HISTORI E SKĖNDERBEUT
                    (1898)

            XXI 


Mbreti priti miqėsinė
Dhe i pėrcolli tė tėrė,
Q'i nderuan Shqipėrinė
Dhe punėtė qė kish bėrė
Pa i erdhi parėsija
Nga ēdo an' e Shqipėrisė,
Edh'e tėrė zotėrija,
Se ish hij'e Perėndisė.
Tė gjithė duke nderuar,
Mbret'i priti shumė mirė,
I pushtoj nė krahėruar
Me gas shum' e me dėshirė.
Kėtej mbret'i Shqipėrisė
Edhe e tėrė Shqipėrija
Kish gazet' e Perėndisė
Q'i do gjithė njerėzija;
Andej sulltan'i Turqisė
Vate shum' i zemėruar,
Sepse dėmn' e Shqipėrisė
Zot'i math e kish ndaluar;
Po ra nė shumė lėngime
E nė smundje tė kėqija,
N'idhėrim' e nė rėnkime,
I dha brengė Perėndija.
Shihte ėndėrr' e thėrriste,
Thoshte: "Po vjen Skėnderbeu!"
Dhe dridhej e angulliste,
Sikur do ta pinte dheu!
U tremb shumė kėtė herė
Sulltani nga Skėnderbeu,
Se ja shtu nė baltė nderė
Dh'e vėrteta s'e gėnjeu.
Pas ca muajsh u shėrua
Dhe u ngrit si nga qivuri,
Ndėnji pak' e u mejtua,
Pa Ali pashėnė pruri.
I tha: "Ali pashė, ē'thua?
Si t'ja bėjmė Shqipėrisė?
Qė nukė mė la nder mua
Dhe faqe ndaj njerėzisė."
Ali pasha ju kėthye,
Fjalėn' e kishte ndėr dhėmbė,
Pa njė her' u kapėrxye
Dhe u ngrit me nxit mė kėmbė,
I tha: "Unė tė kam thėnė
Qė mos e nga Shqipėrinė,
Se Zot'i math s'e ka thėnė
Ta bėnjė njeri tė tinė.
Ne tė zėmė miqėsinė
Me tė zon' e Shqipėrisė
Dhe ta kemi Shqipėrinė
Njė fortesė tė Turqisė.
Kshu them e kėshtu kam thėnė,
Fjala s'mė ėshtė dėgjuar,
Po jam prapė tek kam qėnė
M'atė fjalė kam qėndruar.
Kaqė herė qė lėftuam
Ne kurrė s'kemi fituar,
E sa ushtėri dėrguam
Shqipėria i ka shuar.
Edhe ta marrē Shqipėrinė,
S'bėnetė rob shqipėtari,
Po pyet ata qė dinė
E mos puno si i marri;
Ata nė dorė tė huaj
Kurrė nukė kanė rėnė
Dhe s'bijenė, po mos vuaj,
Se s'hyjnė nė zgjedhėt tėnė.
Nukė merret Shqipėrija
Si thoni, me tė pėrdhunė,
Po pėrjetė miqėsija
Do tė na hyjnė nė punė."
Kėshtu i tha Ali pasha,
Pa u bint sulltan Mehmeti,
Q'i vrit mė parė tė trasha,
Se tė vėrtetėn' e gjeti,
Pa Ali pashės i thotė:
"Fjala jote ėsht' e mirė,
Gjer mė sot vuamė kotė
Si tė marr' e si ė pirė.
Tani pa merr ushtėrinė
Dhe mos mė dėgjo as mua,
Po hiq e zėrė kufinė
Edhe bėj ashtu si thua."
Kshu tha dh'e nisi Alinė
Me mijė pesėmbėdhjetė,
Vate dhe zuri kufinė,
E punoj si deshi vetė.
Zu paqėn' e Perėndisė,
Q'ėsht' e lartėr' edh'e mirė,
E ju bė mik Shqipėrisė
Me besė e me dėshirė.
Pa nisi pesė tė parė,
I dėrgoj me vrap te mbreti
Me qėllim shumė tė mbarė,
Miqėsisė udh' i gjeti,
U bė mik me Skėnderbenė,
Mik me shpirt edhe me besė,
Se e donte shume mbrenė,
Kishte njerėzije pjesė.
U poq edhe shumė herė
Me mbren' Ali pasha vetė,
Q'i bėnte si duhej nderė,
Se e dij q'ish i vėrtetė.
Miqėsi shumė rrėfyen
E bėnė vėllazėrinė,
Edhe kanisqe ēkėmbyen
Mbret'i urtė me Alinė.
Koha me paqė po shkonte
Duke rrjedhurė si lumi,
Gjėkundi nukė qėndronte,
Dit' e natė s'e zij gjumi,
Papo koha duke shkuar
Pėrsėritet gjithė jeta,
Gjėsendi s'le pa ndryshuar,
Gjith' i merr me vet'h'e shkreta!
Lulevet nuk u le erė
E drurėvet s'u le fletė,
Njeriut tė zi, tė mjerė,
Ja nxin tė shkretėnė jetė!
Sjell thinjėt' e pleqėrinė,
Fishk faqen, kėrrus kurrisnė,
Shtije poshtė dhe fuqinė,
Njerin' e than si murrisnė!
Lulenė q'e ēeli vera.
E prishi dimėr' i shkretė,
Po sėrish kur i vjen hera
Lulėzohet' e nxjerr fletė.
Kshu vdes edhe koha vetė
Edhe dimėri dhe vera,
Po ngjallen sėrish nė jetė
E dukenė si tė tjera.
Kėshtu e tha Perėndija,
Andaj po plakej dhe mbreti
Dhe gjithė shokėt' e tija,
U plak dhe sulltan Mehmeti.
Dimėr'i lij vjeshtėtė prapa
E atė e ndiqte vera,
Pas verėsė vinte vapa,
Pa vinin vjeshtėt' e tjera.
Bilbili zij' e kėndonte
Ndėr lule m'er' e nė fletė,
Pa pastaj sėrish pushonte
Dhe rrinte ca koh' i qetė.
Moti shkont'e pėrsėritej
Edhe paqa fortėsohej
Fuqija nuk' i venitej,
Gjithėnjė mė shum' i shtohej.
Ish nė prehje Shqipėria
Edhe gjithė shqipėtarėt,
Mbretėronte urtėsija,
S'kishin tė bėnin tė marrėt.
Mbreti shpirtmath me Alinė
Piqeshinė kurdoherė
Dh'e shtoninė miqėsinė,
Nuk' e lininė tė bjerė.
Dhe vėndetė qė kish zėnė
Rreth Shqipėrisė Turqija,
Gjith' ishinė mė tė dhėnė,
Se i donte Shqipėrija.
Tėrėsin' e Shqipėrisė
Edhe mbren' e mbretėrinė
Do t'i njih mbret'i Turqisė,
Kshu e bėnė me Alinė.
Po djajtė e djallėzitė
E ēmėntnė sėrish Mehmenė
Dh'e prunė mė atė ditė,
Q'u bė prap' armik me mbrenė!
Nga Jeziti, nga Mervani,
Nga Mavij' e mallėkuar
Mori mėsime sulltani,
Udhėn e gjet tė punuar!
Pa s'e donte Shqipėrinė,
Nuk' e donte Skėnderbenė,
Sepse kishte urtėsinė,
Pėrpiqej pėr mėmėdhenė.
E ngriti me vrap Alinė,
Se u bė me shqipėtarėt,
U pėrpoq pėr Shqipėrinė,
Nukė lėftoj si tė parėt!
Qėllimet qė zu Mehmeti
Dhe udhėn' e mallėkuar
E kupėtoj mirė mbreti,
Qė rrij gjithėnjė i zgjuar,
Pa dolli me parėsinė,
I erth rrotull Shqipėrisė
E pa gjithė njerėzinė
Mbret'i math i urtėsisė.
I dha fuqi Shqipėrisė
E fortėsoj ēdo fortesė,
Po mė shumė njerėzisė
I dha trimėri e shpresė.
Dimėri qė helmon dhenė,
Ēvesh drurėt' e s'u le fletė,
Lulet i bėn sikur s'qenė
Me ftohtėsirėt tė shkretė
Me atė tė thatė dorė
Qė shtije gjithė thėllimnė,
Shtron dėborė mi dėborė,
Heth helmin' e idhėrimnė
Me atė dorė tė shkretė,
Sė largu duke qėlluar,
Hodhi me fort njė shigjetė,
Oh, shigjet' e mallėkuar!
E pa tė dirsurė mbrenė,
Qė pėrpiqej e punonte
Gjithėnjė pėr mėmėdhenė,
Edhe gjumi s'e qetonte,
Pa shigjetėn' e vėrviti
Me fuqi tė madhe shumė,
Mbren' e mirė e goditi!
Ē'bėre, o dimėr', o lumė!
Mbret'i math e i vėrtetė
Ndjen brėnda nė krahėruar,
Nga e nėmura shigjetė,
Njė tė shkretė tė sėmbuar!
Atė qė s'e zinte shpata
Edhe ushta e shigjeta,
Smundja me duar tė thata
Ndėr rroba e shtu e shkreta!
Mbreti me shokėt zu Leshnė,
Atje ethetė ja dhanė,
Shėronjėsit' u pėrveshnė
E tė gjithė bashk' i vanė.
U ēkul gjithė parėsija,
Njeri pa ardhurė s'mbeti,
Rrodhi gjithė Shqipėrija,
Erth' aty tek ishte mbreti.
Mbreti thirri parėsinė,
U dėrgoj me vrap njė djalė,
Tha: "Gjithė kėtu tė vinė,
Se kam t'u them shumė fjalė."
Kshu tha, pa erth parėsija
Edhe pleqtė mėndjeshumė,
Se kish njerėz Shqipėrija,
S'kishte mbeturė pėr lumė.
Maksimi q'ish i dėrguar
Te mbreti, nga Italija,
Dhe Jasafi i lėvduar,
Qė ishte nga Venetija,
Hynė tok me parėsinė
Edhe me pleqt tė uruar,
Q'e mbaninė Shqipėrinė
Si lulen' e lulėzuar.
Ata hynė me gjak ngrirė
Edh'e pėrshėndoshnė mbrenė
Gjithė me zėmrė tė mpirė,
Tė sėmurė shum' e gjenė!
Pa Skėnderbe bukuroshi
Gjithėve u bėri nderė,
Sicilin' e pėrshėndoshi
Dhe zu fjalėn menjėherė,
Tha: "Erthmė e do tė vemi,
Mase prapė do tė vimė,
Se kėtu pėrjetė s'jemi,
E nukė mundim tė rrimė.
O vėllezrė shqipėtarė!
Ju tė jini tė bashkuar,
Sindėkur qetė mė parė,
Qė tė jini tė nderuar;
Mos e lini trimėrinė 
Dhe bashkimnė nė mest tuaj,
Po ta kini miqėsinė,
Se nukė jini tė huaj,
Jini gjithė shqipėtarė,
Kini mėmė Shqipėrinė,
Jini njė fis e njė farė
E besoni Perėndinė
Pėrpiqi ditė edhe natė,
Mėmėdhenė ta shpėtoni,
Armikut hiqini shpatė,
Kurrė mos u frikėsoni;
Sindėkur kini lėftuar,
Ashtu prapė tė lėftoni,
Qė tė jini tė shpėtuar
E tė kini gjithė ē'doni;
Mos e humbisni lirinė
E mos bėhi rob nė jetė,
Po tė doni mirėsinė,
Ua ep Zotth'i vėrtetė.
Im bir sot foshnj' ėsht' e djalė,
Nukė munt tė mbretėronjė,
Se nė luftė s'munt tė dalė,
Mėmėdhenė ta shpėtonjė
Se ka vetėm njėmbėdhjetė
Vjet e nukė ka mė shumė,
Qė ka lindurė nė jetė,
Vėrsa s'u poq, ėshtė brumė
Sė pari do tė mėsonjė
Qysh mbahetė mbretėrija,
Pa pastaj tė mbretėronjė,
N'e ka thėnė Perėndija;
Ato ditė sa tė vinė,
Ju tė njihni pėr tė parė
Ēelė Lekė Dukagjinė
Gjithė ē'jini shqipėtarė,
Ajy nė kėmbėt tė mbretit
Tė gjykonj' e tė lėftonjė,
Tė jet' i par'i rrėmetit
E ēdo punė ta mbaronjė,
Kur ka luftė Shqipėrija,
Pas fjalės qė kemi bėrė,
Do t'i ndihnjė Venetija
Me fuqit tė saj tė tėrė
Nė ardhtė vetė sulltani,
Veē ndihmes sė Venetisė,
Do tė ndihnjė Ferdinani
Me ushtėrit t'Italisė
Ashtu edhe Shqipėrija
Do t'i ndihnjė Venetisė,
N'i arthtė siprė Turqija,
Sindėkur dhe Italisė.
Im bir e ka mbretėrinė,
Me t'ėmėnė pėr ca kohė
Le tė zėrė Apolinė, { Napolin }
Sa tė rritet' e tė shohė."
Kshu tha mbret'i Perėndisė,
Ajy zot' i zotėruar,
Mbret'i urt' i Shqipėrisė,
Dhe i mir' e i lėvduar.
Pa u kthye mė tė birė,
I tha: "Ti, o jetėgjatė!
Vėshtro tė bėhesh m'i mirė
E m'i urtė nga yt atė."
Nga fjalėtė qė tha mbreti,
Shkronjėsi shum' i mėsuar,
Bardhuli, q'ishte si deti,
Asnjė nukė la pa shkruar.
Mbreti ish mė kėtė fjalė,
E tė tjerėtė dėgjonin,
Kur mė der' u dha njė djalė,
Nukė muntnė ta ndalonin,
Tha: "Armikėtė po vinė,
O burra, o shqipėtarė!
Nxitoni, se na pėrpinė,
Delni, sa muntni, mė parė!
E kapėrxyen kufinė,
Mijė plot tetėmbėdhjetė
Me Ahmet pashėn po vinė
Duke unjur tatėpjetė."
