ZGJIMI
0 vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve
						tė kaluem!
0 vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve tė tėrbuem!
Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė
dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė...
0 vullnete tė ndrydhura!
0 vullnete tė shtypuna!
Shkundni prangat tė mbrapshta! E me brimė ngadhnyese,
me hove viganash, dėshirash flatruese,
turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhė zbritni
- ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni,
qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte,
ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte.
0 vullnete tė ndrydhuna!
0 vullnete tė shtypuna!
Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit,
i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise -
a dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit.