HISTORI E SKĖNDERBEUT
            (1898)

                II 

Nė mest t'ati mallėngjimi,
Qė vij posi vetėtima,
Po dėgjonej si gjėmimi
Zėri i burravet trima:
"Luftė, luftė me Turqinė,"
Thirrė gjithė menjėherė,
"Nuk e duam miqėsinė,
Atė dėshirė ta ngrerė."
Ata kuajt e harbuar
Kur ngridhen' e hingėllijnė
Dhe me sy tė egėrsuar
Qysh vėshtrojn' e shkrefėtijnė,
Ashtu shqipėtarėt trima,
Njėri-tjatrinė shikonin
Me vėshtrim si vetėtima,
Edhe vdekjenė kėrkonin.
Kur u ngrit njė plak i vjetrė,
Qė kish par' e kish dėgjuar
Dhe ishte me rradhė tjetrė
Nga vėrsa q'e kish tė shkuar,
Leshbardh' ish e mėndjegjerė
Edhe shumė gjith' e donin,
Tė tėrė i bėnin nderė
E fjalėnė ja dėgjonin.
Ish Pepė Tushan'i ndjerė
Qė ēdo punė e mbaronte,
Ishte plak mi pleqt' e tjerė,
Ajy gjyqet' i shikonte.
Tha: "Zotėrinj, mė dėgjoni?
T'u them dhe unė dy fjalė,
Pastaj bėjmė si tė doni,
Po mos e merrni me valė.
Shumė herė trimėrija
Sjell shpėtim, ėsht' e pėlqyer,
Po herė dhe urtėsija
Ėshtė m'e mir' e m'e vyer;
Gjithė bota mir' e dinė
Shqipėtarė q'ėshtė burrė,
E ka pasur trimėrinė
Edhe nuk' e harron kurrė
Mos pandehni q'unė dua
Pėr shqipėtarė tė thonė:
"Kėtė her' u frikėsua,
E s'lėftoj si pat zakonė!"
Po turqitė sonte janė
Tė shumė si mizėrija,
Fuqi tė pasosur kanė,
I pėrmbystė Perėndija!
Them qė djemtė t'i dėrgojmė
Dhe tė zėmė miqėsinė,
M'anėt tjatrė tė qėndrojmė
Tė bėjmė gjithė gatinė.
Njerės tė mėnēim tė ēojmė
T'i bindimė mbretėritė,
Pa shere tė lėftojmė,
Si tė bashkojmė fuqitė
Neve sot pėr sot Turqinė
Duhet ta vėmė nė gjumė,
Sa tė bėjmė shoqėrinė,
Si trimi me shokė shumė,
Ahere pra trimėrija
Ka kohėnė tė tregohet
Edhe shpreh te Perėndija,
Shqipėrija tė nderohet,
Djemtė tanė le tė venė,
Gjersa tė bėjmė gatinė,
Zoti t'u apė shėndenė,
Pa prapė kėtu na vinė."
Kėshtu tha me mendim plaku
Qė ishte shumė i vuar,
I ishte ftohurė gjaku,
Ditė tė shuma kish shkuar.
Manushi fjalėn ja preu,
Tha: "Tani le tė mbarojmė",
Pa i tha dhe mbretit: "Ngrehu,
Nesėr prapė kuvendojmė."
Neve fjalėt po i themi
E punėn tė bėr' e zėmė,
Po nė dorė nuk' e kemi,
Mbretėresha q'ėshtė mėmė,
Ajo munt nė kėtė punė
Tė apė bashkė me mbrenė
Njė funt tė mirė, them unė,
A tė ven' a tė mos venė.
Jakėni tani tė vemi
Tė huajtė t'i nderojmė,
Me ta ca fjalė tė themi
E pakė kohė tė shkojmė
Njeriu nė vėnt tė huaj
Shpirtin' e ka tė brengosur,
I duketė dita muaj,
E pandeh qė s'ka tė sosur."
Kėshtu tha plaku Manushi,
Se pleqtė kshu e mentonin
Po tė rinjt' ishin si prushi,
Kėto fjalė s'i dėgjonin.
Mbreti u ngrit menjėherė,
Tha: "Nesėr mblidhemi prapė,
Mentohemi gjat' e gjerė,
Gjithėkush shortėnė t'apė."
Pa duallė tė menduar,
Gas nė zėmrė nukė kishin,
Ishin si tė zėmėruar,
Sikur s'qen' ata qė ishin.
Nata me rrobet tė zezė
Po tfaqej nė hapėsirė,
Dritat' e qiellit u ndezė,
Dukeshin si ar i grirė.
