RECITAL' MALSORIT

0, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.

Unė - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.

Mali hesht - dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej - dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

0, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh.