HISTORI E SKĖNDERBEUT
                    (1898)

            XXII 


Me zėmėrė plag' e flakė
Shqipėtarėt mbanin zinė,
Se nuk' ish mynxyr' e pakė
Kėjo q'e gjet Shqipėrinė.
Mbretėreshėnė sė pari
Nisin' bashkė me tė birė,
Qė s'pushoninė sė qari
Edhe zėnė far'e ngjirė
Nė lundrė brėnda i vunė
E shumė nga parėsija
U nisnė bashk' e i shpunė
Dhe shumė nga vegjėlija!
Edhe grat' e parėsisė
Me mbretėreshėnė vanė,
Pas udhės sė Shqipėrisė,
Vetėm fille nuk e lanė
Vanė e ndėnjnė pėr jetė,
Mbretėreshėsė s'ju ndanė,
Ishin njerės tė vėrtetė
Qėmoti prinditė tanė.
Mbretėresha psherėtiti,
Duartė nė gji i vuri,
Sytė plot me lot i ngriti,
Tė qarėt' e vajnė zuri,
Tha: "Zotthi im i vėrtetė!
Mos e prish, ti, Shqipėrinė,
Si ka qenė le tė jetė
Mos ja ngrerė mirėsinė."
Pa tha: "Jet', e zeza jetė,
Qysh mbete pa Skėnderbenė!
Mė dukesh fare e shkretė!
Unė sot le mėmėdhenė!
Le shtėpin' e njerėzinė,
Me zemrė tė pėrvėluar!
Le miqthit' e Shqipėrinė
Nė rrezik e tė helmuar!
Mė s'e shoh dot me sy mbrenė!
Nė kėtė tė shkretė jetė!
E po vallė mėmėdhenė
Do ta shoh dot sėrish vetė!
A do ta shoh Shqipėrinė
Dhe miqt' e farėn' e fisnė!
Kryeqytetn' e shtėpinė!
Ah, pėr ku, pėr ku mė nisnė!
Mbrenė s'e kam pėr tė parė
Un' e zeza, un' e mjera!
Po tė mos i shoh as varrė!
Kėshtu tha zonj' e vėrtetė,
Pej flake njė ngashėrimė,
Pa dashurė fare vetė,
I dolli si vetėtimė!
Duke qarė i dėgjonin
Gra e burra kėto fjalė,
Zėmrat' e tyre rėnkonin,
Posi deti kur heth valė.
Pa u mblodh' e pėrdėllenin
Mbretėreshėnė fatzezė,
U pėrpoqnė ta dėfrenin,
Se nė shpirtit kish njė rezė.
Zot'i math', q'ep idhėrimnė,
E helmon njerin' e gjorė,
I fal edhe pėrdėllimnė,
Se ēdo gjė e ka nė dorė
Mė nj'an' i ep idhėrimnė,
Mė nj'anė durim e shpresė,
M'anėt tjatėrė mundihmė,
Pėr ēdo derė ka njė lesė.
"Zot' i math e i vėrtetė!"
Tha mbretėresha: "Kam shpresė,
Bėj si tė duash ti vetė,
Se tė kemi prurė besė."
Kėto fjalė ishin thėnė,
Lundra po e ēante denė,
Shumė kohė nd'ujė s'bėnė,
Po ēpejt terėnė e gjenė.
Van' e zunė Apolinė,
Dolli gjithė njerėzija,
Me nder tė shumė i prinė,
Ish e tyre mbretėrija.
Djalėn' e mbretit e panė
Nė Itali njerėzija:
"Qėnka Skėnderbeu, thanė,
Pa nukė vdes Shqipėrija."
N'Apoli e ngrehnė fronė,
Ndėnji mbret'i Shqipėrisė,
Qė kish pėr t'ardhur mė vonė,
Se ish shpres' e njerėzisė.
