HISTORI E SKĖNDERBEUT
                  (1898)

            III 

E zeza Adrinopojė!
Q'u bėre burim i zisė,
Vure botėn nė nevojė,
Nė helmit tė ligėsisė!
Djemthitė ndaj teje erdhė,
O qytet i mallėkuar!
Sa lot tė varfėrit derdhė
Me zėmrė tė dėshėruar!
Ishte mbushurė qyteti
Me njerėzit tė Azisė,
Ardhurė gjithė rrėmeti,
Posi tuf' e bagėtisė,
Zėmrėtrumbull e shpirterrėt,
Tė egėr' e tė tmerruar,
Tė gjithė pėr nė skėterrėt,
Tė tresh' e tė shėmėtuar; { tė trash' }
Tė tėr' ishin kokėpshjellė,
S'kishinė gjė tė pėlqyer,
S'dijnė tė korr' e tė mbjellė,
Po tė marr' e tė rrėmbyer;
Ishinė tė sgurdulluar,
Tė veshurė ndėr lėvere,
Turi-e buzėlėshuar,
E ndė tė rreme pėrherė
Me tumane gjithė veshur,
Dhe me hekura ngarkuar,
Tė vrenjtur' e tė paqeshur,
Tė keq e tė zėmėruar.
M'i madh'i tyre, Murati,
S'kish ndėr mėnt kurrė tė mirė,
Posi e gjet nga i ati,
Mė tė ligat kish dėshirė
Nė jetė njeri s'peshonte,
Dhen' e zij gjithė tė tinė,
Kostandinopojėn donte
Dhe Romėn' e Italinė
Doj tė hynj nė gjith' Evropė,
E gjithė kombet qė qenė
Rrih t'i bėnte mijė copė
Ta shkretonte gjithė dhenė.
Urdhėr i tij': "Vraje! Vare!"
Kėto dy fjalė dij mbreti,
Hell edhe grep e lavare
Ishte mbushurė qyteti!
Prensėrit' e Shqipėrisė
Rrininė tė papėrzjerė,
Nukė dilnin pej shtėpisė,
S'trazoheshin me tė tjerė.
Ajy m'i vogėl'i tyre,
Qė vij nga gjithė m'i ēquar,
Pej fytyr' e pej mėnyre,
Zoti e kish lartėsuar,
Tė mirat gjith' i kish dhėnė,
Tė ligat ja kish mėrguar,
Gjė tė metė s'i kish lėnė,
Sė gjithash e kish mbaruar.
Kish shpirt e zėmėr' e ndjenjė,
Edhe mėnt e njoh' e hije,
Shtat edhe sjell' e rrėfenjė,
Dhe fuqi pej Perėndije.
Nė krah tė djathtė, kur lindi,
Kishte njė shenjė si shpatė,
Gjithė botėnė e bindi,
Edhe miq e mėm' e atė,
Qė do tė bėhėj trim burrė,
Mėmėdhenė ta nderonte,
Nukė do tė mundej kurrė
Sa tė ish e sa tė rronte;
Ėndėrr' e ėma kish parė,
Sikur polli njė dragua,
Kur ishte mė tė me barrė,
Pa andaj shum' u gėzua.
Mėsoj gjithė dituritė,
U bė njeri i mėsuar;
Shpirtit i dha dhe mė dritė,
Ndritoj zėmrėn' e qėruar;
Kishte gjithė urtėsitė,
Ish mėndje me shumė dritė,
Kish me vet'he Perėndinė.
Kordhėn' aqė mir' e msojti,
Sa kushdo q'e shih, ēuditej,
Njeri t'i dilte s'kuxojti,
Se e dij qė do tė shtritej;
Aqė keq shtij me shigjetė,
E me ushtė kur shėnonte,
Trimi burr' e i vėrtetė
Kurrė dėm nukė qėllonte.
