PARA ELEGJISE

Njė ditė do t'i marrėsh nė gji 
gjethet e rėna tė stinėve tė tua
dhe do tė kėrkosh kot veten 
shtigjeve tė harruara tė njė moshe
 
e nuk do tė kesh mė as flokė ere, 
as shikim ylberi ta matėsh fillin 
dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr.
Njė ditė do t'i shpalosh vjetėt tua 
si pajėn e nuses sė vdekur
e do tė numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do tė kesh mė as zjarr nė buzė, 
as lot nė sy tė qeshėn ngrohtė, 
tė qajsh rrejshėm dhe t'i mahnitėsh
djelmoshat.

Njė ditė dot'i hash buzėt e tua,
gjurmėt e tua do t'i pėshtysh
dhe secilin muzg do ta pagėzosh 
me nganjė pendim qė dhemb
e s'do te kesh me as sy deti, 
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
 i vret bukuria e vet.