MBAS TRYEZĖS

            Njė grupit

Kėshtu ne tė rinjve na kalon nata:
Pranė tryezės meremer-falso, me gotė tė plotė a boshe,
me kujdes tė madh ndejun (si e lyp dans-edukata),
tė ngrehun, tė ngrimė, tė stolisun
e ftyrash tė qindisun
me pudėr, karmin... jo? - por me pėrshtypje tė mirė
qė na e sjell zojusha e bukur dhe me hir
tu' na buzqeshė ambėl, buzėsh tė kuqe si gjaku,
nsa gjit' i majen, dridhen - ftyra kuqet, zbehet...
e nė secilin prej nesh nė fund ka njė shpresė kėndedhet
dhe na shtrėngon laku...
- Qashtu ndejė, tu' e vrejtun, ēojmė biseda tė ndryshme
serioze, t'urta, por ma shpesh tė dyshueshme,
me gjuhė tė bukur, tė zgjedhun, mbi ngjarje tė ra flasim
e prej njė dėshirės pa mshirė tė gjithė pėlsasim.
Ngushllim! - se zonjusha na i din mirėi hallet,
prandej aq me andje, bukur, kėrcen vallet.
Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
lėmojnė ata qė nė valle sjellen, nė hare sjellen,
lėmojnė tryezėn, gotat, veshjet tona, ndjenjat
e fantazis sonė, i hapen ylber-velat...
Por befas, tė njėjones sė panjoftun tingllimi,
sė cilės asht te hyu i bukuris trillimi,
krahnorėt n'i pėrkdheli dhe n'i piskoi zemrat,
gjatė korrizit tė thennėt zbresin fill te themr;
- Qashtu vuejmė, dėfrejmė...
Jetėn adhurojmė,
nsa drita shkėlqejnė
zojushėn shikojmė
dhe n'andrrim vallzojmė...
Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
Vash e djalė pėrputhen
mbrend dy zemra digjen,
por me u puthė - nuk puthen!