Nga njė fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli nė Parlamanetin Shqiptar nė 1924 

E para. Anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e 
njė populli pagan. 

E dyta. Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqėsh, as klasė
burzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bejse beu dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė 
shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga 
oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anatarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve. 

E treta. Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen,
qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė si nė kaleidoskop. Kėtu ambicjet
janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha. 

E katėrta. Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot
dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej 
ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e 
Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar shenjtėrojnė anė
e mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor
e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurtė qė tė nesėrmen do tė 
prokllamohet patriot i madh. 

E pesta. Anarkia e idealeve : Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara 
tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet 
mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet
e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me 
kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpuseh qė 
mund ti copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon
se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė
e s’e lėshonte, gjersa ja prenė; atėhere e kapi me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė, 
atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi
pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i 
vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet tė preē jo vetėm duart e
kokėn po dhe kėmbėt e trupin.