Po zoti s'e kshte thėnė
Qė tė ngrihej mbretėrija,
Punėtė ndryshe u bėnė,
Se ashtu desh perėndija!
Ng'ajy fis e ng'ajo derė
Nxori njerės trimėrija
Tė mbėdhenj shum' e tė ndjerė,
Q'i trashėgoj Italija!
Skėnderbeu tė na vdesė,
Zot' i math e i vėrtetė!
E Shqipėria tė mbesė
Pa mbret, pa zot, si e shkretė!
Ta mbulojnė ligėsitė!
E t'i ngrihetė e mira!
Dhe tė vinjė mė njė ditė,
Qė ta shkelnjė egėrsira!
Kjo fjalė s'ėsht' e vėrtetė,
E kurrė mos e besoni,
Se Shqipėria ndė jetė
S'ka mbetur kurrė si thoni;
Nukė ka mbetur' e shkretė,
S'e humbi kurrė lirinė
Dhe pėrjetė do ta ketė,
Si dhe gjithė mirėsinė
Shqipėtari s'u mposht kurrė,
Pat ngaherė lartėsinė,
Se ka qėnė trim e burrė,
Pandaj s'e humbi lirinė. 
Dėrguanė mbretėritė
Njerės tė mir' e tė parė,
Pa shkuarė shumė ditė,
Nė Krujė ndėr shqipėtarė,
Njohnė Lekė Dukagjinė,
Q'ishte nė kėmbėt tė mbretit,
Pėrdėllyen Shqipėrinė
Gjithė, veē sulltan Mehmetit.
Pa edhe n'Apoli vanė
Gjithė tė parėt te mbreti,
E ngashėllyen pėr t'anė,
Pėr mynxyrėt qė e gjeti;
Ish nė front tė Apolisė,
Se e kish dh'atė tė tinė,
Po ish mbret'i Shqipėrisė,
Ashtu e kishte porsinė.
Kur dėgjoj sulltan Mehmeti
Tė kėqijatė qė ngjanė,
Qė e la jetėnė mbreti,
Vu kėsulėnė mėnjanė!
Pa nisi shumė tė parė
E ja dėrgoj Shqipėrisė
Me mijėra ushtėtarė
Armiku i Perėndisė!
Shqipėtarėtė u mblodhė,
Kordhėt' e lara i zhveshnė,
Pėrmbi armikėt' u hodhė,
Jetėnė mė nuk' e deshnė.
Armikėtė kur i panė,
Q'u vėrvitnė si fajkonjtė,
Posi zogjtė u pėrndanė,
Nxituanė si langonjtė
Mė nj'anė u ra Tanushi,
M'anėt tjatėrė Urani,
Leka, Zaka e Malushi
Manul Pika e Tushani,
U lėshuanė si flakė,
Tė gjith' armikėt' i vranė,
Shpėtuanė ca tė pakė,
Te sulltan Mehmeti vanė.
Kur e pa sulltan Mehmeti
Qė s'e munt dot shqipėtarė
Pa qėnė dhe vetė mbreti,
Si s'e mundi dhe mė parė,
Ndenji pak' e u mejtua,
Tha: "Kjo punė kshu tė mbesė!
Opopo! ē'mė gjeti mua!
Unė kisha tjatrė shpresė!"
Kėshtu tha i zėmėruar,
Dhe bėri sėrish gatinė
E nisi pėr tė dėrguar
Nė Shqipėri ushtėrinė
Po dhe ata dhe tė tjerė
Shqipėtarėtė i muntnė,
Lėftuanė shumė herė,
Gjithė jetėnė e tuntnė!
Nj'ushtėri kthehej, njė vinte,
Pas asaj tjatrė dėrgonte,
Nė prėhje kurrė s'i linte,
Se luftėnė s'e pushonte,
Po shqipėtarėt si flakė
Hynin nė mest t'ushtėrisė,
Sado q'ishin mė tė pakė,
Dėrrmėn' i epnin Turqisė.
