KANGA QĖ S'KUPTOHET

                        Melodisė kombėtare
U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpėrtheu nė vaj tė dikuem mjerimit,
kėndoi ujen e sė bijės, kėndoi ujen e tė birit,
qau jetėn e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti nė lotė shpirtėnt qė ndjejnė dhimbė pėr tė ngratit.

Kangė a vaj? Ēėje? Thuejma, zemėr kombi!
Zemėr qė ke vuejtun, qė ende po vuen...
Kangė a vaj? Ēė je? Ēė nė ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet qė ditėt t'i helmuen,
qė dėshirat e jetės tė gjitha t'i gozhduen?

Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun
e njėjetese qė dergjet e dergjet
dhe tu' e dergjė ndoshta do hesht e molisun...