Syrgjyn -Vdekur

(Elegji pėr Luigj Gurakuqin) 

Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė, 
Me tre plumba na i ranė, 
Na e vran' e na e shanė, 
Na i thanė trathėtor. 

 
Se tė deshte dhe s'tė deshnin, 
Se tė qante kur tė qeshnin, 
Se tė veshte kur tė ēveshnin, 
Nėno moj, tė ra dėshmor. 
 

Nėno moj, vajto, merr malin, 
Larot t'a pėrmbysnė djalin 
Qė me Ismail Qemalin 
Ngriti flamur trimėror. 
 

Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė 
Ku tė dha liri, kurorė, 
Shpirt i bardhė si dėborė; 
Ti s'i dhe as varr pėr hor. 
 

Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur 
Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur, 
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, 
Ky Vigan Liberator.