HISTORI E SKĖNDERBEUT
                 (1898)

                I 

Kėndo, ėngjėll, urtėsinė
Edhe gjithė mirėsitė,
Skėnderben' e trimėrinė,
Q'i dha Shqipėrisė dritė.
Tė lumtė goja, kėndona,
Me gjuhė t'ėmblė si mjaltė,
Skėnderben' e madh tregona,
Trimnė burrė, Zotn' e naltė.
Punėtė qė ka punuar
Kordhėtari i vėrtetė,
Kombinė duke nderuar
Dhe Shqipėrinė pėrjetė.
Nga gjiri i Perėndisė
Pa m'i sill nėr mėnd tė mija,
T'i ap dritė Shqipėrisė
Nga shpirt'i ndritshėm i tija.
Ėngjėll i bukur, pa zbritmė,
Dhe me dritėt tė uruar
Shko pėrpara mej'e ndritmė,
Tė shoh gjithė ē'kanė shkuar.
Qė kur ngrehu gjithėsinė
Zot'i madh e i vėrtetė,
Ka bėrė dhe Shqipėrinė
E shqipėtarėt nė jetė.
Shqipėria kurdoherė
Ka qėnė shum' e lėvduar,
Ka pasur burra tė ndjerė,
Trima t'urt' e tė dėgjuar.
Pati mbretėr' e tė parė
Fort tė mėntshim e tė mirė,
Burra, trima, shqipėtarė,
Qė kan' emrė tė pavdirė.
Ishte vėnt' i Perėndisė
Qė sė pari Shqipėria,
Mėmėdheth'i urtėsisė,
Qė del soje mirėsija.
Aleksandr'i Math e burrė,
I cili s'pat shok nė jetė,
Nukė ka pasurė kurrė
Dhe kurrė do tė mos ketė
Piro trimi e tė tjerė
Burra shumė tė lėvduar,
Qė kanė qėnė njė herė,
Edhe sot s'janė harruar,
Qenė gjithė shqipėtarė,
Ishin djemt' e Shipėrisė,
Nuk' ishin greq e bullgarė,
Po nga vėnd'i Perėndisė.
Pirroja mundi romanėt
Armikėt' e njerėzisė,
Aleksandr'i Math persanėt,
Egėrsirat e Azisė.
Kė tė zėsh ngoje mė parė
Nga burratė e vėrtetė,
Q'ishin gjithė shqipėtarė,
E s'u erdhi shok nė jetė!
Gjithė botėn' e pushtuan,
Afrik', Europ', Azi zunė,
Lėftuan e mbretėruan,
Nėn' urdhėrė gjith' i vunė.
Edhe kur erdhė romanėt,
S'u shkel fare Shqipėrija,
As nga shqeht' e venetianėt,
S'e zu kurrė dobėtija.
Shqipėtari nė kurt s'hyri,
S'e shpėrnderoj Shqipėrinė,
Kurrė nukė ju tremb syri
E nuk' e humbi fuqinė.
Rrinte me kordhė nė dorė,
Shkrefėtinte si dragua
Nėpėr male me dėborė,
E kurrė s'u qetėsua.
Armikėt u dobėtuan,
Shqipėrija ngriti krye,
Errėsirat u mėrguan,
Drit' e Zotit u rrėfye.
Nga tė gjitha mbretėritė,
Sė Krujėsė i dha Zoti
Mė shumė fuqi e dritė,
Q'ishte mbret Gjon Kastrioti.
Mbretėronte urtėsija,
Paqja, kamja, nderi, shpresa,
Drejtėsi e dashurija,
Miqėsija, besa-besa.
Tek po gjėndej Shqipėrija
Nė kėto tė mira kaqe,
Qė mbretėron mirėsija
Dhe ish nė prehj'e nė paqe,
Kur nj' e madhe egėrsirė,
Duke dalė prej Asije,
U pėrhap si errėsirė,
Dh'e mbuloi botėn si hije.
