SONET PRANVERUER

Me kangė nė buzė e me hove tė reja
u zgjue agimi pranveruer,
largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

Me kangė nė buzė u zgjue agimi
dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
rrezash purpure dhe jetėdhurimi
me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,

me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.