Kshu tha, pa me tė dėgjuar
Kėtė fjalė shqipėtarėt,
Muarr; armėtė nėr duar
Dhe duallė me tė parėt.
Skėnderbeu zgjeth tė parė
Dh'e vu nė kėmbėt tė tija
Tanushnė mi luftėtarė,
Se ishte bėrė gatija.
U ngrit edhe vetė mbreti:
"Armėt e kalėnė!" thirri,
Po fuqi mė nuk' i mbeti,
E zunė miqt' e i biri.
Posi lisi duke rėnė:
"Zot'i math e i vėrtetė!
Le tė bėhet ē'ėshtė thėnė,"
Tha, "se unė s'rronj pėr jetė
Po mė ki kujdes, Ti vetė,
Shqipėtar' e Shqipėrinė,
Mos m'i lerė kurrė shkretė,
Se Ti e do mirėsinė
Nė dorė tė huaj kurrė
Shqipėrija tė mos bjerė,
Shqipėtari trim e burrė
Tė jet' e ta ketė nderė 
Mbaje Shqipėrinė zonjė,
Tė ketė gjithė tė mirat,
Tė rronj' e tė mbretėronjė,
Tė mos ta han' egėrsirat,
Fali lirinė ta ketė
Edhe gjithė mirėsitė,
Tė jetė m'emrė pėrjetė,
Epi jet' e dit' e dritė!"
Kėto fjal' i tha dy herė
Me zėmrė shumė tė qetė,
Pastaj ra ndė gjum' i prerė!
Oh, moj sėmundj'e shkretė!
Ėngjėlli i trimėrisė,
Fytyrė pej djalė mbreti
Dhe gjuhėn' e Shqipėrisė
Duke marė, erth e gjeti,
Dhe i tha: "Mos ki keq kurrė,
Se s'i shtije Perėndija,
Shqipėtari ėshtė burrė,
Do tė rronjė Shqipėrija;
S'ja ngre dot njeri lirinė,
Se ja dha Zot'i vėrtetė,
Edhe gjithė mirėsinė,
Ja ka falurė pėrjetė."
Kshu tha ėngjėll'i uruar.
"Fort mir' ", i tha Skėnderbeu,
"Unė vete i gėzuar,
Ndryshe nukė mė tret dheu."
Shqipėtarėt u pėrveshnė,
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
Jetėnė mė nuk e deshnė,
Dėrrmėn i dhanė Turqisė.
Hynė n'ushtėrit si flakė,
Njė tė gjallė nukė lanė,
Me Ahmet pashėnė pakė
Te sulltan Mehmeti vanė.
Pa kur erdhė shqipėtarėt,
Skėnderbenė keq e gjenė,
I mori gjithė tė qarėt,
Se e donin shumė mbrenė.
Mė nesėret duke ngdhirė
Mbreti la jetėn' e shkretė!
Shpirt'i math e shum' i mirė
Vate te zot'i vėrtetė!
Me gjėmim, me vetėtimė
Reja poshtė shin' e shtije,
Pa lumi me ngashėrimė
Prapė nė det vet'e bije,
Dhe sėrish ngrihet pėrpjetė
E lėēin ndė hapėsirė,
Prap' atje e hedhin retė,
Se ajy ėsht' i pavdirė.
Kur deshi Zot'i vėrtetė,
Qė ka kryer gjithėsinė,
Tė delte faqeza vetė,
Tfaqi nė jetė njerinė,
Neve Atė burim kemi,
Detnė pa funt e pa anė,
Andej vim' e atje vemi,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė.
Trup'i mbretit ishte shuar!
Mjekr' e bardhė si dėborė
Ish hapur mbi krahėruar!
Popo, njeriu i gjorė!
Gjashtėdhet' edhe tri herė
E kish parė Skėnderbenė
Nė jet' e bukura verė,
Qė vjen e zbukuron dhenė.
Dolli Lekė Dukagjini
Mė derėt, q'ishte rrėmeti,
Tha: "Shqipėtarė, ku jini!
Se na la tė shkretė mbreti!"
Kur dėgjuan kėtė fjalė
Tė idhurė shqipėtarėt,
Thanė: "Mbret, tė qofshim falė!"
Dhe gjithė i mori tė qarėt!
Mbretėresha edhe gratė,
Burratė dhe djal'i mbretit
Me lot qanė dit' e natė,
Se mė s'dukej mėng' e detit!
Me nder tė math njerėzija
Nė Lesh Skėnderben' e vunė,
Shpirti shkoj te Perėndija,
Se kėtu mė s'i mbet punė.
U vesh gjithė Shqipėrija
Nė tė zi e zuri zinė,
Parėsi e vegjėlija,
Q'e donin si Perėndinė.
Qaje, moj Shqipėri, qaje
Atė njerin' e vėrtetė!
E zinė pėr jetė mbaje,
Se shok mė s'i vjen nė jetė.