shpestė ishinė tė qetė,
As lėvrinin, as kėndonin,
Kishinė zėnė foletė,
Dridheshin edhe rėnkonin,
E retė sterrė tė zeza
Dhen' e kishinė mbuluar,
Q'ish i bardhė posi veza,
Nė mest tė tyre qėndruar.
Gjė e gjallė s'pėpėrinte,
Jeta gjithė ishte shuar,
Ish thėllim e frynt' e binte,
Bota ishte e shkretuar!
E bukura ishte kthyer
E kishte zėnė verinė
Edhe prap' e kish gėnjyer
Tė bukurin, ditėzinė
Dhe Afėrdita nė verė
Hipėn sipėr' e zė malė
Edh'e dėrgon Shtun' e mjerė
Nėpėr veri me njė fjalė
Nė dimėr' e nė dėborė
Vetė vet'e zė verinė,
Ahere Shtunit tė gjorė
I ep mal' e arratinė.
Ajy e kėrkon ta gjenjė,
Pa shėndin e shpreh ta pjeknjė,
E ajo rreh ta gėnjenjė,
Zėmrėnė vėshtron t'i djeknjė,
Andaj kurrė s'e ka pjekur,
Si ajy qė kėrkon fatnė,
E ndjek, po nuk' e ka gjetur
Kėmbėdjall' e sylugatnė.
Afėrdita zu verinė,
Dimėri e pushtoi dhenė,
Shtuni mori malėsinė,
Dhe qielli lėshoi renė
Syri mė s'tė shihte qiell,
Yll a hėnė nukė shihej,
As ditė, as drit', as diell,
Ishte nat' e dita s'ngdhihej.
Kur munt errėsira dritėn,
Dhe nata si qen' i qetė
E kafshon edh'e ha ditėn,
Ē'tė mira tė shohē nė jetė?
Udh' e dyer ishin zėnė,
E drurėtė kishin ngrirė,
Njė zi e keqe kish rėnė,
Gjithė botėn' e kish mpirė
Jeta ishte nė pushime 
Edhe dukej e tmerruar,
Kulloninė hidhėrime,
Vdekja gjith' i kish mbuluar!
Qielli me Perėndinė,
Hedhurė cipėn' e zisė,
Po qante pėr Shqipėrinė
Qė humbi vahn' e lirisė.
Njė natė tė tėmerruar,
Qė ia kish thurur dėbora,
Mbretėresh' e dėshėruar
Ishte keq pėr vdekj'e gjora!
Kish kėnduar gjel'i parė,
Po kėndonte gjel'i dytė,
Buz' e shkretė i ish tharė,
Po kur hapi tė dy sytė!
"Djemtė!" tha dhe psherėtiti
Dhe rreth e rrotull shikojti,
Sytė pėrpjetė i ngriti,
Pa e la jetėn' e shojti!
E! po pėrse Perėndia
Mbretėreshės' i dha vallė
Kaqė shumė tė kėqija?
E pati shkruar nė ballė?
Mėngjezi e gjeti vdekur
Posi njė thėngjill tė shuar,
Ftohur' e bėrė si hekur
Edhe tretur' e kulluar.
Dukej brenga qė kish hequr,
Nė buzėt tė pėrzhėlitur,
Dhėmbj' e zėmrės i kish mbetur
Mbi syt, q'ishte i venitur!
Jeta kėrkon ta mundonjė,
Po vdekja s'e lė njerinė,
Papo i vjen ta shpėtonjė,
Dhe s'ia dinė mirėsinė!
Mė nestrėt hapnė dėborėn
Edhe mihnė dhen' e shkretė,
E vunė nė varrt tė gjorėn,
E mbaroi tė zezėn jetė!
Vashatė mbenė pa mėmė
Dhe pa vėlla e pa atė,
U erth' gjėmė pėrmi gjėmė,
Dit' e tyre u bė natė!
O Adrinopoj' e shkretė!
Q'ishe fron' i ligėsisė,
Njė emrė tė keq pėrjetė
Ke marrė ndaj njerėzisė
Se ty se pari tė zunė
Njerėzit' e mallėkuar,
Gjithė tė ligat' i prunė, 
T'i hodhė nė krahėruar! 
Si mjer' ata, qė i zinin!
