Vetem ose Hamlet i semure

Pak po mė jep, jeta ime,
e tepėr po lyp nga Unė.

Tė tė jap s'mundem mė tepėr,
se sa tė tė ngre nė kėmbė.

S'mundem mė tepėr se sa tė tė jap emėr,
se sa tė tė mėsoj tė ecėsh

kah e vėrtetė, kah njerėzit,

se sa kohėn time pėr ta falur,
durimin e gurit, zjarrin, kaltrinė.

S'mundem mė tepėr tė tė jap
e ti tepėr po lyp nga Unė.

Ne mes tė verbėrve vetėm jam,
nė mes tė hijeve, perėndive.

Vetėm para vetvetes e hapėsisė e murit,
para dashurisė e urrejtjes vetėm.

Po ti tepėr po lyp nga Unė
e pak pu mė jep, jeta ime.

0 Hamlet, o Harnlet, po vijnė
mjekėt me mantele tė bardha,

me mantele tė zeza po vijnė,
pėr tė tė shėruar, kokė e pafjetur e botės.