JEPNI PER NENEN

Ē'thot' ajo e ve e gjorė, 
-Mbretėreshė pa kurorė- 
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar, 
Shpirt e zėmėr pėrvėluar; 
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė, 
Nėnės mos ia bėni varrė!" 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė 
Se ke djemtė n'Amerikė. 

Qan e lutet Nėn' e mjerė, 
Kėrkon vatrėn edhe nderė, 
Do lirinė dhe atdhenė, 
Si ē'e pat me Skėnderbenė, 
Bijt' e besės thėrret pranė. 
Kur i thirri dhe s'i vanė? 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė, 
Se ke djemtė n'Amerikė. 

Cilėt jan' ata tiranė 
Qė tė pren' e qė tė vranė 
Qė tė therrė bij e bija, 
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija? 
Derthni plumba, o Shqiptarė, 
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė, 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė, 
Se ke djemtė n'Amerikė. 
 
Cilėt bij tė trathėtuan 
Dhe tė doqnė dhe tė shuan 
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė 
Pa fole, pa zog, pa shpatė? 
Kėta qena, o shok' i mbytni, 
Mbushni gjyle qė t'i shtypni. 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė, 
Se ke djemtė n'Amerikė. 
 
Sa kėrkon e sa tė duhen? 
Burrat nga detyra s'ndruhen! 
Trim i mirė do tė japė, 
S'kursen jetėn as paratė; 
Hithni, hithni tok dollarė, 
Tė mos mbetemi tė sharė. 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė. 
Se ke djemtė n'Amerikė. 

Do tė ndihim pa kursyer 
Pėr ty, Nėna jon' e vyer, 
Qė me drit' e nder tė thuresh 
Dhe me bijt' e tu tė mburesh. 
Cila Nėnė lyp paranė? 
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė? 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė, 
Se ke djemtė n'Amerikė. 
 
Armė dhe fishekė mblithni, 
Qesen edhe shpirtin hithni: 
Pėr lirin' e vėndit t'onė, 
Sot -se nesėr ėshtė vonė- 
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni, 
Komb e vatra tė nderoni. 
Mbahu, Nėno, mos kij frikė 
Se ke djemtė n'Amerikė. 

1917