Fyell' i bariut

Bariu, shokė, bariu,
kur gjėmon e fryn veriu,
ėshtė pėrjashta fatziu,
e rreh breshėri dhe shiu!
Barinė, shokė, barinė,
mos e harroni fatzine,
se lė gruan e shtėpinė
t'u kullosė bagėtinė.
kullotni, moj bagėti,
                      ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur tė vdes te me kujtoni,
Ndjesė pastė! — tė mė thoni.

Shikoni barin' e gjore:
nė diell a nė dėborė,
bariu me shkop nė dorė
ruan deshtė me kėmborė.
Vėshtronje barinė mirė,
me tė ngrėn' e me tė pirė,
t'u marrė dhėntė pa gdhirė,
t'i kullosė me dėshirė,
tė rrijė bashkė me to,
                    to, to, to.
Hani, moj bagėti, hani,
kur tė vdes do tė mė qani,
pėr mua zi do te mbani!