Deshire

Kush lė mikenė qė ka
edhe ndahetė me shokė
pėr tė fituar para,
nuk i ka mėntė nė kokė.
Ikėni, more tė mjerė,
ikni deti tek t'u nxjerrė,
se pėr mua dashuria,
ara, vėshti dhe shtėpia
mė bėjnė tė rroj me gas,
se s'dua tė lė gjė pas.
S'dua tė iki si pėrpara,
dua tė rroj nėpėr ara,
mikja pranė tė mė ketė,
tė punoj aratė vetė.

Fatmirosh, mot e nga mot
grur' e misėr tė kem plot,
tė kem raki, tė kem verė
tė ėmbėlė si sheqerė.
Tė vete me bagėti,
me qe, me dhen e me dhi,
dhe t'i shpie rrėzė malit,
tė hanė majėn e barit;
dhe kur tė pjellė njė dhi
do t'i vė kecnė nė gji.
Nuk iki nga Shqipėria
si punojn' ata qė s'dinė,
mos e dhėntė perėndia,
tė ndahem me dashurinė,
sa tė mund tė rroj mė pak,
po kėtu tė bėhem plak.
Dhe nė vuaj, le tė vuaj,
tė mos vdes nė vėnd tė huaj!
Tė shoh mėmėn._ e babanė,
tė kem dhe motratė pranė,
dhe kur tė vdes, tė mė qajnė
pas zakoneve qė kanė:

Tė mė marrėnė nė duar,
tė qajnė me lesh lėshuar,
dhe mikia, kur tė vijė,
ta qaj' e tė ulėrijė.

            II
Ku janė vaftet e parė,
stėrgjyshėt sa mirė qenė
shkonin jetėnė pa ndarė
edhe dojnin mėmėdhenė.
S'kish pampor e s'kish gjemi,
nukė vinin tė fitonin,
atdhenė s'c lij njeri,
po punonin edhe shkonin.

Kau nukė kishte zgjedhė,
as fre pėr kalin e fortė,
dhe si s'kish njeii tė vjedhė,
shtėpitė qenė pa portė.
Aratė s'kishnė sinuar,
s'kish tė pasur e tė varfėr,
dheu qe i Julėzuar,
kafsh' e njerz rronin tė afėr.
Nukė kishte njerz tė liq,
se Jufta s'kishte dhe daJė
gjithė bota qenė miq,
qenė vėllezėr nė baIJė.
Po tani, zot' i vėrtetė,
njeriu ngjan me arinė!
Nukė hiqetė kjo jetė,
se njeriu ha njennė'
sot s'mbretėron dashuria,
nukė kemi dashuri,
s'na mbeti as trimėria,
sot rrojmė nė robėri.

       III

Sot e tutje nė shtėpi
mikia tė mbretėrojė,
cilido nga miqt' e mi
pėr zonjė duhet ta njojė.
Kur tė vete nėpėr ara,
kur tė korr e kur tė mbjell,
tė kem mikenė pėrpara,
kur tė shij e kur tė vjel
Dhe nė stan kur tė mė shotė,
me qe, me dhėn e me dhi
mikia t'i numėrojė
se mos m'i vjedhė njeri,
tė mė zbukurojė stanė,
tė bėjė djathė tė butė,
t'u hedhė qėnet tė hanė,
tė na ruajn' nga hajdutė.
Edhe nata kur tė vijė
tė marr mikpnė nė gji...
Dhe hėnėza tė na ndrijė
dhe tė na kenė zili.

         IV

0 shokė, ē'u prish dynjaja
si pėr burra dhe pėr gra,
tani shitetė sevdaja,
mjer' ai qė s'ka para.
I pasur, tė palltė varri,
ti qė bleve dashurinė
dhe nuk e le si nė pari,
tė martė djalli shpirtinė!
Ndėgjoni, more tė ri,
ndėgjoni dhe ju tė ra:
duani atė qė di,
jo atė qė ka para.
Duani dhe vjershėtorė
barabar me perėndinė,
se rri me lule nė dorė
edhe kėndon dashurinė.
Ata qė janė lėvduar,
me kėngė nga vjershėtori,
janė burra tė ndėgjuar
dhe rrojėnė sa Tomori
0 ju tė ra e tė ri,
u lutem tė mė kėndoni,
qė tė kini dashuri,
kur tė vdes tė mė kujtoni.
 


1) Vargjet janė marrė nga cikii "Dėshirė". Nė nje pjesė tė vjershave tė kėtij cikli Ēajupi pohon se i shqipėroi nga vjershėtori romak Tibuli. Vjershat i kushtohen pėrgjithėsisht motivit tė  dashurisė,  megjithatė  poeti  ynė  gėrshetoi  nė to  edhe njė varg problemesh tė tjera shoqerore. Midis tyre shquan mendimi pėr dashurinė e sinqertė dhe jetėn e thjeshtė bartore, pėr dashurinė ndaj  atdheut, pėr ndarjet e pabarabarta shoqėrore si dhe pėr degjenerimin e njeriu t nė shoqėrinė e kohės.