Marshi i Kryqezimit

Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba, 
Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta, 
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. 


Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak. 
Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak, 
Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. 


Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė, 
Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė, 
Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. 
 

Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen, 
Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren, 
Se e do vegjėlin' e tiran' e urren: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. 
 

Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton, 
Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton, 
Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. 
 

Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė, 
As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė, 
Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. 
 

Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar 
Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar, 
Se kujtoj qė pa armė na ka pėr tė zgjuar: 
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.