FRYMĖZIM i PAFAT

Frymzim' i em i pafat,
qė vjen e mė djeg mu nė gji,
pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?
pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?
pse vjen e mė djeg mu nė gji,
frymzim' i em i pafat?

Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?
0 frymzim' i em i ngratė,
mjaft me plagė qė s'kan shėrim,
leni tė dergjen nė mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botės s'ia kande atė kangė tė thatė,
thot se mjell njė farė tė idhtė.

Far' e idhtė... far' e idhė...
- 0 njerz tė bimė nga far' e ambėl!
Frigė tė mos keni, pse njė kangė
mund t'ju theri nė ndjesi,
t'ju kujtojnė zemrėn nė gji
nė ndėrgjegje dhe njė dangė...
porju t'ju bajė edhe ma zi.

Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk tė due!
S'i due hovet tueja tė nalta,
as fluturimet... Nėpėr balta...
tė ditve tona tė shklas un due
rrokė me njerzit qė rrok nata.