NJĖ NATĖ

Grue a hyjneshė, e mbėshtjellun n'errsi tė natės,
zbriti nga sfera tė panjoftuna ndėr odat e mia
dhe u shtrue njė fllad, njė e kandshme ndjesi,
njė heshtje parathanse zemrėn don tė ma pėrpijė,
vetėm qė ora kėndon kangėn e thjeshtė tė natės
-jo -jo! dhe diku larg dėgjohen tingujt e kangės
Grue a hyjneshė m'erdhi nga gjin' i errsinės...
Qė! frymėn ia ndjej dhe zemrėn qė rreh prej fellsinės.
Buzėt e njoma tė saj,
Syt e zez e tė mdhaj
me hamnoni vijash tė bindshme
premtojnė njė dashni tė hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambėl tė marrveshtjes).
Dhe njėmend! At natė vallzuen ndjesit ejona
mė njė valle dėfryese, pa marrun frymė...