Zogjthitė zunė foletė,
Vetėm bilbili kėndonte,
Nata me t'errėt e qetė
Mal'e fusha po mbulonte.
Mbrenė gjumi nuk' e zuri,
Po rrij nė roba i xgjuar,
Mentohej e psherėtinte
Me zėmrė tė pėrvėluar.
Nga tė vij i shkreti gjumė,
Qė mentimetė i shkonin
Nėpėr mėnt tė ti si lumė
Edhe nga syt' i mburonin.
Kur yll' i ditėsė dolli,
T'errėtit humbi si vesė,
Dritėn nė vėnt tė ti solli,
Nukė duroi mė nė shtresė.
Mbreti me njė rėnkim ngrihet,
Pa zė e lan sy e duar
Dhe vishet' e pėrsėritet,
Pa vete duke shpejtuar.
Mbretėresha ishte ngritur
Dhe ish veshur e ish ngjeshur,
Posi nuse pėrsėritur,
Punonte llėrėpėrveshur.
Ishte shumė punėtore
Edh'e urt' e e xgjuar,
Pėr ēdo pun' i vinte dore,
Ish' e mir' edh'e lėvduar.
Pesė vasha bukuroshe
Edhe shėrbėtore tetė,
T'i shihnje, janė yj, thoshe,
Edhe ajo hėna vetė.
Vashatė si pėllumbesha
Rrotull' e kishin rrethuar,
Edhe nė mest mbretėresha 
Rrij si lul'e lulėzuar;
Me duar si pej ergjėndi
Po punonin e mėsonin,
S'hiqeshin nga avlėmėndi
E si thėllėza shikonin.
Mbretėresha edhe vetė
Kishte zėnė e punonte,
Pun' e saj ish pa tė metė,
Nga tė tjeratė ndėrronte.
Ishin ėngjėj ato vasha,
Kishin leshėra tė arta,
S'ishin si lisi tė trasha,
Faqet i kishin tė zjarta.
Mbreti gjėkundi kur vinte, 
Mbretėresha mbretėronte,
Po edhe aty kur rrinte,
E pyette dh'e dėgjonte.
Gjoni nėr gra posa hyri
I ngrehurė posi gjeli,
Tė gjitha me radh' i qyri
Dhe vashat i pėrkėdheli;
Mbretėreshėn' e zu pej dore
Dhe i tha: "Tė dua pakė",
Dorėn, q'e kish pej dėbore,
I zuri dhe i tha: "Jakė".
Ajo me re e shikojti
Dhe, sado q'e pa tė qeshur,
Hidhėrimn' e kupėtojti
Dhe u ngrit llėrėpėrveshur.
Me tė hyrė nė tė ndarėt,
Dorė pej dore u zunė,
Duke thėnė me tė parėt
Mbreti tė shkretėnė punė
Mbretėreshės liksht i erdhi,
Kur e dėgjoi atė fjalė,
E trėmbi shumė dh'e verdhi,
Lott' i vanė si valė,
Si dellėndyshet kur venė
Me vrap t'arrijnė mė parė,
Po gjejnė prishur folenė
Dhe zoqt' e tyre tė vrarė!
Asht'u mahnit mbretėresha,
"Djemtė, tha do tė dėrgohen!
Unė jetėnė ē'e desha!
Popo! tė mė largėsohen!
Qysh tė duronj un' e zeza
E tė rronj pa ta nė jetė?
Kjo brengė pse ra si reza,
Zot'i math e i vėrtete?"
Mė pastaj tė shoqt i thotė
Me helm edh'e zėmėruar:
"Ėshtė turp nė gjithė botė,
Kjo 'shtė pun' e shėmėtuar.
Foshnjatė ne tė dėrgojmė
Nė njė vėnt fare tė huaj
E neve tė dėshėrojmė!
Kėtė fjalė mos e thuaj!
Cila mėm' e cili atė
Djemtė penk i ka dėrguar?
Punė fort shum' e mėkatė,
Kurrėkush s'e ka punuar!
Shpirtin' e ap, djemtė s'venė,
Pa ta s'bėn dot asnjė ditė,
Dhe ata neve s'na lenė,
S'bėnenė kshu miqėsitė!
Djemtė q'i kam gjithėnj' afrė,
T'i dėrgonj lark nga shtėpia,
Tė rin atje si tė vafrė,
Mos e dhėntė perėndia!
