TĖ BIRTĖ E SHEKULLIT TĖ RI

Na tė birtė e shekullit tė ri,
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij
e ēuem grushtin pėr me luftue
ndėr lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birtė e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot,
ku djersė e ballit u dikonte kot -
se dheu ynė qe kafshatė e huej
dhe nė marrzi duhej shum shtRejtė t'u paguhej.
Na tė birtė e shekullit tė ri,
vllazėn tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast' i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditėm me thanė :
S'duem me humbė
nė lojė tė pėrgjaktė tė historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem, pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra, qė kėrkojnė "shejtnim",
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap kangėn e trishtimit,
kangėn monotone, pa shpirt, tė sklavnis -
tė jem' njė thumb i ngulun ndėr trutė e njerzis.
Na tė birtė e shekullit tė ri,
me hovin ton e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė
dhe pėr fitore kem' me ra fli.