HISTORI E SKĖNDERBEUT
                        (1898)

                X 


N'Adrinopojė Murati
Me tė bir' e me tė tjerė
Brengė tė brėndėshmė pati,
Dhe trazim ndėr jeniēerė.
Pastaj u hoth mbi tė tjerė,
Andej, kėtej i pėrlau,
Papo humbn' ata tė mjerė
Si lėpushkat q'i ha kau!
Njeri nukė i qėndronte,
Aq' ish i fortė Murati,
Tė gjithė i dobėtonte,
I ndihte djalli dhe fati.
Vetėm njė qė nukė mundte,
Skėnderbe trim shqipėtarė,
Pa qante dhe kokėn tundte,
Nė zėmėr' e kish nakarė.
Pa prishurė Shqipėrinė,
Q'ish nė kufit e njė fqinjė,
Nuk' e shtonte dot Turqinė,
E kish nė syt si dėllinjė.
Pa e mblodhi parėsinė,
Bėnė fjalė gjat' e gjerė,
Si ta prishnjė Shqipėrinė
Edhe mė tė mos ta lerė.
"S'ka tė mbarė, tha, Turqija,
Sa ėshtė gjall' Skėnderbeu,
Do prishurė Shqipėrija",
Gjithėve kjo u pėlqeu.
Dyqint mijė luftėtarė!
Njėqint mij' ish kalorija!
Gjithė t'egėr' e barbarė,
U mbloth' e u bė gatija!
Mi gjith' ata ushtėtarė
Q'ishin mizėri e mbletė,
Mi tė parėtė m'i parė
Ish sulltan Murati vetė.
Pa dhe djalli kėtė herė,
Pėr tė shuar njerėzinė,
Top e gjyle kishte nxjerrė,
Tė vris njeriu njerinė!
Me arm' e me ushtėtarė,
Me kamilla e me kuaj,
Me shumė burra tė parė,
Me tė tit' e me tė huaj,
Me tė madhe kėrcėllimė
U nis i tėrė rrėmeti,
Me zė e me oshėtimė
Dolli me nxit nga qyteti.
Pa Skėnderbeu i mblodhi,
Erth e tėrė Shqipėrija,
Parėsija me vrap rrodhi,
Dhe pas gjithė vegjėlija.
Fortesėn' e Sfetigratit,
Qė prara Dibravet ishte,
Ja la sipėrė Perllatit,
Q'ish shumė trim e shokė s'kishte.
Skėnderbeu dolli vetė
E solli rreth Shqipėrinė
Me kalorės dymbėdhjetė,
E fortėsoj njerėsinė.
Prap' u kthye n'ushtėresė
Dhe pėrhapi trimėrinė,
Dhe gas edhe bes' e shpresė,
Gėzoj gjithė njerėzinė.
Fjal' e atij edhe gurė
Munt ta ngjallte me tė parėt,
Dhe ta bėnte trim e burrė,
Jo trimatė, shqipėtarėt!
Fortesat' i fortėsojti,
Pa pėrndau parėsinė,
Nėpėr vėnde i dėrgojti,
E pas mbajti Moisinė.
Ishin tė zottė tė parėt,
Burra gjith' e shumė trima,
E tė tėrė shqipėtarėt
Ishin posi vetėtima!
Parėsi' e Shqipėrisė
Ishte bėrė zjarr e flakė,
S'i trėmbėshinė Turqisė,
Ndonėse ishin mė pakė
Njė lėftonte me njė mijė,
Edhe nukė trėmbej kurrė,
Armikėtė s'doj t'i dijė,
Ishte kordhėtar e burrė.
Mė trim mi gjithė tė parė
Ishte Uran bukuroshi
Dhe Tanushi kordhėtarė,
Hamzaj, Muzakė djaloshi,
Dukagjini, Moisiu,
Maneshi shpatullgjerė,
Golemi mjekėrėziu,
Edhe tė tjer' e tė tjerė.
Pa tė tėrė shqipėtarėt
Ishin shumė trim' ahere,
S'i ndaje dot nga tė parėt
E nonjė pas nukė lere.
Gjithė ē'qenė mbretėritė
Njerės kishinė dėrguar,
Skėnderbeu me tė titė
I pritnė duke gėzuar.