Kurrė s'kishinė shpėtime,
Ndėr thonjt tė tyre i vinin,
E mė s'lininė kursime!
Skėterr' e jetės' ish burgu,
Se kishte shumė mundime,
Dhe ajy qė hynte, murgu,
Bij nė helm' e nd'idhėrime!
Ish nė t'errėt nat' e ditė,
Gjė s'shihte e gjė s'dėgjonte,
Nukė shihte kurrė dritė,
Jetėn nė tė zez' e shkonte!
Ishin ca tė mallėkuar,
Vinin rrotull n'errėsirė,
T'egėr' e tė tėmerruar,
Mundonjės e tė pėshtirė!
Kėmbėzbathur, kėrsinjthatė
E shumė tė shėmėtuar,
Lakuriq e mjekrėgjatė,
Pa zėmrė nė krahėruar;
Gjithė gėrxhe kok' e tyre
Nga rreckat' e nga lėveret,
Me fytyrė prej mynxyre,
U vininė rreth tė mjerėt!
Kishin nėpėr breza thika
Dhe ndėr supa kordhe vartur,
T'i shihnje tė merrte frika,
Ndjenje nė zemrė tė mardhur!
N'emėrit tė Perėndisė
N'atė vėnt tė mallėkuar
I faleshin djallėzisė
Duke larė kėmb' e duar!
Muret' e burgut tė errėt,
Gjak edhe helmė kullonin,
Mjerė kush hyn nė skėterrėt,
Egėrsirat' e mundonin!
Atje brėnda gjente djallė
Dhe mundime tė kėqija
Mė nukė delte i gjallė,
Atje mbretėronte zija!
Ca pėr jetė i mundonin,
I vrisninė ca tė tjerė,
I mbytnin' e i helmonin,
A i therrninė si berrė
Prensėrit e Shqipėrise,
Vėllezėrit e Skėnderbeut,
Q'ishinė penk ndaj Turqisė,
Edhe shpres' e mėmėdheut,
Ata mė shum' i munduan
Nė burgut, q'i kishin vėnė,
Se fron' e t'et e kėrkuan
Pas fjalėsė qė qe dhėnė.
Njė natė tė tre i zunė,
Njė e mbyn' e njė e helmuan;
Mė tė madhė posht' e vunė,
E pren' edh'e copėtuan!
Me tė pabesė e pati,
E gjettė me Perėndinė!
Ku kish bes' e fe Murati,
Qė shtu nė lakt Shqipėrinė!
E pėrmbysi Shqipėrinė
Dhe shtėpin' e mbretėrisė,
Edhe pruri ligėsinė
E djallėzin' e Azisė.
Tė parėt s'i lij nakari,
Qė kishin mė Skėnderbenė,
Thoshin': "Erdhi shqipėtari,
E na vu nė dorė mbrenė
Tė gjithė na la pas soje,
E dolli vetė nė ballė,
Neve njeri s'na zė ngoje,
Sa tė jet' ajy i gjallė."
Zunė ta bintninė mbrenė,
Sicilido tjatrė fjalė
I thoshte pėr Skėnderbenė
Edhe kėlliste njė halė.
Me fuqit tė dhelpėrisė
Donin ta humbnin pėrjetė,
Pas mėnyrės' sė Turqisė,
Qė tė ha si qėn' i qetė.
I thoshinė: "Skėnderbeu
Ėshtė njeri i pabesė,
Zotn' e math tėn' e gėnjeu,
Dh'e shtu me lajka nė shpresė
Mos pandeh kurr' e mos thuaj,
Se pėr ne nukė pėrpiqet
Njė njeri, qė ėsht' i huaj;
Ėsht' armik, po si mik hiqet;
Edhe sot e kėtė ditė
S'i pėlqen njerėzit tanė
E mban gjithnjė tė titė,
Shqipėtarėtė ka pranė
Mban rrobėn' e Shqipėrisė,
Ėshtė shqipėtar i tėrė,
S'ėshtė miku i Turqisė,
Kėmbėn' e t'et rreh tė zėrė.
Nuk' e do kombinė tėnė,
Punėt tona s'i pėlqejnė,
Njė tjatėr' udhė ka zėnė,
Si na thon' e na rrėfėjnė.
Sa ka trima e tė parė,
Qė i ka me nder e shokė,
Janė gjithė shqipėtarė,
Q'i mban pėr vdekj'e pėr kokė.