Ish njė komb i mallėkuar,
Nė gjuhėt kish dhelpėrinė,
Syn' e kish tė egėrsuar,
Nė zemėrt kish djallėzinė
Ngado vij e kudo shkonte,
Zin' e gjėmėnė po shpinte,
Vriste, priste, varfėronte,
Atje ku shkelte bar s'mbinte;
Mė nj'anė kishte fuqinė,
Gėnjeshtrėnė m'anėt tjetrė,
Pėr tė mbytur njerėzinė,
Bėnej her'ujk, herė dhelprė
Pėrse s'dolli trimėrija
T'i prit gjurmėn' egėrsirės,
Po vate mbroth ligėsija,
I zu udhėnė sė mirės.
Ra mė dett qytetėrija,
U ngrit si re errėsira,
U pėrhap mi dhet padija,
Gjaku, vdekja, shkretėtira!
Pa njė zgjedh' e keqe shumė
Gjithė kombet i mundojti,
I la pėr djall e pėr lumė,
Njerėzia mendje lojti.

Ish ver' e po qeshte moti,
Lulet kishin lulėzuar,
E mbreti Gjon Kastrioti
Nė fron rrij duke menduar.
Pyjet ishin gjelbėruar,
E bilbilėtė kėndonin,
Dhe bota gjith' e gėzuar,
Djemt' e vashatė po lonin.
Gjithė gjethet ishin celur,
Faq' e dheut ish xbukuruar,
Dhe qiell i pėrkėdhelur
Ish si ergjėnd i kulluar.
Shqipėtarėt tė gėzuar 
E tė gjithė burra, trima
Edhe tė lar' e tė ndruar,
Me armė si vetėtima.
Vashatė bėrė si pylli
Nėpėr sheshe po kėrcenin,
Sicila ndritte si ylli,
E hėnės i shėmbėllenin.
Kur tfaqen njerės tė huaj,
Dalėn nė shesht disa vetė,
Gjithė tė hipur nė kuaj,
Po ngjiteshinė pėrpjetė.
Tė ndryshmė sė gjithash ishin,
Shtat, zakon, robė, fytyrė,
Sjellj'e gjuhė tjatrė kishin,
Qenė t'egrė si mynxyrė!
Ne der' e pėlasės xbrinė,
Shqipėtarė nė shkallė
Me miqėsi shum' i prinė
Dhe brėnda nė dhom' i kallė.
Parėsi e mbretėrisė
Me njė nder tė math i priti,
Pas udhės sė miqėsisė
Me fjalė t'ėmbėl i gostiti.
Tė huajtė si u ēlodhė
Dhe djers e pluhurė fshinė,
Dhe mėndjen mė vėnt e mblodhė,
Se udha e loth njerinė,
Dy mė tė parėt, qė qenė,
Pėrnjėherė nxuar zėnė,
Thanė: "Duam pakė mbrenė,
Diē i kemi pėr tė thėnė".
Nė dhomėt tė parėsisė
Hynė dhe mi from tė lartė
Panė mbretn' e Shqipėrisė,
Nė dorė i dhanė njė kartė.
Kėta ishinė nė fjalė,
Dita shkonte, nata vinte,
T'errėtit' e mbuloi malė,
Hėna dolli dhe po ndrinte.
Prunė buk' e gjell e venė,
Dhe ndenjnė nė mėsallė
Tė gjithė sa njerės qenė,
Dhe vetė mbreti nė ballė
Hangėrė ngadal' e pinė
Dhe ndenjnė njė copė herė,
Mė pastaj tė gjith' u ngrinė,
Gjithėkush vate tė flerė.
Nata dhe s'e kishte ngritur 
Atė pėlhurėn e zezė,
Hėna me sy tė venitur
Po perėndonte si rezė
Yll'i mėngjezit po ndrinte, 
Dhe bilbilėtė kėndonin,
Vesa gjithėnje po binte,
E luletė lulėzonin.
Mbreti u ngrit i helmuar
Edhe e dėrgoi njerinė,
Shėrbėtor e papėrtuar,
Mblodhi gjithė parėsinė.
Tė mėdhenj edhe tė parė
Edhe gjithė pleqėsia,
Ē'qenė ēel' e luftėtarė,
E shumė nga vegjėlia,
Nė mbledhė tė gjithė rrodhė
Pas mėnyrės sė lirisė,
Bashkė me mbrenė u mblodhė
Si t'afėrt' e tė shtėpisė
Gjithė burra tė vėrtetė
Edhe nd'ar e n'ergjėnt veshur,
Shpirtmir' e trima tė qetė,
T'urt' e me buzė tė qeshur.