Tė dėrguarit' u thanė:
"Ē'ndihm' u duhetė, na thoni,
Se gjithė mbretėrit tanė
Do t'u apėnė ē'tė doni."
Skėnderbeu : "Na gėzuat,
Miq tė mir' e tė vėrtetė!"
Tha "dhe shumė na nderuat,
Nder u dhėntė Zoti vetė. 
Kur t'u kėrkojmė, tė vini,
Tani gjithė ushtėrinė
Gati e n'armė ta kini,
Dhe ahere letė vinė."
Me urtėsi Skėnderbeu
U tha vetėm kėto fjalė,
Tė dėrguarit' i ktheu
E dėrgoj me ta tė falė,
Gjith' ushtėrit' e Muratit,
E shumė si mizėrija,
Ju lėshua Sfetigratit,
U ēkul e tėrė Turqija!
E rrethuan Sfetigratnė,
Sulltani njeri dėrgojti
Ta bindte burrė Perllatnė
Perllati ndėnj' e dėgjojti,
Pa i tha: "Thuaj Muratit,
Sa tė jetė gjall' Perllati
Fortesėn e Sfetigratit
S'e merr dot kurrė Murati."
Me tė msuar kėtė fjalė,
U ashpėrua Murati
Posi deti kur hedh valė,
Tha: "Dal, pa mė sheh Perllati."
Krisi topi si gjėmimi!
Si rrufeja gjyl' e shkretė
E rrih fortesėn, po trimi
S'u trėmb, ish burr' i vėrtetė.
Armikėt' u zėmėruan
Dhe gjithė fuqin' e mblodhė,
Fortesėsė ju lėshuan,
Me rrėmbim tė math u hodhė.
Menjėherė shqipėtarėt
Ua dhanė me shigjetė,
Stavė u bėnė tė vrarėt,
Ranė pėrdhe posi fletė
Tė tjerėtė u pėrhapnė,
U trėmbn' e u frikėsuan,
E gjithėkush zuri trapnė,
Nga fortesa u mėrguan.
Pas asaj gjithė tė parėt
Thirrė dhe Murati vetė,
Ju lėshuan luftėtarėt
Prapė fortesės si retė.
Po tė brėndėsmitė prushnė
Dhe finjėn' e vajn' e zjerė
U hodhė dhe sheshn' e mbushnė
Me tė vdekur' e tė nderė.
Prapė e muarrė vrapnė,
Shoku-shoknė mė s'e panė,
Iknė gjith' e u pėrhapnė,
Sicili nxitoj mėnjanė.
Sulltan Murati tha: "Unė,
Qė njerėzit gjith' i munda,
Tė pėsonj sot kėtė punė
E tė mė thyhetė hunda!
Unė kaq' kombe tė tjerė
I prisha dhe i kam vrarė,
E tė mos munt kėtė herė
Ta nxjerr tej me shqipėtarė!"
Pa tha, "Atė qė tė kthehet
Kėtu vdekja do ta presė
Si mjerė kush tė gėnjehet!
Hidhuni pėrmbi fortesė!"
Pas kėsaj, gjith' u pėrmblodhė,
Duke shkelur mi tė vrarė,
Dhe fortesėsė ju hodhė
E nėpėr muret u varė
S'vunė re usht' e shigjetė
Si galatė u vėrvitnė
Dhe u vranė shumė vetė,
Po tė tjerėtė u ngjitnė.
Mė s'bėnte punė shigjeta,
Po kur zhveshnė shqipėtarėt
Shpatat' e prehta tė shkreta,
I mori djalli barbarėt.
"Oburra!", thirri Perllati,
"Sot ta marrė vesh Turqija
Dhe vetė sulltan Murati
Ē'trima djem ka Shqipėrija.
Biruni me vrap, o shokė!"
Tha, edhe gjithė po shtinin,
Turqit' pa dor' e pa kokė
Nga mur'i fortesės binin.
Kur nj'e madhe kėrcėllimė
E tundi tė tėrė dhenė
Dhe ndriti njė vetėtimė,
Turqit tė mahnitur mbenė!
Njė zė i math po dėgjohej,
Njė rrėmet unjej nga bregu,
Tymi sa vinte po shtohej,
"Popo!", thanė, "Skėnderbegu!"
Vėrtet po vij me vrap Mbreti,
Moisiu dhe Muzaka,
Nė mest tė ati' rrėmeti
U hodhė mbi ta si flaka!