E mori gjithė Sirinė,
Dhe bota sindėkur thonė,
Kėrkon ta bėnjė tė tinė,
Edhe ta ngrehnj' atje fronė,
Pandaj pėrpiqet e vuan,
Ka synė te mbretėrija,
Ushtėtarėt shum' e duan,
S'dalinė nga fjal' e tija.
Froni yt nuk' ėshtė mirė,
Sa tė jet' ajy i gjallė,
Po ki pėr neve mėshirė,
Se pastaj mė t'i kesh mallė."
Kėto fjalė vėnt i bėnė
Muratit, dhe po mentohej,
Ethetė nisnė ta zėnė,
Fytyra zu t'i ndryshohej.
Thosh: "Mos marrė Arabinė,
A mos vinj' e marrė fronė,
A tė zėrė Shqipėrinė,
E ma bėn sindėkur thonė!"
Doj ta vriste po s'kuxonte,
Se ushtėtarėt' e donin,
Kish frikė mos e pėsonte,
Ngriheshin' e ja kėrkonin.
Pastaj tha me mėnt tė tija:
"Tani pėr pakė ta lemė,
Po sė shpejti nga Sirija
Me njė mėnyrė ta ngremė.
T'i shkruanj: "Shum' u mundove,
Mė paē uratė, matanė,
Asinė tani e shtrove,
Dua tė jesh kėtu pranė
Tė vinē, se munt tė na ngjanjė
Nonjė luftė mė kėt' anė,
Vendin' aty le ta mbanjė,
Njė nga tė parėt qė janė"
Ta sjell kėtu e tė mbesė
Ca kohė n'Adrinopojė,
Ta mbanj me fjal' e me shpresė
Edhe ta lė ndė nevojė
Sa tė humbasė fuqinė,
Ushtėtarėtė tė ftohen,
Ta harrojnė dashurinė,
Pėr tė mė tė mos mejtohen.
Pastaj moti do ta shtjerė
Dhe atė ndėr duart' tona.
Si shturi shumė tė tjerė,
Se sot dita ėshtė jona.
Skėnderbeu do e vuan,
Sa tė jetė gjall' Murati!
Tė tjerėtė ē'gjė fituan,
Ē'mundi tė bėnte i ati?
Nė mos ndihtė Perėndija,
Kėtu janė dhelpėritė,
Rroft' e qoftė pabesija,
Dhe djalli e djallėzitė!"
Kshu tha dhe karta u shkrua,
Kartėshpėnėsin' e nxori,
Dhe ajy mė s'u mėnua,
Udhėn' e Sirisė mori.
Dielli posa kish dalė,
Edhe drit' e tij kish rėnė,
Kishte ndriturė malė,
Hijeja rrėzat kish zėnė
E kish zbukuruar vera
Vendinė me lule t'arta,
Fushat' e ndera, tė gjera
Ishinė bėrė tė zjarrta.
Trim'i madh dolli nga tėnda,
Thėllėzatė po dėgjonte,
Zėn' e tyre ja kish ėnda,
Dhe mėngjezė shum' e donte,
Po vinte rreth duke shkelur
Pėrmbi luletė me vesė,
Qė posa ishin ēelur,
Si zėmėra kur ka shpresė
Ushtėtarėt kishin dalė,
Nėpėr sheshe po shėnditnin,
Shikonin fushėn' e malė,
Syt' e zėmratė zbavitnin;
Bujqitė gjithė lėronin
E tėrė bota lėvrinte,
Njerėzitė po punonin,
Asnjeri pa punė s'rrinte;
Lumenjtė me vrap nxitonin
E dheu po lulėzonte,
Shpesėtė gjithė kėndonin,
Trimi po shiht'e dėgjonte.
Pasi shkoj njė copė ditė,
Mblodhi gjithė parėsinė,
Pa gjyqet e gjithėsitė
Qė duheshin pėr Sirinė.
Dita kishte marrė vrapnė,
Gjėkundi nukė qėndronte,
Se nata kish hapur ēapnė
E pas soje po nxitonte;
U ngrys e po errėsohej,
Bilbili zu e kėndonte,
Skėnderbeu po mejtohej
Edhe bilbilė dėgjonte;
Shumė herė psherėtiti
Nga ajo zemėr' e gjerė,
Breshėrimė lotsh i xbriti,
Po kur heth sytė mė derė,
Pa, tek po vinte, Hasanė,
Njė plak me bes' e i vjetrė,
Q'e mbante gjithėnjė pranė,
Dh'e doj nga gjithė mė teprė.
