EKSTAZA PRANVERORE
...dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti nji gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė folė,
e njėjetė e bukur, e njė jetė e rė,
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazė, nė hovin e shejt shtri;
me qiellėn rroket, me diellin puthet,
dridhen krahėt nė hare - mandej poshtė vėrsulet
t'u dhurue nė cicrim pėrshndetje njė mijė.
...triumfon bylbyli...
kangėtar plot magji nė gemb tė trandafiles,
nė njė tempo tė marrė pėrkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangė Orfeji ndėr telat e lyrės.
...dhe vesa shkėlqen...
nė njė pikė t'argjant pasqyrohet jeta
tėrheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndėr orėt e hyjzimit, kur shpėrthen agimi
e rrezet e arta rrėshqasin ndėr fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti njė gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė fole
e njė jetė e bukur, e njė jetė e re
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.