EMRI I ZOTIT 

Zot i vėrtetė,
Bota e tėrė
Gjithė ē'ke bėrė
E ē'ka nė jetė
Tė gjitha ē'janė
Yje dhe diej,
E dhé e qiej, 
Njė gjuhė kanė,
Qė thotė emrin tėnt!

Ngado qė shikonj,
Atė emėr dėgjonj.
E shoh mė ē'do vėnt.
Dheu, qė rrimė ne,
Duke mbleruar,
E kam dėgjuar,
Qė thotė se ē'je.
Yjtė me dritė,
Duke kėrcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditė,
Re me gjėmim
Zoqtė me fjalė,
Deti me valė,
Lumi me rrėmbim
Lulja me erė,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur ēel nė verė,
Emrin tėnt thonė,
Ty tė tregojnė
E tė lėvdojnė,
Ty gjithė monė!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tėnt,
Se s'gjendet me mėnt.
Ah! S'e thotė dot;
Njeriu nukė munt,
Se gjuhė s'i dhe
Qė tė thotė ē'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perėndon,
Zogu kur kėndon,
E gjethi tek ēel,
Bukur tregojnė,
Emrin qė ke,
Rrėfejnė ē'gjė je,
Dhe mė gėzojnė.
Nė gjithė botė
Vetėm njeriu s'di
Rri si ēilimi
E s'mundet ta thotė!
Me zė tė zjartė, 
Donja tė flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retė si kartė,
Si vetėtima;
Apo si lumi,
Qė s'e zė gjumi,
Me oshėtima!
Falmė nga togu 
Q'ėshtė e ē'shohėm
Nga gjithė ē'njohėm,
Zėn' e njė zogu,
Tė rri mė njė vėnt,
Edhe mė lerė,
Tė them njė herė,
Njė herė emrin tėnt.