Kish dhjetė mijė tė zgjedhur,
Tė tėrė ishin kaluar,
Gjithė ēela ishte mbledhur,
Vdekjenė sillnin nėr duar.
Kalorinė e dėrgojti
Sulltani mi Skėnderbenė,
Mbreti gjith' i copėtojti,
Pa u dha dėrrmėn' e dhenė.
Armikėt' i ngau data,
Gjith' ushtėrin' e lėshojti
Murati, po erdhi nata
E vdekjenė e ndalojti.
Nga kjo punė u helmua
Fort shumė sulltan Murati,
N'anėt tjatrė u gėzua
Me shokėt' e tij Perllati.
Mbreti me shokėtė iku,
Zuri njė vent tė mėrguar,
Po s'e mori vesh armiku,
Pa ndenj gjithė natėn zgjuar.
Jashtė po rrinte Murati,
Edh'e tėrė ushtėrija,
Me shokėt brenda Perllati,
Ata edhe Perėndija,
Gjithėnjė fjal' u dėrgonte,
E rrihte t'i mashtėronjė.
Pun' e rremeja s'mbaronte,
Pa mė s'dij si tė punonjė.
Kėrkonte t'i haj mė besė,
Po fjal' i dėrgoj Perllati,
"Mos bjerė mė atė shpresė
Se s'epetė Sfetigrati."
Pshihej dielli, dil hėna,
Shkonte nata, vinte dita,
S'mbaron dot pun' as e thėna,
As gėnjeshtėra, as mita.
Armikėt' ishin radhosur,
Nėpėr sheshe kishin rėnė,
Tė sėmur' e tė plagosur,
Vendin' e kishinė zėnė,
Dhe nga vap' e zjarr'i shumė
Ishin prer' e dobėtuar.
Ca kishin rėnė nė gjumė,
Tė tjerėtė rrinin shtruar.
Hėna herė nė re pshihej,
Herė delte e tregohej,
Epte drit' e pėrsėritej
Dhe prapė me re mbulohej.
Ahere majė njė bregu,
Me Tanushn' e me tė tjerė,
Kishte dalė Skėnderbegu
Dhe i pa gjithė tė nderė.
O hėna krahrorergjėndtė!
Ti u bėre tradhėtore?
Zoti pėr faj mos ta zėntė!
Tė gjorėt mė qaf' i more!
I pa ashtu Skėnderbeu
Dhe u fal mė Perėndinė,
Pa shokėvet u rrėfeu,
Tha: "E shihni ushtėrinė? 
E shihni sulltan Muratnė,
Q'ish i patundur si shkėmbi,
Veē kėtu s'e gjen dot fatnė,
Pa gjithė botėn e trėmbi.
Ajy qė nuk' u munt kurrė,
Qė ka prishur mbretėritė,
S'i ndėnj kundrejt ndonjė burrė,
Ndaj nesh ka rėnė nė shkitė!
Gjithė botėn' e ka marrė,
S'e ka trėmburė rrėmeti,
S'munt dot vetėm shqipėtarė.
E shihni? Kėmbėkuc mbeti!
Pa t'u derdhemi njė herė,
Atje tek janė tė shtritur,
Tė dremitur' e tė prerė,
Tė dobėt' e tė drobitur."
Me tė thėnė kėshru mbreti,
Gjithė burrat' u gėzuan,
U lėshuanė sė qeti,
Armikut ju afėruan.
Pa nisinė Moisinė
Me shumė trima tė tjerė,
E qyrė mir' ushtėrinė
Dhe u kthyen menjėherė,
Gjith' u derdhė mė tė qetė,
Nė mest t'ushtėrisė vanė
Burrat trima tė vėrtetė,
Armikėt fare s'i panė.
Moisiu, si turk veshur,
U thosh mė gjuhėt tė tyre:
"Pėrse s'flini?" duke qeshur,
Me farė turku mėnyre!
Ujku i urėtė shumė
Kur futet ndaj bagėtisė
Dhe barin' e gjen nė gjumė,
S'ja mbyll derėn e shtėpisė
Ashtu edhe shqipėtarėt
Me vėrtik shum' u lėshuan,
Pa i shuanė barbarėt,
I therė e i rrėzuan!
