KANGET E PAKENDUEME

Thellė nė veten teme flejnė kangėt e pakėndueme
tė cilat ende vuejtja as gėzimi s'i nxori,
tė cilat flejnė e presin njė ditė ma tė lumnueme
me shpėrthye, m'u kėndue pa frigė e pa zori.

Thelltė nė veten teme kangėt e miajesin...
e unė jam vullkani qė fle i fashitun,
por kur t'i vijė dita tė gjitha ka me i qitun
nė njė mijė ngjyra tė bukra qė nuk vdesin.

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

0 kangėt qė fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as njė zemėr tė huej,
vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmia
unė- djepi juej; ndoshta vorri juej.