Murati, mbret' i Tyrqisė,
S'e di ē'ėshtė bir e bijė,
S'ka pjesėn' e njerėzisė,
Dashuri s'ka nė fėmijė
Ajy do tė mbretėronjė,
Qė tė bėnjė ligėsitė,
Tė vrasė e tė shkretonjė,
Tė derthnjė gjak nat' e ditė!
Ah! moj Shqipėriz' e mjerė!
Mė tė mbajtė perėndia,
Mos tė shtėntė ndonjėherė
Zoti ndėr duart tė tija.
Ėshtė prishės e shkretonjės,
Ėshtė kafsh' e egėrsirė,
Ėshtė vrasės e mundonjės,
Shpirterrėt' e zėmrėkllirė."
Kėshtu tha e zėmėruar
Dhe mbrenė nė syt e shihte,
Dhe zėmėr' e pėrvėluar
Me fort e me vrap i rrihte,
Kur ėngjėll' i urtėsisė
Nė shpirtit tė saj xbriti,
Erth nga an' e Perėndisė 
Dhe zėmrėnė ia trėnditi.
Mėndjen' e ktheu menjėherė
Dhe tha: "Bėni si tė doni,
Ju mendohi gjat' e gjerė,
Mua s'duhet tė mė thoni.
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
E kam gas e nder nė jetė,
Ap fjalė ndaj perėndisė,
S'pendohem dhe tė mbes shkretė."
Mori fjalėnė dhe vate
Mbreti, e mė s'ndenj gjėkundi,
Sindėkur u tha ndajnate,
Fjalės' i doj dhėnė fundi.
Nė mest shumė fjalė thanė
Parėsija qė u mblodhė,
Pėr paqė nevojė panė,
Papo miqėsinė zgjodhė,
Tė rinjtė shum' u pėrpoqnė,
Se punėn nuk' e pėlqyen,
Mė pastaj mėnjan' u hoqnė
Po mėndjenė nuk' e kthyen!
Pleqėsija dhanė shortė
Tė bėhetė miqėsija,
Po tė zihet me tė fortė
M'anėt tjatėrė gatija,
Gjithė kombetė tė mblidhen
Njė ligė nė mest tė vėnė,
Me besa-besė tė lidhen
E turqitė t'i pėrzėnė.
Pastaj tė gjithė u ngrinė
E nė tė huajtė vanė
Edhe bėnė miqėsinė
Pas mėnyrėsė qė thanė.
Mbreti tha: "Tani ju shkoni,
Pa djemtė ne i dėrgojmė,
Edhe sulltanit i thoni
Qė fjalėnė s'e harrojmė."
Tė huajtė gjithė u ngrinė
Si u bėnė kėto fjalė,
Nga qyteti duke dalė.
Ditėt ishin duke shkuar,
Vininė me vrap si lumi,
I trumbull a i kulluar,
Q'ikėn e nuk e zė gjumi.
Dit' e zezė afėrohej
Qė tė ndaheshin fėmija,
Zėmėra po u helmohej 
Dhe shtėpin' e mbuloi zia.
Mbreti njė plak tė besuar
Dhe njė plakė q'i kish rritur
E i kish pritur ndėr duar
Dhe ish e mir' edh' e ditur,
U nisi, dhe disa vetė,
Mėsimdhėnas e tė tjerė,
Shėrbėtorė shtat' a tetė,
Tė matur edhe tė vlerė,
Djemtė ishin tė gėzuar
Qė tė hipinė nė kuaj,
Si tė mėdhenj e tė ēquar
Tė venė nė vėnt tė huaj.
Mbretėresha po mentohej
E ndė mėntt gjė tjatrė s'vinte,
Helmi i saj po i shtohej,
Tė tėrė natėnė s'flinte.
Koh' e ndarjes u afrua,
U mbaruanė gatitė,
Edhe dita u shėnua,
Opopo! e zeza ditė!
Mėma dhe motratė qanin
Edhe djemt' i pėrqafonin,
Gjithėnjė pranė i mbanin,
I puthnin e i pushtonin.
Mbretėresha u helmua,
Tha: "Ē'bėra e zeza unė! 
M'u shkurtoftė jeta mua!
Qysh e bėra kėtė punė!
Si mi mori mėnt e mija
Zot' i math e i vėrtetė,
Tė ndahem ngaha fėmija,
Tė mbes kėrcure dh'e shkretė!
E pata shkruar nė ballė
Kėtė tė shkretė mynxyrė,
Tė ndahem qė mė tė gjallė
Me tė kėtillė mėnyrė!
Vall' a do tė mi dėrgonjė
Kurdoherė qė tė dua,
A fjalėn do ta harronjė,
Tė mė digjet zėmra mua!