Ē'u ka bėrė Skėnderbeu
Armikėvet atė natė,
I griu, i shoj, i preu!
Ish rrufe ajo, s'ish shpatė!
Aqė ngrinte shumė shpata,
Sa shkelte mi yjt' e shkonte,
Me vrap nga frik' e saj nata
Ditėsė vent i lėshonte!
Gjaku mė gjut kish arritur,
U mbush vendi me tė vrarė,
Armikėtė tė mahnitur 
Po ikėnin duke qarė!
Sa tė zgjuhetė nga gjumi
E tė marr' armėt' armiku,
Gjaku ish bėrė si lumi,
Mbreti me shokėtė iku.
Bisha duke pėrlėfytur
Deshtė i lė mbi dhet rrahė,
Edhe ikėn nė gjak mbytur,
Nxiton si shqipja me krahė!
Mė tė nesėret Murati
U ngrit me shum' idhėrime,
Mė anėt tjatrė Perllati
S'e la tė bėnte fitime.
Tri herė muarrė vrapnė,
Tė tri herėt' i pėrndanė, 
Gjith' ushtėrin' e pėrhapnė
Dhe shumė syresh i vranė.
Shqipėtarėt dit' e natė
Mė tė gjith' anėt u binin,
Atyre u hiqninė shpatė,
Fortesės ngrėnje i shpinin.
Njė mėngjes gjith' e rrethojnė
Armikėtė Sfetigratnė
Dhe i bien' e s'pushojnė,
Po s'e trėmbin dot Perllatnė!
Firuz pashėnė Murati
Me mijė tetėmbėdhjetė
E dėrgoj me vrap lugati
Tė zij vėnt, tė rrij i qetė,
Skėnderbenė ta ndalonjė,
Ta mbanj' e tė mos e lerė,
Dhe ky vetė tė lėftonjė
E fortesėsė t'i bjerė.
Murati kėto po shtinte
Dhe Sfetigratn' e shtrėngonte,
E Skėnderbeu po vinte,
Se tė gjitha i mėsonte.
Kishte mijė dymbėdhjetė
Burra trima shqipėtarė,
Dhe sa tė gjith' ishte vetė,
Q'ishte mi tė tėr' i parė.
Firuz pasha mė njė gropė
E kish ndarė ushtėrinė,
E kishte bėrė tri copė
Edhe po priste tė vinė.
Mė nj'anė vete Muzaka,
Moisiu mė tjatr'anė,
Mbreti vet' u fut si flaka,
Armikėtė gjith' i ranė,
Po ajy si vetėtima
Hyri me kordhė nė dorė,
I ndau burratė trima,
U dha gjithėve tėrthorė.
Si i hapi e i prishi,
Qėndroj e u ēloth mėnjanė,
Tė parėtė gjith' i grishi,
Pėr luftėnė fjalė thanė.
Firuz pasha: "Shqipėtarė!"
Thirri, "Ku e kini mbrenė?
Jo mė nxjerrki ca kusarė!
Ē'e gjet vallė Skėnderbenė?
Ajy burri trim qė kini
Iku vall' e mori malė?
Pa ma bini, pa ma bini,
N'ėshtė trim, kėtu tė dalė."
Kėshtu u tha Firuz pasha
Me buj' e duke lėvduar
Dhe duke vrarė tė trasha,
I ziu e kish tė shkruar!
Mbreti trim, me tė dėgjuar
Kėtė fjal', u ashpėrua
Dhe hyri me nxit kaluar,
Posi fajkoj ju lėshua,
I tha: "Do ta mėsosh mirė
Ku ėsht' ajy qė kėrkove!
S'mė vjen keq, se me dėshirė
Vdekjenė vetė e ftove."
Duke thėnė kshu, e ndoqi,
Ju hoth me vrap edh'e zuri,
Njė kordhė tė mir' i hoqi,
Kokėnė pėrdhe ja shturi!
Koka ra dhe ligjėronte,
Nuk' i kishte sosur fjalėt,
Trup'i tij dhe po qėndronte,
Sindėkur ishte mbi kalėt!
Armikėtė si e panė
Qė u vra e ra i pari,
Gjithė ē'kishinė i lanė
Dhe ikėnin si i marri.
