DHEU

Dheu i gjat' e i gjerė,
na jep buk' e na jep verė
pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė,
kush di ta punojė mirė.

Si njeri i shtrėnguar,
dheu nukė fal gjė kurrė,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misėr, as grurė.

Do ta punojė njeriu
dhe ta vadisė me djersė
qė tė hajė buk' i ziu,
nga uria tė mos vdesė!

Punoni, more tė mjerė,
se dhe gjėri nė na mbetė,
pas neve vinė tė tjerė,
nukė sosetė kjo jetė.