Kohėn' e shkoj duke msuar,
Mbushi vjet tetėmbėdhjetė,
Ishte ėngjėll i uruar,
Pa u bė, si deshi vetė
Aqė shum' i shėndosh' ishte
Sa njėqint burra ta zinin,
Ajy brengė nukė kishte
Se poshtė dot nuk' e vinin.
Njė ditė qė kishte dalė
Me tė tijtė, tė dėfrente
Jashtė, hipurė nė kalė,
Dhe posi hėna ēkėlqente,
Dukej q'ishte bir pej mbreti,
Gjithė duallė dh'e shihnin;
U ēudit gjithė qyteti,
Qė s'e dinin' e s'e njihnin;
Sa qe i vogėl' e djalė,
Rrij brėnda, msont'e s'delte,
Herė tjatėrė s'kish dalė,
Jashtė derės nukė shkelte.
Dielli qė del nga qarku
Mos pandeh q'e pjellėn retė,
Edhe ky s'lindi nga barku,
E dėrgoj Zot'i vėrtetė.
Sulltani e pa tek vinte,
Edhe tha: "Ē'ėsht' ajy burrė?",
Se gjer ahere s'e dinte,
Nuk' e kishte parė kurrė.
"Pa e ktheni e ma bini,
Tha, se qenka trim' i mirė,
Cili vall' ėsht', a e dini?
Ndrin si ylli mė tė ngdhirė."
Mbreti ish me parėsinė,
Prensi zbriti edhe hyri,
Tė gjithė kryetė ngrinė,
Shumė ua zuri syri;
Pastaj si e kupėtuan,
Gjithė mė kėmbė ju ngrinė,
Me fjalė shum' e lėvduan,
E me nder tė math e prinė,
Gjith' ishinė kokėpshjellė,
Dhe fytyrėshėmėtuar,
Kok' e tyre ish si shpellė,
Rrininė buzėlėshuar.
Tė gjithė shum' e pėlqenin
Tė parėt' e mbretėrisė,
Njė emrė donin t'i gjenin,
Pas mėnyrės' sė Turqisė,
Nj'ėngjėll nga qiell'i lartė
Perėndija me vrap nxori,
Zbriti me njė re tė zjarrtė,
Fytyrė dervishi mori;
Dervishi i lar', i ndrruar,
U dha si dritė mė derė,
Sa ishinė rrotull shtruar,
Gjith' u ngrinė menjėherė,
"O i mirė!" i tha mbreti,
"Nga na vjen e nga tė kemi?
S'mė ngjan tė jesh nga qyteti,
Se s'tė njeh ndonjė nga ē'jemi."
"Jo, tha, unė jam i huaj,
Qė rendin me udhėtarė,
S'rri as me jav' as me muaj,
Po sa munt ikėnj mė parė."
Mbreti i tha: "Ti i mirė,
Qė shėnditke gjithėmonė,
E shum' ujėra ke pirė,
E di kėtė trim ē'e thonė?"
Dervishi fjalėn ja preu;
Tha: "Un' atė sot s'e pashė,
Ky zot ėshtė Skėnderbeu;
Me t'an' aty lasht' u ndashė.
Ja pruri ėngjėlli vetė,
Kėtė emėr' edhe nderė,
Q'e kish pasurė nė jetė
Aleksandr'i math njėherė! { Skėnder = Aleksandėr }
Se dhe shpirt'ish i atija, { Skėnder bej = zoti Aleksandėr }
Nė mėmėdhet tė tij prapė
Dėrguar nga Perėndija,
Frik' armikėvet t'u apė,
Si dhe njė herė qėmoti,
Q'ishte trim, burr' i vėrtetė
U tregua aq' i zoti
Sa la emėrė pėrjetė."
Po turqitė nuk' e dinin
Shqipėtar' e math tė shkuar,
Pa at' emėrė s'ja vinin,
Q'e kishte pėr tė nderuar.
Nė shumė tė madhe punė
E qeshi mėndja sulltanė,
E gjeti si firaunė, { firaunė = faraonin }
Qė rrit' mė shtėpi Mosanė! { Mosa = Moisi } 
Pas ca kohė Skėnderbeu
Njeri i math u tregua,
Trimėrinė e rrėfeu,
Nga gjithė burrat' u ēqua.