Katrė mijė luftėtarė
Kishin rėnė posi duaj,
Mben' ata mė vėnt tė vrarė
Dhe gjė e plaēka e kuaj.
Murati ish derdhur vetė
Qė ta mirrte Sfetigratnė,
Po la mije shtat' a tetė
Dhe s'e mundi dot Perllatnė.
Shtat' a tetė mij' u vranė,
E shih q'u prish ushtėrinė,
Mė s'e nxij dheu sulltanė,
Pa e mblodhi parėsinė,
Tha: "Fortesėnė ta lemė,
Se puna nukė pronditi,
Si druri qė s'lėshon pemė",
Edhe ushtėrin' e ngriti.
"T'i derdhemi Shqipėrisė,
E tejpėrtej", tha, "ta djegim,
Tėmerr tė math njerėzisė
T'i apėmė e t'i ndjekim;
Pa duke bėrė rrėmujė,
Pėrpara gjithė t'i vėmė,
Tė hyjmė brėnda nė Krujė,
E gjėsendi tė mos lemė."
Mblodhi shokė' Skėnderbeu,
Qė hanin hekur me dhėmbė,
Armikut udhėn' ja preu,
Nuk' i la tė bėnin kėmbė.
I pa qė iknė Perllati
E ju derdhė Shqipėrisė
Ushtėrija dhe Murati,
Papo ju duk dit' e zisė,
Tha: "O shokė, ne mė ēpresim?
Po shuhetė Shqipėrija,
Jakėni gjithė tė vdesim!
Si ta apė Perėndija!"
Kshu tha burri trim, Perllati,
Dhe vuri armėt' e lara,
Mori udhėnė nga Mati,
Qė t'u dil turqet pėrpara.
Fluturuanė si flakė
Edhe nė fortesė lanė
Nga shokėtė ca tė pakė,
Q'ishinė gjithė dibranė.
Shėrbėtori qė bij ujė,
Tha: "Popo, ē'na qėnka thėnė!"
"Ē'ėsht' ", i thanė, "kjo rrėmujė?"
Tha: "Qeni nė pust ka rėnė!"
Dibranėt nuk' e pinin
Ujėt' e kėrmės' sė shkretė,
Tjatrė pus s'kish, qysh tė rrinin?
Pa ujė s'rrohet nė jetė.
Njė tradhėtor, kanė thėnė,
Pėr tė mirėt tė Turqisė
E pat shtėnė nė pust qėnė,
Q'i bėri dėm Shqipėrisė!
Gjith' ata burra dibranė
Muarrė armėt' e shkuan,
Fortesėn, vetėm e lanė,
Opopo! qysh u marruan?
Ata posa kishin dalė
E me shumė vrap po vinin,
Muarrė tė gjithė malė,
Kėrkonin ujė tė pinin.
Armikėtė ishin thyer
Dh' ata qė mbenė tė gjallė,
Pėrsėri ishinė kthyer,
U poqnė ballė pėr ballė.
Kėta me vrap ua dhanė
Edhe pėrpara i vunė,
Njėzet a tridhjet' i vranė
Dhe fortesėn prap' e zunė.
Armikėtė e rrethuan
Si mizėrija fortesėn,
Po dibranėtė lėftuan,
U bėnė gati tė vdesėn.
Sulltani nukė mėnojti,
Se i pa se s'kishin shpresė,
Me njeri fjalė dėrgojti,
T'ikin me arm' e me besė
Etj' e shkret' i kishte prurė
Afrė vdkjesė tė tėrė,
Ishin gjithė tė sėmurė,
Pa tė ndryshmė qenė bėrė!
Vėndėsit dhe luftėtarėt
Me armė nė dorė shkuan,
Nuk' i mbajtnė dot tė parėt,
Punė tė keqe punuan!
Armikėtė mė s'mėnuan,
Po fortesėsė ju derdhė
E gjithė shum' u gėzuan,
Se pa luftė brėnda erdhė.
Kėshtu e mori Murati
Fortesėn' e Shqipėrisė,
Ra pa luftė Sfetigrati
Q'ish nė kufit tė Turqisė!
O fortes' e Sfetigratit!
Rrufeja tė tė kish rėnė!
Sa re nė lakt tė Muratit,
Nukė je mė pėr tė qėnė!
Ishe zonjė, zojn' tė bėnė,
Dolle pej sėr' e pej radhe,
S'je paskėtaj pėr tė qėnė!
