Pjetėr Bogdani ( 1625 - 1689 )

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kendonj birrė madh

Kendonj Birrė madh mbė Diellt' tė lumit Atė,
Qi dergoj gjiut se vet pėr tė shelbuem;
Veshunė ndė Mish,e gjak bam i begatė,
Ndė dy natyrė ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet tė madhė,sa pėr mot tė gjatė
Rreth shekullit tė shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
Ashtė,e si leu ndėr ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanė nji Pėllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkė ndė Iordant' tė bardhė
Me tė Shė Gjonė lum meu pagėzuem
Ashtu Sibila thotė,se ka pėr t'ardhė
Fajtėrorėt me grisem,e me shelbuem.
Posi vjollėxa ndė dimėnė pa mardhė
Ndėrshen: e si Njegullatė palė,palė,
Reza n'Dielli pėrzė,tue dhanė Malė,
Tė Dėrejtė jete,e udhė tė pamashtri
Shekullit,qi shpie mbė Qiellt ka me mspuem
Gjyq t'amėshuem pa me kallėzuem.
Shelbues yt Rėshit kur plot memeni,
Ka me dalė ende Kryqa ndrykė nalxuem,
Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
Ku mplaki u ērish,e s'mbet as nonji e keqe.


(1685)

 

Sibila delfika

Vajtonj unė e mjera nji tė madhe gjamė,
se Krishnė mbė Kryqt rrafun e keq shėmtuem,
shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanė:
pėrgjegjun shtatnė plagėsh e irėnuem
Izraeli mbė dhe keq nuk la pa i banė;
patėrshanė ende mbė Kryqt depėruem:
vdekun s"amėsė mbė prehėnė ia dhanė,
zemėrėn tu' i shituem anė a pr'anė.


(1685)

 

 

Sibila persika

Kumbon zani malesh e kėlthet ndė shkretėti,
zihariq me dhanė e udhė tė drejtė
shekullit me ēelė,e fajevet pėr mengji
pagėzimnė predikon,mbė kėtė jetė
kuj do me shelbuem pa rrenė e sherregji,
ndė Parrisit vend tė gjanje si do vetė,
tue trusun kryet e asaj bishė,
mirė t'u bamė e shpesh tu votė n'Kishė.


(1685)

 

Sibila samia

Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalė,
Kur Apostuitė Krisht' ambl'i pėrmjalti,
Me tė dashunė Kungim,e Shenjtė fjalė.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinė Kėrthi,qi neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrė Hyjnė tand derguem,
Kryetė ja deperton Ferrash rethuem.


(1685)