Ujku qė gjykohet me dhelprėn
     pėrpara majmunit

Tregojnė se nje ujk plak
zu njė dhelpėr vjedharak
dhe nukė priti,
ndė gjyq e ngriti.
Njė majmun ishte kadi,
Avokat s'vunė njeri,
tė dy palėt vetė vanė,
kuvenduan
kundėrshtuan,
tė dy shumė fjalė thanė.
Majmuni, kur i ndėgjoi,
kupėtoi
atė ditė
djallėzitė.
«U di mir',e di,
tha zoti kadi.
U mora vesh ē'ini:
qė tė dy faj kini,
qė tė dy do t'u gjykoj
dhe do t'u dėnoj
Ti, ujk, qahej sot pa vrarė,
se gjėsend s'tė kanė marrė;
ti, dhelpėr, me kėtė kokė,
je vjedharak qė s'ke shokė".
Kurdoherė,
qė keni pėr tė ,gjykuar
njerz tė liq, s'duhet menduar
gjat' e gjėrė.