Perllati ishte pėrzjerė,
Nėr luftėra ishte ndodhur
Me gjithė shokėt' e tjerė,
Pa ish kėputur' e lodhur.
Kur e dėgjoj kėtė fjalė,
U mahnit, mbeti si shtyllė,
Nė zėmėrt i erth njė valė
Dhe u verth e u bė dyllė!
Tha: "Popo, ē'bėra qė ika!
Tė mė mirr ushta nė ballė,
Tė mė paske rėnė pika,
Sot tė mos isha i gjallė!"
Kėshtu tha ēelė Perllati,
Nė shpirtit kish brengė shumė,
Krahrorgjeri, leshragjati,
I derdhi lottė si lumė!
Nuk' e linte trimėrija,
Pa vu kokėnė ndėr duar,
E mundonte vetėdija,
Ish vrėnjtur' e shėmėtuar!
Burr'i math, i trash', i gjatė
Ndėnji pak e u mejtua,
Hodhi dorėnė mi shpatė,
Mbreti trim ju afėrua.
Foshnja kur i flet ati,
Si e lak me lotthit dhenė?
Ashtu dhe ēelė Perllati
Qau kur pa Skėnderbenė!
Dhe i thotė: "Mos mė lerė 
Tė mė vrasė vetėdija,
Dua tė vdes menjėherė,
Se mė s'mė nxė Shqipėrija!"
Pa e qafoj Skėnderbeu,
Duke thėnė shumė fjalė,
Zėmrėnė ja pėrdėlleu,
Q'ish plot breng' e gjithė valė.
Foshnja, gra, pleq, luftėtarė
Rrininė buzėlėshuar,
Me fytyrėzė tė vrarė
Faji i kish turpėruar.
Mbreti u tha: "Keq mos kini,
Pa prap' e vėmė nė dorė,
Juve shėndoshė tė jini,
Pa Zoti s'na lė tė gjorė.
Kijeni zėmrėn tė gjerė,
Kurrė mos u dobėtoni,
Puna sido qė tė bjerė,
Burra e trima qėndroni."
Kshu tha, po shum' u helmua
Nga ky dėm i math qė patnė,
Po nukė ju zėmėrua,
Se e doj shumė Perllatnė.
U dha gjė, plaēkė e arė
Tė ardhuret Skėnderbeu,
Dhe shtėpi e qe e farė,
Tė gjithė i ngushėlleu.
Si u muarr Sfetigrati,
U nis pėr n'Adrinopojė,
Mė s'ndenji fare Murati,
Se pa tė madhe nevojė,
I numėroj luftėtarėt
Si tufėn' e bagėtisė,
Ishin shuarė barbarėt,
S'ish as gjysm' e ushtėrisė.
La tetė mij' ushtėtarė
Dhe topa gjyl' e tė tjera
Nė Sfetigrat q'e kish marrė,
A ja la, tė themi, hera.
Skėnderbeu e mėsojti
Dhe dolli me dhjetė mijė,
Mė ēdo anė i dėrgojti,
Pėrpara, pas e nėr ijė:
Herė vėnt tė ngushtė zunė,
Herė nė ball' i goditnė,
Herė pėrpara i vunė
E herė nė prit' i pritnė.
Kėshtu i pren' e i vranė,
Tė shumėtė mb'udhė mbetnė,
Tė pakėtė mezi vanė
E zunė kryeqytetnė,
Mbreti erth nė Kruj' e zbriti,
Edh' e hapi ushtėrinė,
Pas dy muaj e porsiti
Tė mblidhetė, parėsinė.
Mbreti pa punė po s'rrinte,
S'lodhej kurr' e s'i rėndohej,
Edhe nė gjumė kur flinte
Pėr Shqipėrinė mejtohej.
Dolli e pa Shqipėrinė
Edhe gjyqet' e ēdo punė,
Vuri nd'udhė mirėsinė,
Njeri s'la nė tė pėrdhunė.
Nė ditėt tė ati mbreti
E sa rroj ajy nė jetė,
Nė Shqipėri njeri s'mbeti
Nė tė keq e nė tė metė.
Shqipėtarėt gjith' i qitte,
Q'i kish djem e i donte,
Pėr luftė vet' i stėrvitte,
Shumė bukur' i mėsonte.
