Plak Topall dhe Ashik

Dale, moj, se kam njė fjalė, 
Se mė rjedhin djersėt valė; 
Dale, moj, se s'jam mė djalė 
Dhe mė s'ecėnj dot. 

 
Dale, moj, se mė kapite, 
Mė kėpute, mė sfilite, 
Prite, moj, ashikun, prite 
Qė tė vjen me not. 

 
E arriva dhe ia thashė, 
Asnjė gur pa tundur s'lashė, 
Dhe mėgjunjazi i rashė, 
Ē'u mundova kot. 

 
Hapi gojėn, dhe vajtova, 
Qenkam plakur, e kuptova, 
M'ardhi keq, po s'e mohova, 
Syri m'u-pėrlot. 
 

Dhe nga jeta u mėrzita, 
Dhe nga lumi u vėrvita 
Qė tė vdes, se u korita 
Dy-tri herė sot. 
 

Po ti, Zot, mė ngushėllove 
Pas njė tjatre mė lėshove, 
Dhe nga mbytja mė shpėtove, 
Lavdi paē, o Zot. 
 

Dale, moj, se kam njė fjalė, 
Se mė rrjedhin djersėt valė; 
Dale, moj, se jam i ēalė 
Dhe mė s'ecėnj dot.