"Jak', i tha, Hasan, pa jakė,
Se kam rėnė nė mejtime,
Shko, rri, tė tė tregonj pakė
Nga ē'mė thotė mėndja ime.
Mė nuk' e duronj dot mallė
Qė kam pėr mėm' e pėr atė,
Dhe s'di a janė tė gjallė,
I kam ndėr sy dit' e natė. 
Kam fort mall pėr Shqipėrinė,
Pėr miq e pėr tė njohur
E pėr gjithė njerėzinė,
I kam lottė tė pashtrohur;
Shumė kohė kėtė herė
Shkoj pa marrė ndonjė kartė,
Zėmėrn' e ndjenj fort tė mjerė
Edhe nga malli tė zjartė.
Zėmrėnė dhėmbja ma mbushi
Me helm e me hidhėrime,
Pa mė digjetė si prushi,
E kam plot me mallėngjime
Pėr motėrat' e pėr farėt,
Pėr vėllezėr' e tė tjerė
Dhe pėr gjithė shqipėtarėt 
E pėr mėmėdhen' e mjerė.
Aqė kam njė mall tė shumė
Pėr Shqipėrit nat' e ditė,
Sa s'kam as prėhje as gjumė,
Mė gjeti si ēilimitė!
Unė vuanj pėr Tyrqinė,
Po nukė mė mbeti shpresė,
Mė vjen keq pėr Shqipėrinė,
Tyrqit' i shoh tė pabesė.
Ti e di si kam lėftuar
Gjithėnjė pėr mbretėrinė
E ē'punėra kam punuar,
Po tė mirėnė s'e dinė.
Si desha unė Tyrqinė,
Ashtu dua dhe Murati
Tė mė dojė Shqipėrinė
E t'i bėnjė nder tim ati."
Tek tha dhe njė psherėtimė
E zjart' i del Skėnderbeut,
Q'ish nj'e madhe dėshmimė
Pėr dhėmbjet tė mėmėdheut.
Hasanit, q'e dij ē'ish bėrė,
Ē'kish pėsuar Shqipėria,
Kėto fjalė si gjilpėrė
I shkuan nė shpirt tė tija:
Dy-tri herė psherėtiti
Edhe erth' u mallėngjye,
Mė pasdaj dorėnė ngriti
Edhe drejtpėrdrejt iu kthye,
Pa i tha: "T'u ngjattė jeta!
I ke tė tėra nė dorė,
Nė tė ndritoft' e vėrteta.
Kurrė s'mbetemi tė gjorė."
Kėto pakė fjalė thanė
Burri trim e i uruar
Bashkė me ēelė Hasanė,
Qė e kishte tė besuar;
Pastaj dolli Skėnderbeu,
Po vij rrotull si dragua,
Fjalėnė atje e preu,
Parėsija ju afrua.
I pėrshėndoshi me rradhė,
Buzėnė mė gas e vuri,
Tė vogėlin' e tė madhė,
Gjithė pėr dore i zuri.
Tė mugėtitė po vinte,
Sė qetazi nata delte,
Hapėsirėnė e nxinte,
Ndė erėt lehtazi shkelte.
Mishratė ndė hell u vunė,
Parėsija po dėfrenin,
Trimatė vallen' e zunė,
Nėpėr sheshe po kėrcenin.
Ndėnjnė dhe hangėr' e pinė,
Duke thėnė fjalė shumė,
Njė copė her' u zbavinė,
Po pastaj ranė nė gjumė.
Nė zi ishte Shqipėrija
E nė tė kėqija shumė,
E kish shkelur ligėsija,
Ish nė robėri pėr lumė!
Kėtė radhė erdhi vera,
Po zėmrat' i gjet tė ftohta,
Nukė si herėt e tjera,
Q'ishin me gas e tė ngrohta!
Mė s'ish zonjė Shqipėrija,
Shqipėtari s'ish i zoti,
E kish zėnė dobėtija,
Q'i kish prur' i shkreti moti.