Fryn moj Ere

-Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė? 
Pse vėrshėllen me aq mallėngjim? 
-Vij drejt nga malet e Shqipėrisė, 
pėr tė pėrhapur zi e vajtim. 
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn, 
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn. 

 
-Nga ata male, moj erė trime, 
ē'lajme tė reja po na ke siell? 
Pse je e vrerėt dhe e helmuar? 
qiellė me zi pėrse na e mbiell? 
Fryn, moj erė, etj. 
 

Pse e ke synė tė trubulluar 
e rent kaluar mi t'zeza re? 
Pse tė pikojnė lottė tė zeza, 
lottė tė zeza posi rrėke? 
Fryn, moj erė, etj. 
 
Syri m'u err nga ato qė pashė 
Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot. 
Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar, 
rent ta haroj, po rentkam mė kot. 
Fryn, moj erė, etj. 
 

Atje tek losnja nė fush' tė Korēės, 
duke u hedhur lis mė lis, 
njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr, 
ma vrau shpirtin ay filis. 
Fryn, moj erė, etj. 


Tokat pushonin, prift nukė dukej, 
e pakėnduar na u varros; 
mihnė dėborėn, i bėnė varrė, 
shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos. 
Fryn, moj erė, etj. 
 

Atje mi varrė qante njė grua, 
njė grua qyqe me mallėngjim; 
burrėn tė qante mė par'a ēupėn, 
pėr kė tė bėnte mė par'vajtim? 
Fryn, moj erė, etj. 
 

Renda e ika e fluturova, 
po dhėmbjen time ku do ta fsheh? 
Ēava oqeane, dete dhe male, 
po vajtoj edhe sikundėr sheh. 
Fryn, moj erė, etj. 

-Moj er'e rreptė, erė malsore, 
shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu; 
sytė m'u errė si ty dhe mua, 
mėndja nė kokė mė bubullin. 
Fryn, moj erė, etj. 
 

Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė 
dhe un'i varfri njė porosi: 
njė re tė madhe dėrgo tė zbresė 
e ta ngarkojmė me lott'e mi. 
Fryn, moj erė, etj. 
 

E kur tė kthehesh nga Shqipėria, 
Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh, 
dhe lott'e mia si vesė qjelli 
dalė nga dalė do t'i pikosh. 
Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj, 
derthmi lottė atje mi varr'e saj. 

25 Janar 1907