MALLI RINUER
Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
shkrepen e pėrtrihen
pėr muret e dhomės seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda nė zemrėn teme
dhe zgjqjnė ndijesina qė mblue ka hini.
Ndijesitė e mia me valėt muzikore
shkėmbejnė puthje tė nxehta
posi dy dashnorė
e pa mshirė shėgjeta
mė ther nė krahnor
edhe mė merr malli pėrjetė ma gazmore.
Malli rinuer pėrjetė ma shkumbuese
flen pa fat nė mue,
njė tingull pėmdimi
asht ngushllim pėr mue
kur mė mshtjell mashtrimi
me melankolinė e vet aq trishtuese.
Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
mė falin rytmin
e njė dansit tė largėt,
mė kujtojnė pėrqafimin
e ēiftave tė shkathėt
qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.