Ah! kam frikė pej mynxyre! 
Mos nuk' i shoh mė nė jetė,
E tė vdes nga mall'i tyre,
Ta lė dhe shtėpinė shkretė."
Kėto thosh dhe me lot qante,
Mallėngjimi nuk e linte,
Ngashėrimėnė s'e mbante,
Dhe mėndj' e saj rreth i vinte.
Ditėnė qė do tė shkonin,
Mbreti u ngrit qė me natė,
Gjithė bota lot lėshonin
Edhe i varfėri atė
Pastaj djemtė pran' i mori,
I puthi e i qafojti,
Psherėtiti fort i gjori,
Lottė ēurkė i lėshojti.
U thotė: "Tė silli mirė,
Tė bėhi njerės nė jetė,
Tė mos mbetni n'errėsirė,
Po tė jini tė vėrtetė,
Nat' e ditė tė kėndoni,
Ēdo q'u duhetė ta dini,
Gjithė gjuhėt t'i mėsoni,
Po shqipenė mos e lini;
Mirėsit' e Shqipėrisė
I mbani, mos i harroni,
Nga vetijat' e Asisė
Ndruhi, mos i afėroni;
Mėmėdhen' e kombin tuaj,
Shtėpinė e njerėzinė
Dhe atje nė vėnt tė huaj
T'i doni, dhe miqėsinė
Shqipėtar' e Shqipėrinė
Kurrė tė mos i harroni,
Kini dritė urtėsinė,
Ēdo gjė me mėnt ta gjykoni;
Tė bėhi trima tė urtė,
Tė zottė tė mbretėroni,
Jo tė marr' e mėndjeshkurtė,
Ndaj duhetė tė mėsoni;
Tė bėhi shumė tė ditur,
Fjalėbukur' e tė ēquar,
Shpirtdashur e mėndjendritur,
Tė mir' e tė kupėtuar.
Zoti e nderoj njerinė,
I dha mėnt qė tė gjykonjė,
Tė punonjė mirėsinė,
Tė ligatė t'i mėrgonjė
Ruani nder' e shėndenė,
Burrėrin' e trimėrinė,
Kombin' edhe mėmėdhenė,
Njerėzin' e mirėsinė.
Shqipėria jush ka shpresė,
Edhe pret shumė tė mira,
Po tė mbani juve besė,
Nuk' e ha dot egėrsira,
Mėsimet do t'u mėsojnė
Ato punėra q'u duhen
Atyre qė mbretėrojnė
E mbretrė tė mirė quhen;
U duhetė njerėzija,
Zotėrija e tė tjera,
Mirėsija, trimėrija,
Gjithė vetijat' e vlera;
Kombinė shumė ta doni,
E si fėmijė ta kini,
Me tė drejtė tė gjykoni
E ēdo punėzė ta dini;
Dhe nė brengė tė mėsohi,
Dhe shpirtinė ta mundoni
E kurrė tė mos rėndohi
Nė doni tė mbretėroni;
Kini njohė tė qėruar,
Dhe ndjenja tė larta shumė,
Zėmėr edhe shpirt tė ēquar,
Mėndje pa lodhj'e pa gjumė."
Kėshtu u tha i ziu atė,
U fali udhėn' e mbarė,
I puthi, u dha uratė,
Edhe u hoq duke qarė.
Gratė gjithė psherėtinin,
I luteshin Perėndisė,
Prapė shėndoshė tė vinin
Prensėrit' e Shqipėrisė.
Mbretėresha gjer nė shkallė
Dolli me zėmrė tė thyer,
I puthi djemtė nė ballė
Dhe u nda e mallėngjyer.
Dhe ata djemthit' e mitur,
Kur e panė qė u ndanė,
Mbenė posi tė mahnitur
Dhe me lot tė hidhur qanė
Pėr herė tė par' e panė
Sa dhemb njeriu e shtėpija,
Mėmėdheu e gjithė ē'janė,
Dhe shokėt' e njerėzija.
Hipnė nė kuajt e shkuan
Si zogu kur lė folenė,
Njerėzin' e pėrvėluan,
Shkretuanė mėmėdhenė.
Kapėtuan mė tjatr'anė,
Nga mali kokėnė kthyen,
Krujėn e bukur s'e panė,
Mė tepėr u mallėngjyen;
U dukej sikur kish shkuar
Njė kohė fort shum' e gjatė,
Qė ishin ndar' e mėrguar
Nga motr' e nga mėm' e atė
Gjithėnjė Krujėn mendonin,
Dhe nga malli psherėtinin,
Mėmėdhenė s'e harronin,
Tė gjitha nėr mėnt' u vinin.
