KORĒA 

O vėllezėr shqipėtarė,
Gėzohi qė erth kjo ditė
Kaq' e mir'e kaq'e mbarė, 
Qė sjell gjithė mirėsitė!

Kjo ėshtė njė dit'e rezė,
Qė bie vėllazėrinė
E dėbon jetėn e zezė
Dhe ndarjen e marrėzinė.

Ta lusimė kėtė ditė,
Q'e bekoi zot'i vėrtetė
Dh'e dėrgoi me shumė dritė,
T'i mbes'emėri pėrjetė.

Sot e vumė gurr'e parė,
Sa'sht'e bekuar kjo ditė!
Zot'i math e pruftė mbarė
E na dhėntė urtėsinė!

Hapu, hapu, errėsirė!
Pa jakė tėhu, o dritė!
Se arriti koh'e mirė,
U gdhi nata, u bė ditė.

Sot niset njė tjatrė jetė,
Tė rremenė posht'e shtije,
Mbretėron fjal'e vėrtetė,
Dhe tė mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i lėvduar,
Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetėn.

Lumja ti, moj korē'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi nė ball'u sule,
Ta paēim pėrjetė hua!

Kushdo qė ėshtė sot burrė
Dhe shqipėtar i vėrtetė,
Emėri s'i shuhet kurrė
Dhe nderi i rron pėrjetė.

Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmblė, sa e gjerė!
Sa e lehtė, sa e lirė!
Sa e bukur, sa e vlerė!

Kjo 'shtė mėm' e mirėsisė,
Qė bije qytetėrinė,
Gasthin e vėllazėrisė,
Njerėzin' e miqėsinė.

S'jemi grekėr as bullgarė,
Asgjė tjetėr nukė jemi,
Jemi vetėm shqipėtarė,
Nė kėt'emėr nderr'e kemi.

Ky emr' ėshtė shum' i mirė,
Se mė s'jemi tė gėnjyer,
Nukė jemi n'errėsirė,
E njohėmė gjėn' e vjyer. 

Perėndia na e lėntė
Pėrjetė ta trashėgojmė,
Edhe kurrė mos e dhėntė
Ta humbim e ta harrojmė!

Tė lemė mėmėnė tėnė
E tė marimė njė shtrigė!
Zoti mos e pastė thėnė!
Pun'e keq'e shum'e ligė.

O, sa qenė tė gėnjyer
Ata qė vuan pėr botė!
Turp tė math kanė rrėfyer,
Punuanė fare kotė.

Pa mejtoni, o tė gjorė, 
Efialtin, Pafsaninė, 
Qė u bėnė trathėtorė
Dh'e gjenė mė perėndinė.

Nga gjithė ē'kemi kėnduar
Pėr tė njohur vetėhenė,
Kaqė gjė kemi mėsuar,
Tė nderojmė mėmėdhenė.

Se njerėstė gjithė vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretė,
Gjuha, mėmėdheu mbesin
Tė patundurė pėrjetė.

Me zėmėrė tė gėzuar
Dhe me gjithė shpirt uroni!
Zotėrinjt' e zotėruar,
Gjithė pėrnjėherė thoni: 

Rroft' e qoftė Shqipėria
Dhe kombi e gjuha jonė!
Lulėzoftė dituria,
Edhe ndihmės paēim zonė.