VUEJTJA
Ka do dit
qė po shof fare mirė
se si nga vuejtja syt po mė madhohen,
nepėr ball dhe ftyrė rrudhat po mė shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mėngjeset e mia
nukjanė ma mėngjese hovi e pune,
as ndėrtimi, por tė shtymt dita mė ditė
e njė jete qė s'durohet.
Dalngadalė po shof
si jeta njė nga njė
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po mė mbetė asgja
qė me u nda
si shej gėzimi,
pėrpara
nuk e dishe, ojetė,
se kaq i tmerrtė
asht grushti i yt
qė mbyt
pa mėshirė.
Por kot
nė pasqyrė po shof
se si nga vuejtja syt po mė madhohen
nėpėr ballė dhe nė ftyrė rrudhat po mė shtohen,
dhe shpejt do tė bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
ndėrluftat e jetės.