Nga ajy zot e mėsonin
Luftėn me shumė dėshirė
Shqipėtarėt, pa lėftonin,
Me armikėt' aqė mirė.
Vate vetė kėtė herė
Skėnderbeu pa Hynjadhė
Edhe mbretėrėt e tjerė,
Miqt' e tij gjithė me radhė.
Derdhi kėtė herė topa,
Pru italjan' e gjermanė
E ē'i duhej nga Evropa,
Dhe fransės' e venetjanė.
Tė gjith' i kish miq, si thamė,
Po mė mik i Shqipėrisė,
Q'e kish mbreti vėllamė,
Ishte mbret'i Italisė.
Alfonsin kish mik pėr kokė,
Vėlla tė dashur pėrjetė
E ballė nė gjithė shokė,
Mbreti trim e i vėrtetė.
Sindėkur i porositi,
U mbluadhė parėsija,
Mbreti me nder shum' i priti,
Si ja epte njerėzija.
Parėsi e mėmėdheut
Ishte mbledhurė e tėrė,
Pėr dasmėt tė Skėnderbeut
Fjal' e mejtim kishte bėrė.
Pa mbretit tė gjith' i vanė
Me njė zė e me njė gojė,
Pėrnjėherė gjith' i thanė:
"Neve shohėm njė nevojė.
Tė lutemi gjithė ē'jemi,
N'emėrit tė Shqipėrisė,
Njė fjalė qė do ta themi,
U bėftė e Perėndisė.
Kombin duhet ta gėzojmė
Edhe gjithė Shqipėrinė,
Andaj duam ta martojmė
Kėtė herė zotėninė."
Mbreti qeshi dhe tha: "Mua!
S'mė dini qė s'mbanj dot zgjedhė?
Tani kėrkoni njė grua
Nė robėri tė mė hedhė!"
Pleqėsi' e parėsisė
Dhe mė afėrė i vanė:
"Kjo dėshir' e Shqipėrisė
Do tė mbarohet'" i thanė.
"Paskėtaj mė s'tė dėgjojmė,
Se kjo punė ėshtė jona;
Mėmėdhenė s'e shkretojmė,
Pėr tjatrė gjė urdhėrona."
"U ap fjalė qė tė vlohem,
Si tė marrėm Sfetigratnė,
Do t'u dėgjinj tė martohem,
Po pa tė mundim Muratnė."
Skėnderbeu kėtė fjalė
Tha, ata gjith' u gėzuan,
I thanė: "Tė qofshim falė"
E fjalė tė tjera s'shtuan.
Ushtėrinė prap' e mblodhė,
Tė gjithė trimatė vanė
E Sfetigratit ju hodhė,
Mė tė gjith' anėt i ranė.
Fjal' e njeri dėrgoj mbreti,
Qė tė epenė me besė,
Po kėtė s'e desh Ahmeti,
Q'ish i parė nė fortesė
Tha: "Sa gjak derdhi Turqija
Edhe prapė nuk' i mundi,
Tė derthnjė dhe Shqipėrija,
Pa tė shohėm mė sė fundi."
Mė topt edhe pėr fortesė
Shqipėtarėt s'ishin msuar,
Nė tė huajt kishin shpresė,
Se ata ishin tė vuar.
Po e dinte Skėnderbeu
Dh'e njohnė gjithė tė parėt,
Qė s'fitonte mėmėdheu
Pa stėrvitur' shqipėtarėt.
Gjithė tė huajt' Turqija
Menjėher' i frikėsonte,
Fill e vetėm Shqipėrija
Dhe shqipėtari lėftonte!
Mbreti e rrethoj fortesėn,
Qė t'i lij n'uri tė mbesin,
Dhe Dėrgoj tanushn' e Shtresėn
Me shok' udhėnė t'i presin,
T'i rrinė kundrejt Turqisė,
Asnjė armik tė mos lenė
T'i qasetė Shqipėrisė,
T'u apėn dėrrmėn' e dhenė.
Pėrsėri sulltan Murati
Me dyqint mij ushtėtarė
Erdhi drejt posi zapati,
Si edhe herėn' e parė.
Andaj e tėr' ushtėrija
Erdhi nė Krujė dhe mbreti,
E u zunė nga gatija,
Se kohė shumė s'u mbeti.