Ng' ajy mall' i shum' u mpinė,
Sa tė katrė u sėmurė,
Jo vetėm pėr njerėzinė,
Po dhe pėr gur' e pėr drurė.
Zėmėratė u rėnkonin
Se s'i linte dashurija,
Mėrgimnė nuk' e duronin,
S'ndaheshin nga njerėzija. 
Njeriu kudo tė rronjė,
Nuk e harron mėmėdhenė,
Zogu le tė fluturonjė,
Po nėr mėnt e ka folenė.
Uji sado qė tė ngrihet,
E tė hapetė ndė erė,
Tė mblidhetė e tė shtrihet,
Prapė mbi dhet do tė bjerė
Ngado tė vej' e tė bredhė,
Tė ndryshohet' e tė ndrrohet,
Prapė mbi dhet do tė rrjedhė,
Veē atje mund tė qetohet.
Mbretėreshės' ajo ditė
Ju duk fort e shėmėtuar,
Zėmrėn e kishte tė mpitė,
Tė djegur, tė pėrvėluar.
Pėr djemthit fort keq i vinte,
Edhe qant'e s'pėrdėllehej,
Gjithėnjė po psherėtinte,
Me fjalė nukė gėnjehej.
I thoshinė tė mos qanjė,
Djemt' aqė lark nukė vanė,
Dhe zi pėr ta tė mos mbanjė:
"Rrofshin, desh Zoti, gjall' janė,
Kurdo t'i duash, tė vinė,
Dhe kartė do tė dėrgojnė,
As shtėpin' as njerėzinė,
As mėmėdhen' e harrojnė."
Po atė s'e lij rėnkimi,
Dhe fjalėtė s'i dėgjonte,
Mallėngjimnė hidhėrimi
Edhe lottė po ja shtonte.
U ngrys e shkoj dhe ca natė,
Mbretėresha nukė flinte,
Vashat' u mblodh' edhe gratė
E vunė nė shtrat tė flinte;
Po s'e linte mallėngjimi,
Pa rrinte nė shtresė zgjuar,
Zėmrėn' e saj hidhėrimi
Ia kishte fare helmuar;
Nukė flij e zeza mėmė,
Syt' e zes me lot ju mbushnė,
Edhe gjithė atė mbrėmė
Nė zėmrėt tė saj kish prushnė
Mendja nė djemthit' i vinte,
Derdhte lot shum' e rėnkonte.
Perėndija e dėgjojti,
Tė vėllan' e vdekjes thirri,
Me tė matht tė saj e ēojti
E i vate ndaj tė gdhiri.
Gjum'i qet' u afėrua,
Edhe i qėndroj mbi krye,
Mbretėresha u qetua,
Kur n'ėndrrė ju rrėfye
Njė rrip' e njė shkretėtirė,
Dhe pas njė shpelle qėndruar
Njė kuēedrė, nj'egėrsirė
Me ca sy tė sgurdulluar!
Nė mest tė gjakut po rrinte.
Rreth e rrotullė vėshtronte,
Shumė frynt'e shkrefėtinte,
Dhe tym e flakė lėshonte!
Tre nga djemt' e saj kish zėnė
E si ujku po i ēante,
Si shqerra posht' i kish vėnė
Edhe mushkėrit u hante!
M'i vogėlėthi po vinte
Si ėngjėll pshjellė me dritė,
Si lėmsh' i diellit ndrinte,
Nat' e errėt' u bė ditė.
Kuēedrėsė ju lėshua,
I ra me kordhėt dh'e vrau!
Mbretėresha shpejt u zgjua,
"Un' e zeza" tha dhe qau!
U ngrit, u vesh duke qarė,
Ndenj si e varfrė nė vatrė,
Me fytyrėzė tė vrarė,
Qė s'e kishte herė tjatrė.
Ra zija, mbuloj shtėpinė,
E u hap dalėngadalė,
Zuri gjithė Shqipėrinė,
Errėsoj fusha e male!
Mbretėresha mė s'kuxonte
Tė hyj nė dhomėt tė tyre,
Se djemt' e gjora kujtonte,
S'ja dil dot asaj mynxyre;
Posi nje fatzi i mjerė,
Qė kthehet zėmėrėdjegur,
Vjen mė shtėpi, hyn mė derė,
Po gjen t'ėmėnė tė vdekur,
I qaset, po s'kuxon kurrė
T'i ngrerė cipėn' e shkretė,
Ndonėse 'shtė trim e burrė,
S'e sheh dot shuar pėrjetė.