E lartėsoj trimėrija,
Trimn' e vėrtetė me pallė,
Aqė sa e vu Turqija
Nė shumė tė lartė shkallė.
Fat'i bardh' i mirėsisė
Nė mijėra ushtėtarė
Zgjodhi trimn' e Shqipėrisė,
E vu mbi gjithė tė parė.
Skėnderbeu kudo lėftonte,
Njeri pėrpara s'i rrinte,
Burrė s'u gjent t'i qėndronte,
Po i muntte ngado vinte.
Na erdhi n'Adrinopojė
Njė tatar i math ng'Asija,
Qė nuk i flitej me gojė,
I rėndė nga trimėrija;
Ishte i math sa dy buaj,
I egėr e i tmerruar,
Kish fuqi sa katrė kuaj,
Ish si lum' i trumbulluar.
Tatari njė trim kėrkonte,
Me sqimė tė madhe delte,
Po njeri nukė kuxonte 
Nė gjurmėt e tij tė shkelte;
Po mburrohej me njė fjalė
Dhe i trėmbte gjithė ē'qenė:
"Kush ėsht' i zoti tė dalė,
Thosh, tė njohė vetėhenė!"
Njė njeriu, qė tek shkelte,
Tronditej i tėrė dheu,
Kush mundte tjatrė t'i delte,
Veē trim'i math Skėnderbeu?
Duallė tė dy kaluar,
Nė hekur tė rėndė veshur,
Mburojat marrė nėr duar
E kordhat' e prehta ngjeshur;
Mėnjan' ish fytyrėqari,
Qė si nat' e zezė nxinte,
M'anėt tjatrė shqipėtari
Si dielli vetėtinte.
Bota qė e panė djalė
Prensinė, kundrejt tatarit,
Hipur si ėngjėll mė kalė,
Gjithė ja dhanė tė qarit;
Me shumė re po shikonin, { me shumė re = me shumė vėmėndje }
Luteshin pėr Skėnderbenė,
Se si perėndin' e donin,
Gjithė njerėzit qė qenė,
E dinin q'ish trim tatari,
S'pandehninė qė tė mundej,
Ish i math si qipi bari, { qipi = mullar }
Pa nga vėndi nukė tundej.
Skėnderbe, o jetėgjatė!
I tha: "Ti mik, mase thua
Me mburrje shum' e lėvdatė,
"Nukė ma del njeri mua";
Edhe me shpresė gėnjehesh,
Nė mėmėdhet tėnt tė thuash,
Nonjėherė kur tė kthehesh,
"Unė kurrė s'u rrėzuash!"
Po shpesit q'i ėshtė shkruar,
Tė mos shohė mė folenė,
Futetė si i verbuar,
E heth nė rrezik vet'henė."
Kėto tha dhe ju lėshua,
Prens' i bukurė si ylli,
U derth posi njė dragua
Qė po suletė nga pylli.
Tė dy kordhėtė i hoqnė,
Njėri-tjatėrin tė priste,
Me fuqi shum' u pėrpoqnė,
Shoku-shoknė s'munt ta vriste,
Se ishin veshur nė hekur,
Dhe dininė tė lėftonin,
Ishin fort mirė tė pjekur,
Pa vet'henė e mburronin;
Po trimi, q'i lij pas shokėt,
Hoqi fort mirė njė shpatė,
Tatarit i ra nė kokėt,
Ra i ziu si lopatė.
Gjithė ē'qen' atj'edh'e panė,
Thirr' e thanė shumė fjalė,
Pastaj i erdh' atje pranė
Skėnderbegut e ju falė
Pleqt' u ēudinė nga fati
Dhe i dhanė shum' urata,
Me dorėt tė tij Murati
I fali disa dhurata.
Pas kėtij shumė tė tjerė,
Qė kuxuan' e lėftuan,
U ndenė mbi dhet tė mjerė,
Nga vdekja nuk' u mėrguan.