Nė mest u ngrit Kastrioti,
Tha: "Vėllezrė shqipėtarė!
Njė brengė na pruri moti,
Pa do menduar mė parė:
Si mundimė tė shpėtojmė
Nga kjo brengė Shqipėrinė,
Duhetė tė kuvėndojmė,
Ndaj u kėrkova taninė.
Tyrqit duallė ng'Asia
Edhe nė Evropė erdhė
Rrėmet, posi mizėria,
E shumė gjakėra derdhė
Nga Andrinopoja hynė,
Muarrė dhe Grekėrinė,
Tani ndėr ne kanė synė,
Tė na hedhin nė greminė!
Sa mbretrė tė Shqipėrisė,
Si dhe tė tjerėt i mundi!
Ra rrebesh i Perėndisė,
Gjė tė gjallė s'la gjėkundi!
Ushtarėtė lėftuan,
Pėr mėmėdhethin u vranė,
Veē nja dy mbretrė shpėtuan,
Nė Romė ne Papa vanė.
Murati, qė s'na peshonte,
Nga ne kėrkon miqėsinė,
S'di ē'dhelpėri mejton sonte,
Se po e njohėm Tyrqinė
Mė ngjan se po bėn gatinė,
Qytetn' e math rreh tė marrė, { Kostandinopojėn }
E pas ati djajt' e dinė
Kujt do t'i sulet mė parė.
Pas Romės' sė re ka tjetrė
Qėllim zėnė qė taninė,
T'i derdhet Romės' sė vjetrė, 
Tė marrė dhe Italinė
Dhe Lindjen dhe Perėndimnė
Kėrkon tejpėrtej t'i zėrė,
Gjith' atje e ka qėllimnė,
Botėn' nė dorė ta vėrė.
Sot pėr sot na ka nevojė,
Andaj kėrkon miqėsinė,
Pa ndryshe s'na flit me gojė,
Gjithė bot'atė e dinė.
Qėllimet i psheh Murati,
Rreh e pandeh tė gėnjenjė,
Ėsht' i pshehtė si lugati,
Po koha do ta rrėfenjė.
Thotė q'ėshtė mik pėrjetė,
Mė s'do gjė nga Shqipėria,
Po veē njė penk do tė ketė,
T'i vendoset miqėsia;
Dhe pėr penk s'kėrkon gjė tjatrė,
Nukė sheh tjatrė nevojė,
Po do djemt' e mi tė katrė,
Tė rrinė n'Andrinopojė
Pakė koh' atje tė rrinė
Me ata qė t'i dėrgojmė,
Dhe tė venė e tė vinė,
Sa herė qė t'i kėrkojmė
Se froni pa zot nė mbettė,
Se po erthm' e do tė vemi,
Njė e tillė nė na gjettė,
Vdekjen nė dorė s'e kemi,
Thotė se do t'i dėrgonjė
Mė tė madhė Shqipėrisė,
Pas meje tė mbretėronjė
Ndė udhėt tė miqėsisė.
Kėto fjal' e thashetheme
T'i thosh tjatrė, i besonja,
Mbret i ndershėm s'flet tė rreme,
Fjalės sė tij s'i dyshmonja.
Me gjithė kėto them unė
Tė bėhetė miqėsia,
Eshtė m'e mirė kjo punė 
Se tė prishet Shqipėria,
Them ta bėjmė miqėsinė,
Sulltanė kshu ta pushojmė,
Pastaj tė zemė gatinė,
Luftėnė ta prėmėtojmė,
Se puna u kupėtua,
Edhe fjala ėsht' e bėre,
Evropa tani u xgjua,
Janė lidhurė tė tėrė.
Pėrnjėherė mbretėritė
Tyrqitė do t'i lėftojnė,
U afėru'ajo ditė
T'u bijem e t'i dėbojmė.
Janė tė fort e tė shumė,
Dhe fati u vete mirė,
Vinė rrėmet posi lumė,
Bijenė si egėrsirė!
