LUTJE

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
me tinguj t'argjantė
e akorde t'artė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndijesitė.

Tė lutem, o perėndi
pėr njė simfoni
tė dėfrej nė lumni
t'u u pėrkundė n'ani
tė bukur t'andrrimeve
tė kaitėr, ku tė fantazmeve
buzėt mė tėrheqin zjarrtė
e mė digjen syt e flaktė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.