Dy persė trima tė msuar
Kėtė punė e dėgjojnė,
Edhe duke ashpėruar
Erdhė nė Brus' e kėrkojnė
Nga mbret'i gjithė Turqisė
Njė burrė qė tė lėftojnė,
E nė mest tė njerėzisė
Trimėrinė ta tregojnė:
"Zgjith nė gjithė ushtėtarė
E nga gjithė qė ke pranė,
Tė dėgjuar' e tė parė,
Njė trim tė lėftojm", i thanė.
Murati trimat i psholli,
Qė kish nė mest t'ushtėrisė,
Po asnjė nga gjithė s'dolli
Drejt trimavet tė Persisė.
Skėnderbe'u ashpėrua,
U ngrit e hekurat veshi,
Pastaj dolli si dragua,
U vėrsul posi rrebeshi.
Persėtė vėllezėr' ishin,
Dhe m'i madhi Jahja thuhej,
Trimėri te madhe kishin,
M'i vogli Mustafa quhej.
Jahjaj sė pari qėllojti,
Po shigjeta prap' u kthye,
Mburronjėnė nuk' e shpojti,
Maj' e hekurtė ju thye;
Pastaj Skėnderbeu qėllojti
E me rrėmbim shumė shturi,
Shigjeta mi kok' i shkojti
Persit, e nė shtat s'e zuri;
Ahere posi petriti
Mi Jahjanė u lėshua,
Dhe shpatėn' e lar' e qiti,
Pers'i varfėr' u tmerrua.
Ndihmė s'gjeti veē me vrapi,
Se e pa qė s'mundej kurrė,
Mori dhenė posi capi,
Nukė qėndroj dot si burrė.
Mustafaj q'ishte mėnjanė,
Dhe luftėn' e tyr'e shihte,
E pa q'u munt tė vėllanė,
U derth fshehtazi t'i ndihte.
Trimi shpejt e kupėtojti,
Qė po vinte me tė qetė,
Me bisht tė syrit shikojti,
Hoqi me vrap njė shigjetė,
Gjithė fuqinė e mblodhi,
Dhe Mustafan' e shėnojti,
Si rrufe me vrap e hodhi,
Tejpėrtej tė zin' e shpojti;
I ēpoj hekur e mburrojė,
Edhe shtatn' e tij shigjeta,
U kėput, pa, si sgėrbonjė,
Vdekja e mbuloj e shkreta;
Jahjaj mori shumė frikė
Dhe s'e priti Skėnderbejnė.
Skėnderbeu tha: "Mos ikė,
Se trimat shpinė s'rrėfejnė."
U derth me kordhė nė dorė,
Si dragoj i ashpėruar,
E kohė persit tė gjorė 
Nuk' i la pėr tė mėrguar.
Me shumė tmerr e pa shpresė,
Skėnderbeut ju kėthye,
Hoqi kordhėnė ta presė,
Jahja trimi u gėnjye!
Posi dragonjtė u zunė,
Me kordhatė tė kėqija,
Njėri mė tjatėrin shtunė,
Po s'i vrau Perėndija!
Luanin shpatat e prehta,
Ndrininė e vetėtinin
Nd'erė si pėndė tė lehta,
Njėra-tjatrėnė godinin,
Pa kur e panė Jahjanė
Gjithė bota, q'ishin mbledhur,
Tė shtriturė posi kanė,
Mbyturė nė gjak e verdhur,
Kokėn' e trupin' i kish ēarė
Me njė shpatė q'i kish hequr,
Dhe mė dy e kishte ndarė,
E pa ndjerė kishte vdekur!
I kish rėn' e shkreta shpatė,
Pėrnjėherė si rrufeja,
Ja bėri ditėnė natė,
Gjaku i vij si rrėkeja;
I venitur' ishte nderė,
Ishte pa frym' e i qetė,
Me tė vdekurit pėrzjerė
Ish i mjeri n'atė jetė.