Ndihte edhe Venetija
Edhe mbret'i Italisė,
Po dhe vetėm Shqipėrija
S'i trėmbej kurrė Turqisė.
Trimatė duke lėftuar
Si u thoshte trimėrija,
Sa armikė kanė shuar
E di vetė Perėndija!
Hije e mbretit e mbante,
Nuk' e linte Shqipėrinė,
Tė huajtė i pėrndante,
Pa merrninė arratinė.
Lėftoninė dit' e natė
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
Burratė trima me shpatė,
Nukė ju falė Turqisė.
U ther', u pren' e u vranė
Dhe ranė dėshmimėtarė,
Po vėndinė nuk' e lanė
E njeri s'guxoj ta marrė.
Sa pėrpiqej Shqipėria,
Se robėrinė s'e donte,
Aqė mė shumė Turqija
Luftėn' e shkret' e shtrėngonte.
Egėrsir', o egėrsirė!
Mė qafė pėrse i bije?
A s'munt tė bėnē kurrė mirė?
Se e mira s'tė ka hije!
Nukė tė le ligėsija
Qė tė duash mirėsinė,
E ē'tė bėri Shqipėrija
Qė kėrkon t'i ngresh lirinė?
Sa qe gjall' sulltan Mehmeti,
Lufta ishte e paprerė,
Njė ditė pa luftė s'mbeti
Shqipėrija, zonj' e ndjerė
Po Evrop' e shkret' u shua,
Papo ra dhe Venetija,
U prish e u dobėtua,
Sindėkur dhe Italija;
Gjithė puna u ndryshua,
I vate mbarė Turqisė,
Liri' e mjer' u ēalua,
Mė s'i mbet vent mirėsisė,
Se dragoj i Shqipėrisė
Mė nukė ishte nė jetė.
Q'i rrinte kundrejt Turqisė,
Mbeti Evropa e shkretė!
Pa ishte thėnė tė venė
Turqitė duke lėftuar,
Tė hyjnė brėnda nė Vjenė,
Se Evropa ish e shuar!
Shqipėria s'hyri kurrė
Nėnė zgjedhė tė Turqisė,
Shqipėtari ishte burrė,
E mbajti nder' e lirisė.
Tė gjithė kombetė ranė,
I dobėtoj robėrija,
Shqipėtarėt' armė s'dhanė,
Pa i nderoj Perėndija.
Mė pastaj si vdiq Mehmeti,
Vėrtet e njohnė tė birė,
Po veē nj'emrė kishte mbreti,
Shqipėria ishte mirė.
Mbretėronte shqipėtari,
Urdhėronte parėsija,
Punėt' ishinė sė mbari,
Se gjykonte njerėzija;
Mirėsija ishte besė,
Ligė ishte urtėsija,
Trimėrija ishte shpresė,
Dhe udhė vėllazėrija;
Tė huajtė lark qėndronin,
S'i qaseshin Shqipėrisė
Dhe sė largu e vėshtronin,
P'afėruarė kufisė.
Kurdoherė Shqipėrija
Me ligė tė saja punonte,
Pleqėsi' e parėsija
Gjykonte dhe mbretėronte.
Kurrė djemt' e Skėnderbeut
S'ja kanė harruar mallė
Kombit edhe mėmėdheut,
Pa nė kurt kurrė s'e kallė,
Se kanė pasur' at' Atė,
Q'i fali nder njerėzisė,
Armikėvet u dha datė,
I vu vjeftė Shqipėrisė,
Gjithė bota po e dinė,
Q'ajo Shqipėri e ndjerė
Kurtin' edhe robėrinė
S'e ka hequr' asnjėherė.
Mė pastaj u bė m'e ndjerė
E mė shum' u lartėsua
Dh'e shtoj e s'e humbi nderė
Dhe emėri ju madhua.
Q'aher'e t'hu sa ka nxjerrė
Trima m'emr' e tė dėgjuar
Shqipėrija nga ēdo derė
Ata kanė mbretėruar.
Sa ishinė shqipėtarė,
Ishin burra tė vėrtetė,
Tė bashkė e tė pandarė,
Tė dashur' e miq pėrjetė
Andaj kurrė Shqipėrija
Nė jetė s'u dobėtua,
Miqėsi' e mirėsija
Dhe lirija s'ju mėrgua;
Se kish djem tė paēėmuar,
Tė zot e t'urt' e tė mirė,
Pa ka qėn' e lulėzuar,
Kurrė s'ka qėn' e vėshtirė.
Shqipėtarėtė s'e lanė
Nėnė zgjedhė Shqipėrinė,
Gjithėnjė pėr ta u vranė,
E deshnė si Perėndinė
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
Gjithėnjė janė pėrpjekur
Dhe n'udhėt tė Perėndisė
Kanė rėn' e kanė vdekur;
Pa Shqipėrija s'ka rėnė,
E mbajti Zot'i vėrtetė,
Ėshtė sindėkur kish qėnė
Dhe pėrjetė do tė jetė.
Edhe nė Turqit tė tėrė
Shqipėtarėt kurdoherė
Punėtė i kanė bėrė,
S'i kanė bėrė tė tjerė.
Kė tė zėsh ngoje mė parė
Ng'ata burrat' e vėrtetė,
Q'ishin vėrtet shqipėtarė,
Shokė s'kishinė ndė jetė!
I dhanė nder Shqipėrisė,
Mbajtnė dhe Turqin' e shkretė,
Oh, i dhanė shpirt Turqisė!
Ata trimat e vėrtetė!
Trimėrinė nuk' e pshehnė,
Andaj e mbajtnė Turqinė!
Dhe m'anėt tjatėrė ngrehnė
Mynxyrėnė! Grekėrinė!
Mbajtnė plakėn' e pabesė!
Atė dhelprėnė dinake!
E nuk' e lanė tė vdesė
Posi shtriga varfanjake!
Ngrehnė, popo, njė mynxyrė!
Nė kufit tė Shqipėrisė
Njė dosė, kurvė tė ndyrė!
Burimnė e ligėsisė!
Kėto bėri trimėrija,
Se i ra pas marrėzisė,
Nuk' ish bashkė urtėsija,
Q'i ep dritė trimėrisė.
Ca kapėrxyen denė,
Egjyptėnė van' e zunė,
Ngrehnė fron' e vunė mbrenė
Edhe bėnė shumė punė
Ca bashkuan Italinė,
Si tė tjerėt qė punonin
E vriteshin pėr Turqinė,
Po gjėsendi s'trashėgonin!
Po edhe pėr Shqipėrinė
Shqipėtarėt' u pėrpoqnė,
S'e harruan' urtėsinė,
Soje kurrė dorė s'hoqnė
Dhe pėr tė huaj lėftuan
Edhe pėr vet'he u vranė,
Tė tjera punė mbaruan
Dhe mėmėdhenė s'e lanė.
Po ka njė kohė ēdo punė,
Pa thėnė Zot'i vėrtetė,
S'bėhetė me tė pėrdhunė,
Pema s'lėshon lul'e fletė.
Shpirt'i Skėnderbeut thotė:
"Djemt' e mij trima, ku jini!
Mos mundohi mė pėr botė
Atė marrėzi e lini!
