NDESHJA

0 grue, qė tė ndesha nė ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unė jam fli
tė njė ndjesi
si ti.

0 gme, q'u ndeshme ditne e fatkobit tonė
zemėr pėr zemėr edhe ball pėr ball
e ndjesitė n'u shprehėn me mall
mė njė vall':
sahall...

Dhe kėshtu nė rrugė tė madhe e shitme zemrėn tonė,
njerzve qė vetėm njė tė pėrqeshun dhanė pėr tė
e shkuen tė kėnaqun e tu' u gėzue - pse
panė mfshehsinat intime tė kėsaj jetesės sonė.

E na, dhe njė dhimbė tė sinqertė tue ndijė,
vuejshim me zemėr tė ndrydhun si dy fėmijė
tė humbun ndėr vise tė hueja natėn, vonė,
o grue, q'u ndeshme nė ditn e fatkobit tonė.