Gjithė bota u ēudinė
Me fuqit tė Skėnderbeut;
S'ja kish njeri trimėrinė,
S'kish shok mbi faqet tė dheut;
Nderi edhe dashurija
Nga gjithė bota i shtohej,
Papo gjithė njerėzia
Pėr atė trim pėrgjėrohej;
Dhe vetė sulltan Murati
E donte keq Skėndrbenė,
Mė shumė dhe nga i ati
E mė teprė se Mehmenė
Skėnder' e math prap' e ngjalli
Zot'i math e i vėrtetė,
Muratnė shpresa e talli
Pandaj e lartėsoj vetė
Ngaha vėnt' i Perėndisė
Skėnder' i math prapė dolli
E i dha nder Shqipėrisė,
Se ajo sėrish e polli.
Skėnderbe'u bė i parė
Mi ushtėrit tė Turqisė,
Mi mijėra ushtėtarė
Kryeprens' i Shqipėrisė. 
U hoth tė parėnė herė
Nd'Azi ng'Adrinopoja,
Se ishte vend i pėrzjerė,
Pa atje e doj nevoja;
Si u hodhė pėrtej denė,
Skėnderbegu me tė dalė,
Mbloth ushtėtarėt, qė qenė
Rreth, e u tha kėto fjalė:
"O vėllezrė ushtėtarė,
Q'u nistė bashkė me mua,
Unė punė tė pambarė, 
E tė papėlqyer s'dua!
Duhet tė jini tė mirė
E tė kini trimėrinė,
Tė mos bėhi egėrsirė,
Po tė mbani njerėzinė
Jo tė merrni, tė rrėmbeni,
Tė shani e tė godini,
Tė rripni e tė gėnjeni,
Po faqebardhė tė jini;
Grat' e foshnjat t'i mburroni,
Dhe pleqet t'u bėni nderė,
Tė falurit t'i lėshoni,
Mos i pėrdorni si berrė
Trimi e ēėmon njerinė,
E sheh si vet'hen' e tija,
S'do tė likn' e ligėsinė.
Punėnė mir' e mejtoni,
E ndonjė tė mos gėnjehet,
Se pastaj mė turpėroni,
Po kush do, qė sot tė kthehet;
Njeri s'duhetė tė qahet
Nga shokėt e mij ndė jetė
Dhe asnjė mėnt tė mos mbahet
Pėr tė keq e pėr tė metė
Dua tė kini dėshirė
Pėr tė drejt' e tė vėrtetė,
Pėr tė mbar' e pėr tė mirė,
Gjithėnjė nė kėtė jetė
Luftėtarėt t'i lėftoni,
Nė luftė do t'i godini,
Po pastaj mirė vėshtroni, 
Njerės tė urtė tė jini;
Unė dua trimėrinė,
Dhe i falem burrėrisė,
Po dua dhe njerėzinė,
Qė ėsht' udh' e Perėndisė
U kam vėllezėr' e shokė
E miq me gjithė dėshirė,
Edhe mbi sy e mbi kokė,
Kur t'u shoh n'udhėt tė mirė
N'u pafsha nė prapėsirėt,
Nė dėm e nė tė kėqija,
Nė tė lig' e tė pėshtirėt,
S'shpėtoni duarvet t'mija."
Unjnė kokėn' ushtėtarėt
E Skėnderbegut ju falė,
Vegjėlija dhe tė parėt
I dhanė besė dhe fjalė
E shtroi kaq mirė Azinė,
Sa gjėsendi s'pėpėrinte,
Ngriti dėmn' e kusėrinė,
Qėngji me ujkunė flinte;
U bė mbret'i gjith' Azisė,
Ēdo pun' e vuri ndė udhė,
Doj udhėn' e Perėndisė
Njeri s'mir asnjė kėrpudhė,
S'bėri njė gjė tė pėrhirė,
Njė punė tė papėlqyer,
Botėn' e linte tė lirė,
Kurrė zėmrė s'kishte thyer;
Kish udhėn' e njerėzisė,
Pa njerėzit gjith' e donin,
E tėrė bot' e Azisė
Atė me gisht e tregonin.
