MELODI E KĖPUTUN
Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni
i njė grues sė dashun...
andje e pėrplasun,
xhevahir i tretun,
njė andėrr e shkelun,
buzė e paputhun
nė melodin e kėputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnė nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
pėr ēasteet e rrėshqitun,
pėr fatin e ikun,
pėr gėzimin e humbun
nė melodin e kėputun.
Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemėr tė piskueme
(njė kitarė e gjymtun,
za kange i mbytun
nė buzė nga dhimb' e puthun
nė melodin e kėputun).
Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme...
syni i venitet
nė tė loti vėrvitet,
diēka nxjerr nga xhepi
grues ia lė - dhe sė shpejti
e len gruen e humbun
nė melodin e kėputun.
Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
gjaqet turbullohen,
pėrzihen, pėrvlohen,
ēohen peshė, tėrbohen
... e vetėm ndėgjohen
ahtėt e molisun
nė melodin e grisun.