Tė bėhemi njė me fqinjė
Dhe me t'gjithė mbretėritė,
E pastaj le tė na vijnė,
Si tė mbarojmė gatitė,
Pa djemtė neve i gjejmė,
Le tė rrinė tė mėsojnė,
Kur tė duam i rrėmbejmė,
Gjėsendi nukė pėsojnė.
Djemtė si shpirtin i dua,
Po mė shumė Shqipėrinė
Mos thoni q'u frikėsua,
Prandaj zuri miqėsinė.
Si vėllezėrė tani thoni,
Faqeza e si tė lirė
Atė qė tė kupėtoni
Pėr tė nderēim e tė mirė."
Mbreti fjalėn' e mbarojti,
Pastaj vuri re tė parėt,
Njė nga njė gjith' i shikojti,
Ata po i mir tė qarėt.
Mbreti plak u hoq mėnjanė,
Pa u ngrit njė trim mė kėmbė,
Shikoi njė her' anembanė,
Hekurin' e haj me dhėmbė!
Ish Kamani, q'ishte burrė,
Mė trim nga gjithė tė parėt,
Nuk' i trėmbej syri kurrė,
Pa e donin shqipėtarėt;
I holl' isht'e pak' i gjatė,
Nukė kish shumė mustaqe,
Vij si i zeshkėt e i thatė
E s'kish fare mish mi faqe;
Kishte gjithė urtėsinė,
Me njė zė tė ėmblė fliste,
Fjal' e tij e bint njerinė,
Dhe gjuha hekur i priste.
Mori kordhėnė ndėr duar
E qėndroi nė mest si burrė,
Me fytyrė t'ashpėruar,
Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrė!
Kurrė s'trėmbet Shqipėria,
Nukė vdiq, po ėsht' e gjallė,
Tjatrė pėrgjegje Tyrqia 
Nukė do pėrveē me pallė!
Shqipėtari, trim i vlerė,
Kurrė nuk' u frikėsua,
E tė trėmbet kėtė herė!
Mbret! o zotthi im, ē'mė thua?
Apo s'e dimė Tyrqinė,
Nuk' e kemi dhe mėsuar
E s'ja njohėm djallėzinė,
Gjer mė sot qė ka punuar?
Na bėn si miq kėtė herė,
Se ka tė tjerė qėllime,
Mos pandehni tė na lerė
Pa tė kėqij hidhėrime.
Mjerė! mjer' ajy i gjorė,
Qė i sjell besė nė fjalė,
Bije nė lak e nė dorė
Edhe ēpejt po s'mund tė dalė.
Mbret i ndershim dhe ju shokė,
Mos haroni trimėrinė,
Mblithni mėndjenė nė kokė,
Ngrihi tė zėmė kufinė.
Trimėria, trimėria!
Mban lirin' e mėmėdhenė,
Unė shpreh te perėndia
T'i hedhimė pėrtej denė.
Qysh tė zėmė miqėsinė
Me atė qė na bėn varrė?
Turku vėndet, gjith' e dinė,
Me ē'djallėzi i ka marrė
Gjithėnjė kėshtu punojnė,
Kombet me lajka i ndajnė,
Pa miqėsin' e harrojnė,
Dhe njė nga njė i pėrlajnė
Kur ka armikė tė tjerė,
Tė bėn mik sa t'i volitnjė,
A mbaroi ata njėherė?
Prite, vjen tė tė goditnjė.
Miqėsirra tė vėrteta
S'ka njeriu i pabesė,
Pėrveē shpata dhe shigjeta,
Ato janė pėr ne shpresė.
Tjatrė gjah kėrkon tė zėrė,
Andaj rreh tė na gėnjenjė,
Mė atė krah tė na vėrė,
Gjersa kohėn tė na gjenjė.
Dhe s'ia dini dhelpėritė?
Ka dy faqezė mėsalla,
Kshu rreh tė fitonjė ditė
me tė kėtilla pėrralla.
S'e dini ē'kanė punuar
Gjithė mbretrėt' e Tyrqisė?
Sa frone kanė rrėzuar
Me lajkat tė dhelpėrisė?
Ata djemthitė, qė thoni,
Janė shpres' e Shqipėrisė,
Me ē'sy e faqe kėrkoni
T'ia dėrgoni penk Tyrqisė?
