Kirenari

Ē'deshe ti, mor, nė Kalvar, 
0 qyqar, o Kirenar! 
Del me poēen pėr sehir, 
Ndrit me Kryqin si martir. 

 
Rent nėpėr kallaballėk, 
Se ē'po ngjan s'merr vesh as gėk, 
Je i pir' e s'mban dot anė 
Pėr ēlironjės a tiranė. 

 
Nėpėr pluhėr dhe shamatė 
Turren burrat, ēirren gratė 
Turm' e ndezur, e tėrbuar, 
Krishtin pėr tė kryqėsuar. 
 

"Mir' e gjeti, the, sarafi, 
Se ashtu ia desh qylafi, 
Se po ēvishte vegjėlinė 
Me uzurėn dhe vergjinė". 

 
Po kur pe qė u-gėnjeve, 
Kryqėsimin s'e pėlqeve. 
Kirenar, se ē'the njė fjalė: 
"Mos e vrisni kėtė djalė! 
 

Daleni, the, mor aman-ni, 
Oratorin mos e ngani, 
Si politikan flet n'erė. 
Po s'e bėn mė tjatėr herė!" 
 

Fare bukur e fillove 
Po mė kot i kėshillove, 
Se katilėt s'tė sajdisnin, 
Si pjanik tė qesėndisnin. 
 

Dhe kur pe kėto havaze 
Njė dolli me verė zbraze 
Pėr tė mbytur mallėngjimin, 
Pėr tė shuar hidhėrimin. 
 

Po dollia tė tronditi 
Dhe mi Krishtin tė vėrviti, 
Tė tre Kryqet i pėrfshive 
Dhe pėr-dhe tė gjith'i shtrive. 


Ē'ngjau pasandaj s'kuptove 
Kryqin gjer sa e zaptove 
Dhe si Krisht u-kapardise 
Dhe nė djers' u-batėrdise. 
 

Ē'vete shtrėmbėr nė Kalvar 
0 qyqar, o Kirenar! 
Se ē'pėrmbysesh, kamēikohesh, 
Rrihesh, ngrihesh, ēdehesh, zgjohesh. 
 

Krishtin me habi pyet: 
"Nga mė krisi ky tėrmet? 
Pse pa faj po mė mundojnė, 
Kryqn' e huaj ē'm'a ngarkojnė?" 
 

Krishti po tė ngushėllon, 
Dhe durim tė kėshillon: 
"Mos kij dert, se u-bekove, 
Me dolli lavdi fitove! 
 

Mos kij dert, mor Kirenar, 
Ta bėn kėngėn njė Shqiptar!" 
"Po ku ėshtė Shqipėria?" 
"Tek ndes vetė Perėndia!" 
 

Bėj gajret, mor Kirenar, 
Drejt pėrpjetė nė Kalvar! 
Pėr paradėn qė bėn ti 
Ēdo besnik tė ka zili.