Anes lumenjve

Arratisur, syrgjynosur, 
Raskapitur dhe katosur 
Po vajtonj pa funt, pa shpresė, 
Anės Elbės, anės Spree-sė. 

 
Ku e lam' e ku na mbeti 
Vaj-vatani e mjer-mileti 
Anės detit i palarė, 
Anės dritės i paparė, 
Pranė sofrės i pangrėnė, 
Pranė dijes i panxėnė, 
Lakuriq dhe i dregosur, 
Trup e shpirt i sakatosur? 

 
Se ē'e shėmpnė derbederėt, 
Mercenarėt dhe Bejlerėt, 
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė 
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė, 
Se ē'e pren' e se ē'e vranė, 
Ē'e shkretuan anembanė, 
Nėnė thundrėn e pėrdhunės 
Anės Vjosės, anės Bunės! 
 

Ēirem, digjem i vrerosur, 
Sakatosur, ēarmatosur, 
As i gjall' as i varrosur, 
Pres njė shenj' e pres njė dritė, 
Pres me vjet' e pres me ditė, 
Se ē'u tera, se ē' u-mpaka, 
Se ē' u-ēora, se ē' u-mplaka, 
Lark prej vatrės dhe prej punės, 
Anės Rinit, anės Tunės. 
 

Ēakėrdisur, batėrdisur, 
Pėrpėlitur dhe zalisur, 
Endėrronj pa funt, pa shpresė 
Anės Elbės, anės Spree-sė. 
 

Dhe njė zė vėngon nga lumi, 
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi, 
Se mileti po gatitet, 
Se tirani lebetitet, 
Se pėlcet, kėrcet furtuna, 
Fryhet Vjosa, derdhet Buna, 
Skuqet Semani dhe Drini, 
Dridhet Beu dhe zengjini, 
Se pas vdekjes ndriti jeta, 
Dhe kudo gjėmon trumbeta: 
Ngrehuni dhe bjeruni, 
Korrini dhe shtypini, 
Katundar' e punėtorė, 
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė! 
 

Ky ilaē e ky kushtrim 
Mė bėn djal' e mė bėn trim, 
Mė jep forc' e mė jep shpresė, 
Anės Elbė-s, anės Spree-sė. 
Se pas dimrit vjen njė verė 
Qė do kthehemi njė herė 
Pranė vatrės, pranė punės, 
Anės Vjosės, anės Bunės. 
 

Arratisur, syrgjynosur, 
Raskapitur e katosur 
Brohorit me bes' e shpresė 
Anės Elbės, anės Spree-sė. 

Hamburg, Maj, 1930.