Bėhuni bashkė tė tėrė,
Madhojeni miqėsinė,
Vėllezėrė duke bėrė,
Pėrpiqi pėr Shqipėrinė
Po tė jini tė bashkuar,
Ėsht' e bėrė Shqipėrija,
Dhe puna gjith' e mbaruar,
Si do vetė Perėndija;
Fortėsoni dashurinė
Dhe bashkimnė, sa tė muntni,
Lini nakar' e zilinė,
Nga e drejta mos u tuntni;
Bėhuni miq nė mest tuaj,
Si ėsht' udh' e urtėsisė,
Mos pėrpiqi pėr tė huaj,
T'i mėrgohi marrėzisė
Njėri-tjatėrinė doni,
Se kini gjithė njė shpresė,
Tė huajtė t'i mėrgoni,
Q'e kanė me tė pabesė
Tė gjithė njė gjuhė kini
Dhe njė bes' e njė mėnyrė,
Djemt' e mėmėdheut jini,
Kini njė gjak, njė fytyrė
Kini besė Perėndinė
Gjithė ē'jini shqipėtarė
Edhe mėmė Shqipėrinė,
Si e pattė dhe mė parė
S'jini grekėr' as bullgarė
As turq as tjatėrė s'jini,
Jini fjeshtė shqipėtarė,
Pse gėnjehi tek e dini?
Selanik e tatėpjetė
Ėshtė vėnd'i Shqipėrisė,
Kjo fjalė ėsht' e vėrtetė,
Ėshtė fjal' e Perėndisė.
Perėndija Shqipėrinė
E bėri pėr shqipėtarėt,
S'e bėri pėr djallėzinė,
Pėr tė liqt' e pėr kusarėt;
Zot'i math vėndinė tuaj
E bėri pėr ju tė tėrė,
Pėr fqinjė e pėr tė huaj
S'e ka bėrė, s'e ka bėrė.
Zoti kombet' i ka ndarė
Edhe gjuhėtė me kohė,
Pa u dha sy pėr tė parė
Dhe mėndjenė qė tė njohė
Tė lesh vėllanė s'ka thėnė
E tė bėsh vėlla njė tjatrė,
Qė s'ka as gjuhėn' as zėnė,
Ta marrē e ta vėsh nė vatrė!
Po shtoni vėllazėrinė,
Ecėni pas urtėsisė,
Madhojeni miqėsinė,
Q'ėshtė udh' e Perėndisė
Hapni sytė dhe punoni
Tė gjithė pėr Shqipėrinė,
Tjatėrė gjė mos kėrkoni,
Ajo e sjell mirėsinė.
Dashurin' e mėmėdhethit
Dhe zogu s'e harron kurrė,
Qė lėvrin nė mest tė gjethit
E s'e le folen' e gurė.
Pėr lirit tė Shqipėrisė,
Pėr shpėtimt tė shqipėtarit
Po vjen ndihm' e Perėndisė,
Q'i ep dritė punėmbarit,
Po ju zini miqėsinė,
Bėhi tė zottė tė rroni,
Tė shpėtoni Shqipėrinė,
Paskėtaj tė mbretėroni.
Kini besė miqėsinė
Edhe ligė mirėsitė,
Udhėzė vėllazėrinė,
Urtėsitė ndihm' e dritė,
Zot'i math e i vėrtetė
Do t'i apė Shqipėrisė
Shpėtimn' e lirinė vetė
Dhe dritėn' e njerėzisė."
Kshu thotė shpirt'i uruar,
Nuk' e harron Shqipėrinė,
Se pėr atė ka lėftuar,
I la nder' e mirėsinė.
Shpirt, o shpirt, ta dėgjoj zėnė,
Fjala jote poshtė s'bije,
Bėhenė gjithė ē'ke thėnė,
Ky ėshtė zė Perėndije!
Zot' i math! Zot' i vėrtetė!
Fali, fali Shqipėrisė
Gjithė ē'i duhet nė jetė,
Se je mbret' i gjithėsisė.
A e shihni Skėnderbenė?
Mbren' e mirė, trim e burrė?
U pėrpoq pėr mėmėdhenė,
Pa s'i vdes emėri kurrė.
Skėnderbeu ėsht' i gjallė,
Rron e mbretėron pėrjetė,
Kjo fjalė s'ėshtė pėrralė
Ndaj t'urtit ėsht' e vėrtetė.