Korriku*)

Na erdhi korriku prapė,
me grurė tė ri, me vapė.
Mirė q'erdhr, o korrik,
gjithė bota tė ka mik,
tė duanė varfėria,
se s'vdes njeri nga uria.
Korriku, si flak' e drizit,
na ngroh palcėn e kurrizit.
0 korrik, o faqezjarr,
gjithė lule, gjithė bar,
dhe me pemė barrė-barrė,
s'dimė ē'tė hamė mė parė.
Nė korrik piqen me radhė
pjeshkė, mollė, thanė, dardhė;
kur afrohet korriku,
zė tė piqetė dhe fiku.
Nga gjithė pemėt e tjera,
fiku na mbiftė te dera,
se gjersa ka shporta fiq,
gjithė bota janė miq...
Me shpresė tė kėtij muaj,
punėtor, puno e vuaj,
tė punojmė qė tė gjithė,
tė mos mbetemi pa drithė,
se nė kėtė muaj zoti
na kėrren nga tėrė moti.
Ata qė kanė punuar,
nė kornk janė tė gėzuar,
Se nė kėtė deli muaj
nuk ka lėmė pa duaj.
Vjen korriku, punėtorė,
mirrni drapėrin nė dorė,
tė korrij kush ka punuar,
kush ka mbjell' e ka lėruar.
Dilni, dilni nėpėr ara
e shihni, ē'ka bėrė fara:
shikoni njė koqe gruri,
se sa koqe, grurė pruri.
Shikoni kallinjt' e verdhė,
nė korrik duhenė mbledhė.
Shihni, shihni kur fryn era,
kallinjtė, lozin si shqerra;
me diell, kur fryn veriu,
si floriri ndrit kalliu,
fusha, ara, palė-palė,
duken si deti me valė.
Fush' e gjatė, fush' e gjerė,
pse mė bėn tė qaj ngaherė?!
Me djersėn e varfėrisė
gjith' arat e Shqipėrisė
vaditen, e gjė s'kėrrejnė,
se tė huajt' i rrėmbejnė!
Shqipėtari, dėm e kotė,
punon gjithnjė pėr botė;
arat qė mbjell, ngaherė
vjen' e i korrin tė tjerė!
0 korrik, o faqezjarr,
je dukur dhe luftėtar:
nė Francė, kush nuk e di,
u ngre vėndi pėr liri;
nė korik lufta u zu,
u bė gjaku gjer nė gju...
kryengritjet q'u bėnė,
prej korriku janė zėnė;
se zjarrė qė ndez korriku,
nuk' e shuan dot armiku;
se dielli ėshtė i ngrohtė,
ndez gjakun nė gjithė botė.
Gjaku i trimit vėrtetė
pėr liri ndizetė vetė,
gjaku yt, o shqipėtar,
s'tė ndizet as nė behar!
Tė ndeztė vap' e korrikut,
t'i biesh nė kok' armikut!