Mėnt shum' e urtėsi kishte
Dhe tė ēquara vetija,
Ėngjėll' i qiellit ishte
Dėrguar nga Perėndija;
Nė zėmrė kish mirėsitė
E ndė mėndje diturinė,
Nė shpirt kish tė madhe dritė,
Kish tė bėn' me Perėndinė
Ishte sė gjithash i zoti,
Si shqipėtarėt' e parė,
Si Pirroja q'ish qėmoti
E tė tjerė kordhėtarė
Dinte mirė tė lėftonte,
Edhe kishte fuqi shumė,
Dhe zėmėra i punonte,
Trimėrija s'i kish gjumė.
Kur mirrte kordhėn nė dorė,
Edhe delte tė lėftonte,
Ish si dashi me kurorė,
Njeri kundrejt s'i qėndronte.
Kishte nė mėnt urtėsinė,
Qė ēdo pun' e ēquan mirė,
Mirėsin' e ligėsinė
S'i pėrzjen t'i bėnjė kllirė,
Ish burr' i gjall' e i gjatė,
E nė shpatullat i gjerė,
S'ish i ligur' e i thatė,
Po ish si lulja nė verė.
Ish i bardh' e faqezjarrtė,
S'kish gjėsendi tė pėshtirė,
Ish i florinjt' e i artė,
Edhe i leht' e shtatmirė.
Ishte mbret i bukurisė,
Si dielli epte dritė,
Kish hijen' e Perėndisė,
Natėnė e bėnte ditė.
Fytyrėn' e kish tė mirė,
Zėnė t'ėmbėlė si mjaltė,
Zėmėrnė plot mėshirė,
Vetėdijėnė tė naltė.
Kish tė gjitha mirėsitė
Dhe tė tėrė urtėsinė,
Njerėzin' e dituritė
Dhe fuqin' e trimėrinė.
Armėtė e ati zoti
Burra tė fortė t'i zinin,
Katrė a pesė qėmoti,
Nga vėndi dot nuk' e ngrinin!
Lufta posa zij tė ndizej,
Ajy s'duronte aspakė,
I hipėn kalit e hidhej
Pėrmbi armikėt si flakė
Edhe nuk mirrte tė tjerė,
Tė shumėt nė vėnt i linte,
Vetėm dyzet jeniēerė,
Edhe si rrufeja binte.
Kali mė fort hingėllinte
Dhe hidhej si vetėtima,
Asgjėsendi s'doj tė dinte,
Si rrufeja bij mi trima;
Posi shqipja fluturonte
Edhe ngrihej drejt pėrpjetė,
Nga goja shkumbė lėshonte,
Thoshnje do tė pijė retė.
Skėnderbegu kordhėzhveshur,
Lėshohej posi fajkua,
Me fytyrėzė tė qeshur,
I bukurė si pallua;
Ish nė luftė shum' i pjekur,
Nukė frikėsohej kurrė,
Ishte i veshur ndė hekur
Edhe trim i fort' e burrė.
S'u munt kurrė Skėnderbeu,
Qė lėftonte nat' e ditė
Njeri udhėnė s'ja preu 
As me luftė, as me mitė.
Turqisė i ndihu fati,
Skėnderbegu e xgjeronte,
Dhe nė front prehej Murati,
Burri trim pėr tė lėftonte.
Mundi Europ' e Azinė,
Si Skėnder' i Math njėherė,
E madhoj shumė Turqinė,
Bėri Mbretėri tė gjerė.
Trimėri e Shqipėrisė,
Skėnderbe' burr'i vėrtetė,
I hodhi themel Turqisė,
Fat i zi, o fat i shkretė!
Gjithė bota Skėnderbenė
E dėgjoj edh'e zij ngoje,
Emėr'i tij mori dhenė,
E gjithė dridheshin soje.
Edhe nė Adrinopojė
Sulltan e tė tjerė ē'qenė,
Mė s'kishin tjatrė nė gojė,
Po gjithėnjė Skėnderbenė.