Si tė msojnė ligėsitė
E tė mirat t'i harrojnė,
Tė ēpikinė djallėzitė,
Pastaj tė na mbretėrojnė?
Do tė marrėnė zakonet 
E kėqija tė Azisė,
Pa njeriu si tė mėsonet,
Mė s'i ndahet djallėzisė.
Si tė rriten nėnė xgjedhė,
Nukė bėnenė tė lirė,
Pastaj s'e hodhėm dot ledhė,
Po mejtohi qė sot mirė.
Ata duhet tė mėsojnė,
Tė bėhenė tė vėrtetė,
Tė lėftojn' e tė gjykojnė
Pas nevojės qė tė jetė.
Unė gjall e me tė gjallė
S'munt tė bėnem aq' i gjorė,
A e shihni kėtė pallė?
Do tė vdes me tė nė dorė!
Se turpin e Shqipėrisė
S'e shoh dot me sy nė jetė,
Dhe miqėsin' e Tyrqisė
kurrė s'e zė tė vėrtetė
Trimėri nė mos na mbeti,
E mė s'jemi shqipėtarė,
Tė shuhet gjithė rremeti,
Se kjo 'shtė pun' e pangjarė!
Njė komp mė mirė tė vdesė
E kshu tė mos dobėsohet,
Gur mbi gur le tė mos mbesė
Dhe mėmėdheu tė shkretohet!
A gjall e me nder tė rrojmė,
Apo nė luftė tė vdesim,
A mėmėdhenė shpėtojmė,
A mbi tė mė tė mos mbesim!
Ē'kuvėndoni? Pa mejtohi!
T'i bėnemi rop Tyrqisė?
S'kini turp tė turpėrohi!
Shtijem nder' e Shqipėrisė!
Pa ta bėjmė besa-besė
E tė mblidhet Shqipėria,
Ahere le tė na presė,
Ta shihni ē'ėshtė Tyrqia.
Tė vdesėm a tė shpėtojmė,
Se kurti ėsht' i keq shumė,
Nė xgjedhė s'mundim tė rrojmė
E nė robėri pėr lumė!
U pėrpoqnė prindit tanė,
E ruajtnė mėmėdhenė
Edhe neve na e lanė,
Ashtu sindėkur e gjenė.
Kush merr atė turp taninė
Qė tė humbasė pėrjetė?
Pastaj ata qė tė vinė
Ta gjejnė, qoftė lark, shkretė!
Tani, burra shqipėtarė,
Pa kujtoni trimėrinė,
Sicili armėt tė marrė,
E ta shohėmė Tyrqinė
Delni, tė dalėm tė tėrė,
T'i pėrgjigjemi Tyrqisė,
Pa e shihni si ta zėrė
Udhėn' e mezit t' Asisė
Dhe pastaj tė mos kuxojnė
Pėr kėtej denė tė hidhen,
Po, edhe kur ta kujtojnė,
Laqet' e gjunjėt t'u dridhen.
Sot duhetė trimėria,
Nukė duhet mė mentimi,
Lark Shqipėrisė Tyrqia,
Pa tani duketė trimi!
Sot neve nė dor' e kemi
T'i dėbojmė nga kufia,
Pastaj kushedi si jemi,
Mos tė zėntė robėria!
Kush ka shpirt prej shqipėtari,
Si tė parėtė qė qenė,
I bėnet zėmra si zjarri,
S'e do gjalljen e vet'henė.
Kėtė fjalė duke thėnė,
Erth' e mbyti mallėngjimi,
Dhe mė nuk e nxori zėnė,
Po u egėrsua trimi.
Fjalėn pėrnjėher' e preu,
E lottė ēurkė iu derdhė,
Tė gjithė i mallėngjeu,
Tė tėrėve lott' u erdhė.
U hoq edhe ndėnj mėnjanė,
I vrėnjtur, i zėmėruar,
Mė nukė dėgjoj se ē'thanė,
Po vuri kokėn nėr duar.
Kshu the, o trim i vėrtetė!
Q'e donje fort Shqipėrinė,
Tė ndrittė shpirti pėrjetė
Qofsh bashkė me perėndinė.
Gjithė ēel' e parėsia
Qė u gjentnė, me lot qanė, 
Mėndjen' e fjalėt e tija
Tė pėlqyera i panė.